Çfarë dini rreth Santa Klausit, ose Baba Noelit???!

no-santa-sticker

Çfarë dini rreth Santa Klausit, ose Baba Noelit???!

Së pari, a e dini tregimin e atij plakut me veshje të kuqe dhe mjekërr të bardhë? Është për të ardhur keq se njohuritë tona rreth tij kufizohen vetëm se në tregimet dhe humorin e tij të shpalosur në filmat vizatimor për fëmijë. Pra me një fjalë ne nuk e njohim ndryshe, vetëm se kështu!Sepse, ashtu siç ka thënë ish diplomati gjerman i konvertuar në islam Dr.Murad Hofman, se disa prej nesh (që kanë mendje të kolonializuara) imitojnë dhe nuk marrin atë që është më e mirë tek femohuesit dhe t’i lenë të tjerat.

Santa Klausi, ose siç i thonë francezët “papa noel”, është një emërtim që më së shumti njihet në mesin e një mase të gjerë njerëzish. Disa mendojnë se Baba Noeli është një figurë gazmore që i kënaq fëmijët dhe i bën ata të gëzuar! Kësaj figurë, e cila, në plan të parë duket si diçka zbavitëse ose lojë, i bëhet një reklamim i gjerë në masmedia dhe tregje, por në realitet, mbrapa buzëqeshjes dhe ëmbëlsirave të saj qëndron publikimi dhe përhapja e një besimi të caktuar.

Besimi ynë si muslimanë.
Me Baba Noelin, synohet të përkujtohet murgu Nikolas, i cili me kalimin kohës u emërtua Santa Klaus. Ai ishte një murg aktiv që jetën e tij ia dedikoi përhapjes së krishtërimit në mesin e fëmijëve bizant, duke iu dhuruar atyre ëmbëlsira dhe dhurata! Ai ka bërë përpjekje të mëdha duke i mashtruar fukarenjtë nevojtarë, me qëllim që të ktheheshin në të krishterë. Pastaj, bizantët e kuptuan këtë gjë, dhe e burgosën atë me qëllim që të mbanin të pastër besimin e fëmijëve të tyre.
Më pas, murgu Nikolas, u lirua në kohën e mbretit Kostandin, i cili më pas, u bë i krishterë. Ky murg ka marrë pjesë në Këshillin e Nikeas në vitin 325(pas lindjes së Isait(a.s), i cili vendosi dhe zyrtarizoi doktrinën e trinitetit(se Isai(Mesihu) i biri i Merjemes është zot)! Ky këshill nxorri një vendim mbi përndjekjen e pasuesve të vërtetë të Isait(a.s) dhe vrasjen e tyre.
Pra, Baba Noeli nuk është një figurë gazmore(siç po reklamohet), por është simbol i një doktrine fetare e cila thotë se “Mesihu është zot! (I Lartësuar është Allahu nga kjo shpifje).
Uniforma e Baba Noelit pëmban një kapele në formën e konit, e cila është e rrethuar me një shirit të bardhë, por, në origjinë ajo simbolizon kapelen e cila në majë të saj ka kryqin.

Vitin e kaluar, një nga firmat ne vendet arabe rekalmoi figurën e Baba Noelit, i clili mbante në kokë një kapele me kryq, shkaktoi një zhurmë(indinjatë) të madhe në mesin e popullit, të cilët e dënuan këtë akt, dhe i bënë thirrje të gjithë bashkëkombësave të tyre për bojkotimin e kësaj firme tregtare. Edhe pse e dënuan këtë akt, ata përsëri nuk e kuptojnë se kjo veshje, në të vërtetë, është e njëjta veshje që mbart historinë, origjinën dhe doktrinën fetare, e cila fshihet pas figurës së Baba Noelit.

Por më shqetësues është fakti se, figura e “babagjyshit” Baba Noelit është e lidhur me realizimin e dëshirave dhe ëndërrave të fëmijëve!! Sikur ne nuk e dimë që Allahu është Furnizuesi, Dhuruesi i gjithçkaje. Qëkur kështu njeriu ia bën realitet dëshirat një njeriu tjetër?! Madje edhe Profetët dhe të Dërguarit e Zotin nuk i realizojnë dot këto. Si kemi arritur në këtë gjendje, sa që t’i anashkalojmë çështjet bazë të besimit? O Zot! Na fal neve, nëse në mesin tonë ka individë që e kanë braktisur Kuranin dhe nuk e lexojnë më atë.

Sot, njerëzit e festojnë këtë ditë, vishen me këtë veshje e cila simbolizon besimin e gënjeshtërt.

Këto fakte dhe të dhëna janë marrë nga shënimet e Dijetarit : Ahmed Dijdat(Allahu e mëshiroftë!)

Postimi i radhës

Fizikanti anglez Stephen Hawking braktis ateizmin

Fizikanti dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeccar ateist ka ndryshuar mendjen. Ai …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *