Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Fjalorthi i Librit

Fjalorthi i Librit

????????????????????????????????????

Abbasi – Njëri nga xhaxhallarët e Pejgamberit (s.a.v.), kaloi në Islam dhe iu bashkua muslimanëve në çastin kur ata po hynin në Meke.
Abdullahu – Djali më i ri i Abdulmuttalibit. Babai i Pejgamberit (s.a.v.).
Abdullahu ibn Ebi Rebi’ah – Së bashku me Amr ibn el Asin u dërguan në Abisini.
Abdullah ibn Ubejji – Njëri nga sunduesit e Jethribit para hixhretit. Ai u bë musliman, por nga ana tjetër bëri komplot të fshehtë bashkë me mekasit kundër Pejgamberit (s.a.v.).
Abdulmenafi – Djali i Kusejjit; u bë prijës i kurejshëve pas vdekjes së të atit.
Abdulmuttalibi – I biri i Hashimit. Zuri vendin e të atit si kryepar i kurejshëve. Ai hapi burimin e Zemzemit.
Addasi – Shërbëtor i krishterë i njërit prej fiseve të mëdha të Taifit dhe njeriu i vetëm nga ky qytet që besoi në Pejgamberin (s.a.v.) kur ai erdhi në këtë qytet.
Aisheja – Gruaja e Pejgamberit (s.a.v.) dhe e bija e Ebu Bekrit.
Aliu – Djali i Ebu Talibit. Kushëriri i parë i Pejgamberit (s.a.v.). Më vonë, Aliu u martua me Fatimenë, bijën më të re të Pejgamberit (s.a.v.).
Allahu Ekber – Thënie që do të thotë: “Zoti është më i Madhi”.
Amineh – Emineja, Amineh bintu Vehb – Nëna e Pejgamberit (s.a.v.)
Amr ibn el Asi – Njeri i mençur dhe i rëndësishëm në mesin e kurejshëve; u dërgua në Abisini për t’i kthyer prapë të shpërngulurit e parë muslimanë. Më vonë u bë njeri nga luftëtarët më të mëdhenj të Islamit.
Beduinë – Endacakë arabë të shkretëtirës, zakonisht barinj .
Behira – Një murg që jetonte në shkretëtirë, në rrugën e karvanit të kurejshëve për në Siri.
Benu Hashimi – Degë e kurejshëve, së cilës i takonte Pejgamberi (s.a.v.)
Benu Kurejdheh – Një fis hebre që jetonte në Jethrib në kohën kur Pejgamberi (s.a.v.) arriti atje. Ata e shkelën disa herë marrëveshjen e tyre me Pejgamberin (s.a.v.), duke e detyruar atë që të luftojë me ta.
Bilali – Robi i Umejje ibn Halerit. Ai u bë musliman përkundër vullnetit të zotërisë së tij, prandaj edhe hoqi shumë, por kurrë nuk e humbi besimin e tij. Më vonë u bë muezin i parë (njeriu që thërret ezanin).

Bismil-lahirr-Rahmanirr-Rahim – Thënie që do të thotë: “Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!”
Burak – Kafsha, së cilës i hipi Pejgamberi (s.a.v.) gjatë ngritjes në qiell ( Isra’ dhe mi’raxhi ).

