Xhamia simboli i gjithperfshirshmerise se Islamit

Xhami është një vend i adhurimit për besimtarët. Në të besimtarët e përmendin Allahun, e madhërojne atë. Xhamia është shenjteri e çdo muslimanit. Për aq kohë sa një musliman ruan shenjtërinë e saj dhe i përmbush të drejtat e saj, askush nuk mund ta dëmtojë dhe shqetësojë. Ai mund ta ardhurojë Allahun në të në paqe e qetësi.

1. Xhami është një vënd i tubimit të muslimanëve. Gjatë kohës së të dërguarit a.s., atz vinin delegatët e fiseve të huaja për të kërkuar udhëzim dhe për të mësuar më tepër për islamin.

2. Xhamia është gjithashtu një lloj universiteti. Aty mblidhen nxënsëit e dijes për të studjuar Kur’an, si dhe shkencën islame.
Xhamie e të Dërguarit a.s është një vënd ku të huajt mund të shkojnë për të mësuar për fenë e tyre , kështu që të mund të kthehen te popujt e tyre si përgezues dhe qortues dhe si thirrës në fenë islame.

3. Xhamia është një vënd për ata që nuk kanë ku të qëndrojnë dhe për udhëtarin që duhet të pushojë. Njerzit e tillë nuk kanë nevojë të kërkojë strehë tjetër, nëse është xhamia. Askush nuk mund t’i pengojë ata nga kërkimi i diturisë dhe udhëzimit gjatë qëndrimit të tyre në xhami.

4. Gjatë jetës së të Dërguarit a.s., Xhamia ishte qëndër e komandës ushtarake të muslimanëve. Atz dorzoheshin flamujt e ushtrisë, prej atz jepeshin urdhëra
ushtrive që të marshonin. Gjatë kohës së betejave, xhamia shërbente spital ku qëndronin të burgosurit. Xhamia gjithashtu shërbente si qëndër politike, delegatët e vëndeve të huaj vinin me mesazhet e tyre dhe prej aty i Dërguari a.s. dërgonte emisarët në vëndet e huaja.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *