Shtëpia / Si falet Namazi ?

Si falet Namazi ?

Namazi ndahet në njësi që quhen rekate. Një rekat është i përbërë nga një qëndrim në këmbë, një ruku dhe dy sexhde(me një qëndrim ulur në mes). Namazet kanë numër të ndryshëm rekatesh. Namazi farz i Sabahut ka 2, i Drekës 4, i Ikindisë 4, i Akshamit 3 dhe i Jacisë 4.

Si falet Namazi ? (me ilustrime)

  • Bëjmë nijetin për tu falur.
  • I drejtohemi Kiblës, ngrejmë duart dhe themi:
    ”Allahu Ekber” (Allahu është më i madhi)

670px-Pray-in-Islam-Step-5

  • I ulim duart duke vendosur të djathtën mbi të majtën.
  • Sytë i drejtojmë në vendin ku bie balli gjatë sexhdes.
    670px-Pray-in-Islam-Step-6
  • Themi (me zë fare të ulet) duhanë e hapjes së namazit:
    SUBHANEKE ALL-LLAHUMME
    WE BIHAMDIKE WE TEBERAKESMUKE
    WE TE’ALA XHEDDUKE WE LA ILAHE GAJRUKE
    (Lavdia të përket Ty o Allah! Falenderimet të përkasin vetëm Ty! Emrat e tu janë të bekuar. Madhëria jote është e paarritshme! Askush dhe asgjë tjetër nuk meriton të adhurohet përveç Teje).
  • Pastaj themi (më zë fare të ulët)
    E’UDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIR-RAXHIM
      BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
    (Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar
    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit )
  • Dhe këndojmë suren El Fatiha:
    EL HAMDULIL-LAHI RABBIL ‘ALEMIN
    ER-RAHMANIR-RAHIM
    MALIKI JEWMID-DIN
    IJJAKE NA’BUDU WE IJJAKE NEST’AIN
    IHDINAS-SIRATAL MUSTEKIM
    SIRATAL-LEDHINE EN ‘AMTE ‘ALEJHIM,
    GAJRIL MAGDUBI ’ALEJHIM WE LED-DAL-LIN(AMIN)
    ( Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
    Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
    Sunduesit të ditës së Gjykimit
    Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë
    Udhëzona në rrugën e drejtë,
    në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin,
    jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur! (Amin))
  • Dhe me pas një sure tjetër nga Kurani.
    BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
    INNA A’TAJNA KEL KEWTHER
    FES SAL-LI RABBIKE WENHAR
    INNE SHANIEKE HUWEL
    EBTER
    ( Ne, vërtet, të dhamë ty shumë mira.
    Andaj, ti falu dhe prej kurban për hurë të Zotit tënd!
    E s’ka dyshim se urrejtësi yt është farësosur.)
  • Suret lexohen me ze në namazin e Sabahut, Akshamit dhe Jacisë. Ndërsa në namazin e Drekës dhe Ikindisë lexohen me zë të ulët.
  • Kur mbarojmë leximin e Kuranit themi: ”Allahu Ekber” dhe ulemi ne Ruku, ashtu siç është paraqitur në foton e mëposhtme:
     

670px-Pray-in-Islam-Step-7

  • Në këtë pozicion themi 3 herë : ”Subhane Rabbiel-adhim” (Larg të metave është Zoti im i Madhëruar).
  • Drejtohemi duke thënë : Semi’ Allahu limen hamideh (Pa dyshim Allahu e dëgjon atë që e falenderon Atë)
    Ai qe falet pas Imamit (me xhemat) nuk e thotë ”Semi’ Allahu limen hamideh” por thotë fjalët që vijnë më pas: ”Rabbena ue lekel-hamd” (O Zot ty të përket falenderimi i pakufijshëm).
    670px-Pray-in-Islam-Step-8
  • Themi ”Allahu Ekber” dhe biem në Sexhde duke vendosur në tokë ballin, hundën pëllëmbët e duarve dy gjunjët dhe gishtat e këmbëve. Bërrylat i mbajmë larg brinjëve kurse pëllëmbët pranë supeve.670px-Pray-in-Islam-Step-9
  • Në këtë pozicion themi tri herë:
    ”Subhane Rabbijel a’la” (Larg të metave ështl Zoti im i Lartësuar).
  • Ngrihemi e qëndrojmë në gjunje duke shtruar kurrizin e këmbës së majtë horizontalisht dhe duke lëshuar peshën e trupit mbi të. Këmbën e djathtë e mbështetim mbi gishta, me maja drejtuar nga Kibla dhe themi: ”Rabbi gfirli, Rabbi gfirli” (O Zot më fal! O Zot më fal!).
    670px-Pray-in-Islam-Step-10
  • Me pas rikthehemi në pozicionin e Sexhdes dhe përsëritim të njejtat fjalë si në Sexhden e parë.
    670px-Pray-in-Islam-Step-9
  • Më pas ngrihemi ne këmbë. Në këtë moment përfundon rekati i parë dhe fillon rekati i dytë.670px-Pray-in-Islam-Step-6
  • Këndojme përsëri suren El Fatiha.
  • Më pas një sure tjetër nga Kurani:
    BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM
    KUL HU WALL-LLAHU EHAD
    ALL-LLAHUS SAMED
    LEM JELID WE LEM JULED
    WE LEM JEKUN L-LEHU KUFUWEN EHAD
    ( Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
    All-llahu është mbështetja (Atij i mbështetet çdo krijesë).
    As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur.
    Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.)
  • Me pas shkojmë në ruku dhe përsërisim të njejtat veprime.
  •   670px-Pray-in-Islam-Step-7
  • Më pas drejtohemi.
  • 670px-Pray-in-Islam-Step-8
  • Biem në Sexhde dhe përsërisim të njejtat veprime si ne rekatin e parë.
  • Më pas ngrihemi nga Sexhdja e dytë dhe qëndrojmë ulur në gjunje dhe themi:
      ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
    ES-SELAMU’ALEJKE EJJUHEN-NEBIJU
    WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
    ES-SELAMU’ALEJNA WE’ALA’IBADIL-LAHIS-SALIHIN
    ESH-HEDU EN LA-IL-LAHE IL-LALL-LLAH
    WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN’ABDUHU WE RESULUHU

