Hixhame

1148796_513480332053565_240459418_n

Hixhameja dhe vlerat e saj

Profeti (s.a.v.s) ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më ka urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botrave, kurse paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët traditën e këtij Pejgamberi e pasojnë deri në Ditën e Gjykimit.
Besimtarët Allahu i ka begatuar me një mirësi të madhe kur ua ka bërë shembëlltyre të Dërguarin e tij ?, i cili na ka këshilluar për çdo gjë rreth jetës tonë në përgjithesi, madje ai ka shkuar edhe m thellë, kur na ka këshilluar se si ta ruajmë shëndetin ose si të kurohemi, e kjo pasi që ka të bëj me diçka tepër të rëndësishme për jetën tonë, ne e respektojmë dhe e pasojmë të Dërguarin tonë ?. Kur është fjala për hadithet e hixhames por edhe për hadithet tjera të mjeksisë profetike, ne këto i hadithe i marrim si të vërteta të dëshmuara që duhet t’i bindemi në përputhshmëri me fjalët e Allahut të madhërishëm: “Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kur’ani) nuk është tjetër pos shpallje që i shpallet.” (En – Nexhm, 3-4)

1 – Çfarë është hixhameja:
Hixhame (arabisht) derivon nga fjala arabe “haxhm” që do të thotë “të thithësh”, kurse anglisht “cupping therapy” është procesi i vënies i disa kupave në pjesë të caktuara të trupit, duke i hequr ajrin nga brenda kupave për të krijuar një vakum. Gjithashtu definohet edhe si rregullimi i kapacitetit të gjakut në organizëm me anë të heqjes së qelizave të vdekura të gjakut dhe heqjes së gjakut të mpiksur në vena e kapilar.
Hixhamja është një nga mjekimet më të mira që sillet si urdhër hyjnor për shërimin e sigurt të një numri të madh sëmundjesh, nga Profeti ynë i lavdëruar Muhamedi ?.

2 – Argumentet profetike mbi hixhamen:
1. Ebu Hurejre e transmeton hadithin në të cilin i Dërguari i Allahut ? ka thënë: “Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje” Tirmidhiu në Sunnen, nr. 2052; Ebu Davudi, 3860; Ibn Maxheh, 3483; Ahmedi, 3/119, me sened sahih. Të saktë e ka vlerësuar Hakimi me të cilin është pajtuar Dhehebiu.
2. Pejgamberi ? ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.
3. Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril a.s. ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të Dërguarit të Allahut ? në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. (Buhariu, 10/128, në hadithin të cilin e tregon Abdullah bin Buhajre)
4. Nga Ibn Abbasi, r.a. transmetohet që ka thënë: “Pejgamberi personit që ia bëri hixhamen i dha kompensim material, e sikur kjo të ishte e përbuzur nuk do t’ia jepte”. (Buhariu, Sahih -”el-Ixhara”, nr.2158; Muslimi, Sahih -”el-Musakat”, nr. 1202)
5. I Dërguari i Allahut ? ka thënë:”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi)
6. Ndërsa imam Ahmedi, El-Hakim i cili e saktëson dhe Ibn Merdeuejh transmetojnë nga Ibn Abbasi r.a. transmeton se Profeti ? ka thënë: “Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”
7. Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi ? për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur “Bën Hixhame!”.

3 – Kur dhe si preferohet bërja e hixhames:
Kjo mund të shpjegohet në dy aspekte:
a) Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja:
Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi ? ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e 17, 19 dhe 21 do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.
b) Mënyrës si është më e preferueshme të bëhet hixhameja:
Preferohet që hixhameja të bëhet esëll, pra pa ngrënë sikurse analizat e gjakut kur meren në mëngjes. Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin ? duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.” Kjo është më e sigurtë dhe e urtë. I Derguari i Allahut ? ka thënë: “Lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në kupëzore pa ngrënë është ilaç, ndërsa pas ngrënies është sëmundje, edhe në ditën e 17 të muajit hënor është ilaç”.

4 – Cilat janë pikat më të preferuara për bërjen e hixhames:
Enesi r.a. ka thene: “I Dërguari i Allahut ? është shëruar me anë të lëshimit të gjakut duke ia prere lëkuren ndërmjet shpatulles (scapulae) dhe dy venave te pasme te qafes (Vv. cervicales superfitiales)” Pra preferohet në 5 pika kryesore (ose edhe 3 apo 7) në qafë – pjesën cervikale, dy në shpinë (midis shpatullave apo përgjatë shtyllës kurrizore) dhe dy mbi pjesën lumbale për tu lëshuar gjaku edhe i kokës, gjoksit dhe i abdomenit dhe organeve të tyre përkatëse.

5 – Si e ka përdorur për shërim hixhamen i Dërguari i Allahut ?:
Në këtë temë Ebu-Naim el-Asfani ne librin e tij me titull Mjekësia e Pejgamberit thekson se i Derguari i Allahut ?, ka thënë: “Zbatoni lëshimin e gjakut në kupëzore me anë të prerjes se lëkures në tepe (maje) të kokës, sepse ajo shëron pesë sëmundje”, në mesin e të cilave e ka përmendur edhe lebrën. Në një hadith tjetër ai ka këshilluar të bëhet i njejti trajtim, por ka shtuar: “…sepse ajo sheron 72 semundje”.
Nga Ibn Abbasi r.a., transmetohet që i Dërguari i Allahut ? e ka perdorur leshimin e gjakut me anë të prerjës sipërfaqësore të lëkurës kundër dhembjës së kokës, e cila e mundonte gjatë kohës sa ishte në haxh dhe i veshur me ihrame.
Aliu r.a. ka treguar se meleku Xhibril ishte ai që e ka përcaktuar lëshimin e gjakut të të Derguarit te Allahut ? në kupëzore me anë të prerjes sipërfaqësore të lëkurës. Gjithashtu, në hadithet që i ka shënuar Ebu Davudi, Xhabiri ka thënë se i Dërguari i Allahut ? e ka praktikuar një lëshim të tillë të gjakut në kofshë për shkak të një shtangimi të vogel që e kishte përjetuar.
Imam Tirmidhi ka treguar se hadithi i përmendur më siper, te cilin e ka transmetuar Ibn Abbasi, qe i Derguari i Allahut , salaAllahu alejhi we selem, ka thënë: “Dita e 17, 19 dhe 21 te muajit henor (lunar) janë ditët më të mira për lëshimin e gjakut me anë të prerjes së lëkurës dhe derdhjes se tij në kupëzore”. Në hadithin tjetër ai ka thënë gjithashtu: “Shërohuni duke e leshuar gjakun me ane te prerjes se lekures ne kupezore dhe mos lejoni qe t’ju mbyse tensioni i larte i gjakut (hipertensio; arab. tebejjug)”.
Enesi r.a. transmeton që Pejgamberi ? ka thënë: “Xhibrili a.s. aq shumë më ka përmendur hixhamin sa që kam menduar se ai duhet kryer.” (Dejlemiu)
Nga Suhejbi r.a. transmetohet që Pejgamberi ? ka thënë: “Bëni hixhamin në kokë, ky është ashti në qafë, në këtë ka ilaç për shtatëdhjetë e dy sëmundje.” (Dejlemiu)

