Shtëpia / Çfarë është Namazi ?

Çfarë është Namazi ?

namazi

– Namazi është shtylla e dytë e Islamit.

– Namazi është obligim për të gjithë muslimanët të cilët kanë mbushur moshën e pubertetit,që janë të aftë mendërisht dhe fizikisht.

– Namazi është një obligim ditor i cili ka kohë të caktuar.

– Namazi është lidhja e robit me Allahun(xh.sh). Kush e braktis namazin e ka shkëputur edhe lidhjen me Allahun(xh.sh).

Kushtet e Namazit :

  • Të jesh musliman.
  • Të jesh i vetëdijshëm.
  • Të kesh mbushur moshën e pjekurisë.
  • Të jesh i pastër (me abdes, gusull ose tejmum.)
  • Pastërtia e trupit, veshjeve dhe vendit ku do falemi.
  • Mbulimi i pjesëve të turpshme të trupit.
  • Drejtimi nga Kibla.
  • Nijeti, vendosja me zemër e qëllimit për tu falur.