    (Përshëndetjet i takojnë All-llahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira
    Paqja qoftë mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e All-llahut dhe begatitë e Tij
    Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut
    Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është
    robi dhe i dërguari i Tij)
    670px-Pray-in-Islam-Step-11
  • Kur Namazi është me më shumë se dy rekate atëherë çohemi dhe vazhdojmë rekatin e tretë.
  • Nësë namazi është me 4 rekate në rekatin e tretë çohemi në këmbë dhe kendojmë suren El Fatiha.
    Me pas  biem në ruku, bëjmë 2 sexhde dhe çohemi në këmbë për të filluar rekatin e katërt.
    Këndojmë suren El Fatiha, biem në ruku, bëjmë dy Sexhde dhe rrimë ulur në gjunjë dhe themi :
      ET-TEHIJJATU LIL-LAHI WES-SALAWATU WET-TAJJIBATU
    ES-SELAMU’ALEJKE EJJUHEN-NEBIJU
    WE RAHMETULL-LLAHI WE BEREKATUHU
    ES-SELAMU’ALEJNA WE’ALA’IBADIL-LAHIS-SALIHIN
    ESH-HEDU EN LA-IL-LAHE IL-LALL-LLAH
    WE ESH-HEDU ENNE MUHAMMEDEN’ABDUHU WE RESULUHU

    (Përshëndetjet i takojnë All-llahut, si dhe lutjet dhe fjalët e mira
    Paqja qoftë mbi ty, o Lajmëtar, si dhe mëshira e All-llahut dhe begatitë e Tij
    Paqja qoftë mbi ne dhe mbi të gjithë robërit e mirë të All-llahut
    Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër pos All-llahut dhe se Muhammedi është
    robi dhe i dërguari i Tij)
      ALL-LLAHUME SAL-LI ‘ALA MUHAMMEDIN
    WE ‘ALA ALI MUHAMMED
    KEMA SAL-LEJTE ‘ALA IBRAHIME WE’ ALA ALI IBRAHIM
    INNEKE HAMIDUN MEXHID
    ALL-LLAHUME BARIK’ALA MUHAMMEDIN WE‘ALA ALI MUHAMMED KEMA BAREKTE’ALA IBRAHIME WE ‘ALA ALI IBRAHIM
    INNEKE HAMIDUN MEXHID

    (O All-llahu im, bekoje Muhammedin
    dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin
    dhe familjen e tij, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar).
    (O All-llahu im, begatoje Muhammedin
    dhe familjen e tij, siç e begatove Ibrahimin
    dhe familjen e tij, Ti je i Falënderuar dhe i Lartësuar).
    ALL-LLAHUME RABBENA ATINA FID DUNJA HASENETEN
    WE FIL-AHIRETI HASENETEN WE KINA ‘ADHABEN NAR
    RABBENA GFIRLI WE LI WALIDEJJE WE LIL-MU’MININE
    JEWME JEKUMUL HISAB
    (O All-llahu im, Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë
    dhe në botën tjetër, dhe na ruaj nga dënimi me zjarr
    Zoti ynë, më fal mua, prindërit e mi dhe besimtarët
    ditën kur do ta japim llogarinë)
  • Më pas themi:

    ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH
    (kthejmë kokën në të djathtë)
    ES-SELAMU ‘ALEJKUM WE RAHMETULL-LLAH
    (kthejmë kokën në të majtë)
    670px-Pray-in-Islam-Step-12
  • Nëse namazi është me 2 rekate keto lutje i themi në uljen e fundit në rekatin e dytë.
  • E nëse namazi është me 3 rekate këto lutje i themi ne uljen e fundit ne rekatin e tretë.