Ebrehe – Mbreti i Jemenit, i cili erdhi në Meke me një ushtri të madhe për të shkatërruar Qaben.
Ebu Bekri – Tregtar i pasur dhe i nderuar nga Meka. Burri i parë që besoi në Pejgamberin (s.a.v.) dhe përqafoi Islamin. Ai ishte shoku dhe miku më i mirë i Pejgamberit (s.a.v.).
Ebu Duxhane – Njëri nga luftëtarët më të mëdhenj Ensarë. Ky ishte ai, i cili u vra në betejën e Uhudit, kur me trupin e tij i shpëtoi jetën Pejgamberit (s.a.v.).
Ebu Lehebi – Njëri nga xhaxhallarët e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.), i cili ishte armik i madh i Islamit. Në Kuran është përmendur në suren 111.
Ebu Sufjani – Njëri nga udhëheqësit kurejshë, që u priu mosbesimtarëve në luftrat e tyre kundër Pejgamberit (s.a.v.). Më në fund u bë musliman. Gruaja e tij ishte Hindi.
Ebu Talibi – Xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.), babai i Aliut, njëri nga njerëzit e ndershëm të kurejshëve, u kujdes për Pejgamberin (s.a.v.) pas vdekjes së gjyshit të tij dhe vazhdoi ta mbrojë derisa vdiq.
Ebu Xhehli – Njëri nga njerëzit më të rëndësishëm të kurejshëve. E kundërshtoi ashpër Islamin dhe bëri shumë gjëra për t’i bërë dëm Pejgamberit (s.a.v.). U vra në betejën e Bedrit.
Ensarë – Banorë të Medines që u bënë muslimanë dhe e ftuan Pejgamberin (s.a.v.) që të vijë e të jetojë me ta.
Esselamu alejkum ue rahmetull-llahi ue berekatuhu – Thënie që përdoret gjatë përshëndetjes së muslimanëve, e cila do të thotë:” Paqja, Mëshira dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi ju.”
Ezani – Thirrja për t’u falur në namaz.
Faltore – Vend i shenjtë; vendstrehim.
Hadith – Shprehje apo fjali që Pejgamberi (s.a.v.) e ka thënë, e ka bërë, apo me heshtjen e tij e ka aprovuar.
Hatixheja – Gruaja e parë e Pejgamberit Muhamed (s.a.v.) deri në vdekjen e saj. Ajo ishte e para që besoi në Pejgamberin (s.a.v.) dhe e pranoi si të vërtetë Shpalljen, që ai e solli nga Allahu xh.sh.
Halid ibn Velidi – Luftëtar i madh, shumë i shkathët në punët e luftës. Ai e planifikoi disfatën e muslimanëve në Uhud, por më vonë e pranoi Islamin dhe për besimin e tij të ri luftoi edhe me më tepër zemër.
Halimeja – Një grua beduine nga fisi i Benu Sa’dëve, e cila u kujdes për Pejgamberin (s.a.v.) në kohën e fëmijërisë së tij.
Hamza – Xhaxhai i Pejgamberit (s.a.v.); njëri nga muslimanët më të guximshëm e më trima. Luftoi në Bedër, ndërsa u vra në Uhud.
Hashimi – Djali i Abdulmenafit. Organizonte udhëtimet e karvaneve të kurejshëve për në Siri dhe Jemen. Si pasojë e kësaj, Meka u bë qendër e madhe dhe e rëndësishme tregtare.
Haxhereja – Gruaja e dytë e Ibrahimit dhe nëna e djalit të parë të tij, Ismailit.
Haxh – Udhëtim për në vend të shenjtë, në Qabe.
Herakliu – Perandori i Perandorisë Romake të Lindjes.
Hindi – Gruaja e Ebu Sufjanit.
Hira – Shpellë afër Mekës ku për herë të parë i zbriti Shpallja Muhamedit (s.a.v.).
Hixhreti – Shpërngulja nga Meka në Medine.
Ibrahimi (Abrahami) – Babai i themelimit të tri feve monoteiste (adhurimin e vetëm të Allahut) – hebraizmit, krishtërimit dhe Islamit. Pasardhësit e të birit, Ismailit, e formuan fisin e kurejshëve, i cili është fisi i Pejgamberit Muhamed (s.a.v.).
I Dërguar – Njeri që vjen me porosi nga Allahu xh.sh.
Imam – Njeri që u prin muslimanëve në kohën kur ata falen.
Islam – Feja e shpallur Pejgamberit (s.a.v.) nga Allahu xh.sh.
Ismaili – Djali i parë i Ibrahimit nga gruaja e tij, Haxhereja. U vendos në Meke ku i ndihmoi babait për të rindërtuar Qaben. Pasardhës të tij janë kurejshët.
Karvan – Një grup udhëtarësh, zakonisht tregtarë me mallrat e veta.
Klan – Familje e madhe apo fis.
Kopt – Egjiptian i krishterë.
Kurejshët – Pasardhës të Ismailit, djalit të Ibrahimit, të cilët u bënë fisi më i rëndësishëm në Meke. Fisi i Pejgamberit (s.a.v.).
Kusejji – Njëri nga udhëheqësit e kurejshëve i cili u bë sundues i Mekes. Ai ruante çelësat e Qabes. (Ai është stërgjyshi i stërgjyshit të Pejgamberit (s.a.v.).
Mejsereh – Robi i Hatixhesë. E shoqëronte Pejgamberin (s.a.v.) gjatë udhëtimeve të tij me karvanët e Hatixhesë.
Minare – Kullë e lartë nga e cila bëhet thirrja për t’u falur, për namaz.
Musliman – Ai që i nënshtrohet Allahut; u referohet ithtarëve të Pejgamberit (s.a.v.).
Oaze – Vend i vogël në shkretëtirë ku ka ujë dhe bimë.
Sa’d ibn Mu’adhi – Njëri nga Ensarët (banorët e Jethribit). Ai luftoi pranë Pejgamberit (s.a.v.) në Bedër dhe në betejat e tjera. Vdiq menjëherë pas luftës së Hendekut.
Sara – Gruaja e parë e Ibrahimit dhe nëna e djalit të tij të dytë, Is’hakut.
Sidret ul Munteha – Fundi i qiellit.
Sure – Kaptinë e Kuranit.
Shehid – Ai që vdes në rrugën e Allahut.
Shejh – Prijës i fisit, njeri plak, i ndershëm dhe i ditur.
Shpallja – E vërteta e dërguar te njeriu nga Allahu xh.sh.
Tavaf – Ecja rituale rreth e përqark Qabes.
Theur – Shpella ku u fshehën Pejgamberi (s.a.v.) dhe Ebu Bekri nga mushrikët kur bënë hixhretin.
Ubejd ibn Harithi – Njëri nga tre muslimanët e zgjedhur nga Pejgamberi (s.a.v.), të cilët e filluan luftën në Bedër.
Umer ibn el Hattabi – Njëri nga trimat më të mëdhenj kurejshë, i cili ndikoi shumë në drejtim të Islamit atëherë kur e pranoi vetë.
Uahshi – Robi abisinas që vrau Hamzain.
Xha’fer ibn Ebi Talibi – Kushëriri i Pejgamberit (s.a.v.) dhe vëllai i Aliut; ai ishte folësi i muslimaneve që u shpërngulën në Abisini.
Xhami – Faltore në të cilën falen muslimanët.
Xhennet – Vend ku shkojnë shpirtrat e njerëzve të mirë pas vdekjes.
Xhibrili – Engjëlli, i cili Pejgamberit të Allahut (s.a.v.) i dorëzoi shpalljen e Kur’anit.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …