Gruaja jote

Shumicën prej artikujve që kam lexuar për martesën, fokusohen në atë se si gruaja duhet të jetë e besueshme, lojale, e dashur, e butë ndaj burrit të saj.
Këto artikuj janë shumë dobiprurëse dhe kështu unë pyes veten time:
“Si është e mundur që ne mezi të takojmë artikuj ku u thuhet burrave për obligimet e tyre ndaj grave të tyre?”
Fatkeqësisht shumë prej njerëzve besojnë se nuk kanë dhe aq shumë obligime ndaj grave të tyre përveç asaj se duhet t’iu sigurojnë strehim, ushqim dhe veshëmbathje..
Por çka për ndjenjat e saj, mendimet, pikëpamjet që ajo shfaq për gjëra të ndryshme?

Unë nuk e di pse disa nga burrat nuk i konsiderojnë të rëndësishme mendimet apo edhe sygjerimet që ato bëjnë, apo pse ata nuk pëlqejnë kur gratë e tyre i pyesin ata –qetësisht- për të bërë diç?
Nuk po vendos gisht në askë dhe as që i përgjithësoj gjërat..
Por veç se po vë në pah këtë çështje shumë të ndieshme që meshkujt duhet të kuptojnë se është koha që ti përmbushin kërkesat dhe nevojat e pranueshme të grave të tyre..
1) Burri duhet të jetë respektues ndaj gruas së tij dhe çdo herë duhet të kujtoj që ta trajtojë në atë mënyrë në të cilën edhe ai do të pëlqente të trajtohej nga ajo…

2) Burri duhet ti jep mundësi gruas së tij që t’i shpreh ndjenjat e saja, që të bisedoj për gjërat të cilat atë e bëjnë të jetë e mërzitur veçanërisht për atë se femrat janë shumë të ndieshme dhe emocionale.. 3) Burri duhet të tolerojë gruan e tij kur ajo është në gjendje jo të mirë shpirtrore (nervoze) apo kur ajo ndihet e mërzitur ngase në fund të fundit ajo është qenie njerëzore me ndjenja dhe emocione
(nuk them se duhet të tolerohen gjithëherë ankesat (nervozizëm) por ndonjëherë ndodh kjo kur ajo është në ndrimin e saj hormonal)

4) Burri duhet ta pranojë gruan e tij ashtu si është, ka disa gjëra në një grua të cilat ajo nuk mund t’i ndryshojë prandaj ai duhet ta pranojë atë ngase ashtu e ka krijuar Allahu.
Me kujtohet tregimi për Omer Ibn el Hatabin, kur njeriu shkoi ti ankohet atij për gruan e vet, dhe para se ta trokiste derën e shtëpisë së Omerit, dëgjoi se edhe gruaja e Omerit I bërtiste atij…
dhe kur Omeri e pa njeriun i tha
Unë erdha që të ankohem tek ti për gruan time dhe gjeta se në të njejtën situatë po gjendesh edhe ti Omer Ibn el Hatabi ia ktheu ‘Si nuk munde ta toleroj atë kur ajo i rritur fëmijët e mi, i lan robat e mija, kujdeset për shtëpinë time dhe kështu me rallë’
SubhanAllah, sa e vërtetë… Nëse gruaja jote ka bërë gati gjithçka për ty. Atherë duhet të jesh falenderues ndaj saj për atë, se jo të gjithë gratë janë po aq të mira sa gruaja jote… Jepja shansin gruas tënde të jetë ajo që është kur është pranë teje.. trajtoje gruan tënde në mënyr të cilën do të dëshiroje edhe ti të jesh i trajtuar nga ajo.

Postimi i radhës

Ramazani dhe gruaja muslimane

”O ju që keni besuar ju është bërë juve obligim agjërimi (i muajit të Ramazanit)sikur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *