Shtëpia / Lajme Islame / Muftiu i Arabisë Saudite: ekzekutimi i 47 terroristëve, në përputhje me Sheriatin

Muftiu i Arabisë Saudite: ekzekutimi i 47 terroristëve, në përputhje me Sheriatin

my

Muftiu i Madh i Arabisë Saudite, Sheikh Abdulaziz Al-Asheikh tha se vendimi për ekzekutimin 47 personave ishte i bazuar në Kuran dhe Traditën profetike.

Al-Asheikh, i cili është njëkohësisht edhe Kreu i Këshillit të Dijetarëve të Mëdhenj, tha në një deklaratë të publikuar nga Saudi Press Agjency (SPA) se ekzekutimi ishte në përputhje me Sheriatin dhe me nevojën për të ruajtur sigurinë e Mbretërisë.

Një vendim i tillë nuk bën dallime ndërmjet njerëzve, tha Muftiu.

Ai tha se terroristët kishin kryer krime të rënda, përfshirë vrasjet dhe prodhimin e lëndëve plasëse. Ata u përpoqën të trondisnin sigurinë e Mbretërisë dhe të destabilizojnë vendin duke përhapur terron në shoqëri, tha ai.

Çdo rast vrasjeje kalon nëpërmjet nëntë gjyqtarëve, theksoi Muftiu.

Ndërkohë, Kreu i Dijetarëve të Mëdhenj vuri në dukje se zbatimi i këtij vendimi ka qenë krejtësisht ligjor dhe ka kaluar nëpërmjet tre niveleve të ndryshme gjyqësore, në mënyrë që të mbrohej e drejta e të dënuarve dhe të sigurohej zbatimi i drejtësisë.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se sistemi gjyqësor i Arabisë Saudite bazohet në Sheriat dhe se gjyqtarët janë të pavarur.

Zbatimi i vendimeve të tilla kundër kriminelëve bëhet për të mbrojtur sigurinë dhe stabilitetin e “vendit ku ndodhen dy Xhamitë e Shenjta”, për të mbrojtur qytetarët, banorët, vizitorët, pelegrinë dhe të tjerët, thuhet në deklaratë.

Vendimi kishte si synim edhe parandalimin e krimeve të tilla në të ardhmen, përfundon deklarata.

Postimi i radhës

Fizikanti anglez Stephen Hawking braktis ateizmin

Fizikanti dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeccar ateist ka ndryshuar mendjen. Ai …