6 – Çfarë shëron hixhameja:
Fillimisht të cekim se ajo shëron apo arin suksese të larta në trajtimin e 4 sëmundjeve më të shpeshta kronike sot të përhapura në botë, edhe atë: Hipertensionin e gjakut, diabetin, hiperlipeminë (yndyrën e lartë në gjak) dhe sëmundjet reumatike.
Nuk e teprojmë kur do themi se ajo me të madhe sot gjenë sukses edhe në trajtimin e shumë tumoreve dhe kancereve të përhapura, duke mos lënë anash edhe faktin se trajtimi i njerëzve që janë prekur nga futja në trup e energjive negative (syri i keq, magjia ose sihri, xhindet) preferohet të filloj me aplikimin e hixhames.
Hixhameja aktivizon organizmin e njeriut në tërësi, forcon memorien, vepron në mënyrë preventive te çmenduria, epilepsia dhe ngjashëm. Ndihmon shërimin e plagëve dhe lëndime të ndryshme të organizmit dhe më e rëndësishmja e zbret tensionin e lartë të gjakut pas praktimit të saj, duke mos lënë anash edhe ruajtjen e shikimit, pra mbrojtjen e syve.
Sëmundjet dhe gjendjet e ndryshme që shërohen nëpërmjet hixhames janë: Dhimbjet e kokës, migrena, depresioni, stresi, pagjumësia, dhimbjet reumatike me origjina të ndryshme si: dhimbjet e qafës, shpinës, belit, hipertensioni, venat varikoze, nervi ishiatik ose Ishiazi, dhimbjet dhe ënjtjet e gjurit, mos përqendrimi në punë apo në shkollë, sëmundjet e harresës, urinimin natën, problemet psikologjike të ndryshme, zhurmat në vesh, humbjen e ekuilibrit nga ndryshimet e lartësive, kapsllëku dhe barkëqitja, sëmundjet e prostates, sindromat e njerzve të zyres, (stresi, dhimdjet muskoartikulare, harresat, mospërqendrimi dhe nervozizmi).
Mjekimi me hixhame arriti të vërtetohet nga shkencat moderne në fushën e shëndetësisë, si mbreti i çdo mjekësia alternative apo bashkëkohore, nga këtu edhe e vërtetojmë hadithin e lartëpërmendur: “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.”
Zbatimi i lëshimit të gjakut në kupëzore me anë të prerjes së lëkures nën mjekër, ndihmon në zvogëlimin e dhembjes së dhembit, dhembjes në fytyrë, pastrimin e kokës, dhe zvogëlon dhembjen në fyt kur të jetë përdorur me kohë. Lëshimi i gjakut në kupëzoren me anë të prerjes së lëkurës në majë të shputës së këmbës dhe mbi nyje është zëvendësim i mirë për lëshimin e gjakut me anë të prerjes sipërfaqësore të venës saphene në kupëzore (phlebotomia venae saphenae magnae), e cila është vena e madhe e këmbës që mbaron në nyjen e këmbës (maleolusu). Një lëshim i tille i gjakut ndihmon kundër pezmatimit të testiseve, furunkulave të këmbës (të thatët) dhe mosardhjes (dështimit) të menstruacioneve, ndërsa lëshimi i gjakut në kupëzorën pas gjunjëve (në fossi poplitei) ndihmon në shërimin e aneurimës (zgjerimin e enëve të gjakut), abceseve kronike (qëlbosjeve), hemorroideve dhe të thateve septike (helmues) te këmbës dhe shputës, ndërsa lëshimi i gjakut me anë të prerjes së lëkurës në mes të kofshës (femurit) është trajtim i mirë për dhimbjet në shpinë (iritimi), në rastet e gihtit (sasia e rritur e thartirës urike në gjak) dhe të hemoroideve (majasëllit).
Kurse tani do ti klasifikojmë sëmundjet sipas suksetit të hixhames dhe sëmundjet në të cilat ajo lehtëson apo i ndihmon në kurrim (shërim).
a) Rastet ku mund të përdoret me sukses hixhama janë: 1. Dhimbja e kokës 2. Dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore në përgjithësi. 3. Artritet 4. Kapsllëku dhe barkëqitja (diareja). 5. Dobësimi nga arsye të ndryshme. 6. Shiatiku. 7. Probleme të lëkurës. 8. Shtrëngime periodike të barkut. 9. Mbipesha. 10. Depresioni dhe migrena. 11. Steriliteti tek femrat dhe meshkujt. 12. Urinimi natën tek fëmijët etj.
b) Sëmundjet që mund të lehtësohen nga aplikimi i hixhames: 1. Dhimbjet e kyçeve dhe muskujve. 2. Infertiliteti. 3. Çrregullime seksuale të ndryshme. 4. Infeksionet e gjirit. 5. Djerësitjet natën. 6. Ftohjet e sinuseve. 7. Mungesa e nuhatjes. 8. Temperaturat e larta. 9. Dhimbjet e gjoksit. 10. Astma bronkiale. 11. Sëmundje të ndryshme të gjakut.

7 – Hixhameja si kurim bashkëkohorë…
Britania e Madhe ka qenë e goditur nga sëmundja e hemofilisë. Kur kanë kuptuar për hixhamen, kanë dërguar disa specialist në Siri për të mësuar hixhamin. Pas kësaj me sukses kanë shëruar hemofilinë. Hixhami mund të mënjanojë me sukses edhe epilepsinë. Hixhami ndikon me sukses te mbipesha, edemat post-operative, sëmundjet e traktit digjestiv dhe të lëkurës duke e shoqëruar me konsumimin e vajit të ulliri ose me lyerjen e lëkurës me vaj ulliri.
Gjithashtu është vërtetuar plotësisht që hixhameja depërton në thellësi deri në 10 cm të trupit nga vendi i hixhames, duke shkaktuar kështu pastrimin e trupit nga toksinat e ndryshme, që shpesh janë në nivel të lartë në pjesën e shpinës (muskuj dhe lëkurë) ku preferohet bërja më e zakonshme e hixhames, duke aktivizuar gjëndrat limfatike përgjegjëse për imunitetin, në këtë mënyrë duke pastruar kolonin e bllokuar, duke aktivizuar dhe pastruar venat. Hixhameja pastron njolla të ndryshme në lekure dhe mjekon venat varikoze pa tromboza. “Cupping” apo hixhameja është metoda masazhuese më e mira deri më tani për indet e thella.

Prandaj si përfundim…
Hixhameja është nga metodat më të mira të përdorshme dhe mbrojtëse për shëndetin e familjeve tona, prandaj le të bëhet metoda e jetës tonë për një shëndet cilësor dhe le të ringjallim edhe njëherë këtë sunet të Profetit ? i cili ka thënë: “Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit e praktikojnë atë, ai do të ketë të njëjtin shpërblim të atyre që e praktikojnë atë, pa i pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet.”(Suneni Ibn Maxhah, 209).

Përgatiti dhe përmblodhi: Dr. Visar Xhaferi

Postimi i radhës

Rukja

Çka është Rukja? Rukja është mbrojte, me të cilën shërohet ai i cili ka vështirësi, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *