Çfarë është Shehadeti ?

pizap.com14506287669491

Përkatësia në Islam konfirmohet me shprehjen e shehadetit, “Esh-hedu en la ilahe il-lallallah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resuluhu“, që do të thotë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhammedi s.a.v.s. është rob dhe i Dërguari i Zotit.

Si rezultat i konfirmimit të kësaj të vërtete, ndër të tjera është se gjaku, prona dhe nderi i atij i cili e thotë këtë dëshmi është për t’u respektuar në shoqërinë e besimtarëve musliman.

Ja provat:
– “Besimtari është ai prej të cilit njerëzit janë të sigurt për jetën dhe pronën e tyre.” (Tirmidhiu)
– “Nuk ka iman (besim) ai që nuk ka besim, nuk ka fe ai që nuk i përmbahet premtimit.” (Ahmedi)
– Ibni Maxhe shënon duke cituar Amr ibn el-Asin: “E pashë Pejgamberin s.a.v.s. duke bërë tavaf rreth Qabesë dhe thoshte: “Sa e bukur që je dhe sa e bukur është aroma jote. Sa je madhështore dhe sa i lartë është vendi yt te Allahu. Pasha Allahun e Madhërishëm, nderi i besimtarit te Allahu është më i madh se nderi yt, oj Qabe. Pasuria e tij, gjaku i tij, dhe të mos të mendohet ndryshe vetëm mirë. Pasha Allahun, prishja e Qabesë, gur për gur, është mëkat më i vogël te Allahu se të fyesh nderin e mu’minit – besimtarit apo derdhja e gjakut të tij.”

Pejgamberi a.s. e ka përmend në fillim të fjalimit të famshëm në Haxhin lamtumirës në Arafat, ku i drejtohet tubimit të madh të besimtarëve, ndër të tjera:

O ju besimtar, keni frikë Allahun xh.sh. bëhuni human dhe të drejtë mes vete dhe ndaj të tjerëve. O njerëz, jeta juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj le të jenë të shenjtë dhe të pacenueshme, siç është për të gjithë neve i lartësuar dhe i shenjtë ky muaj, kjo ditë dhe ky vend Arafati, ku jemi, deri sa të takoheni me Zotin tuaj.

Pranimi i Islamit nuk është vetëm individualisht, me pranimin e Islamit ne hyjmë në bashkësinë e muslimanëve, e çdo hyrje në bashkësi, çdo anëtarësim në komunitet, bart me vete rregullat dhe obligimet e caktuara.