Nimr Baqr Al-Nimr, i njohur shkurt si Sheikh Nimr, ishte një dijetar shiit nga provinca lindore e Al-Awamiyah në Arabinë Saudite.
Ai ishte mjaft popullor në mesin e të rinjve dhe një kritik i madh i qeverisë së Arabisë Saudite.
Në vitin 2009, ai i kritikoi autoritetet saudite dhe sugjeroi shkëputjen e provincës lindore në rast se të drejtat e shiitëve nuk respektoheshin.
Më pas, u lëshua një urdhër-arresti për të, bashkë me të cilin u arrestuan edhe 35 të tjerë.
Gjatë protestave të vitit 2011-2012, Al-Nimri u bëri thirrje protestuesve që t’i bënin rezistencë forcave të sigurisë me “thirrje me zë të lartë”, por jo me dhunë. Ai shihej nga qeveria si “drejtuesi kryesor i kryengritjes.”
Më 8 korrik 2012 Al-Nimri u qëllua nga policia në kembë e më pas u arrestua. Sipas policisë gjatë arrestimit pati përleshje me armë zjarri.
Më 15 tetor 2014, ai u dënua me vdekje nga Gjykata e Krimeve Speciale me akuzën se kishte kërkuar “përzierjen e të huajve në çështjet e brendshme të Arabisë Saudite” si dhe për “mosbindje” ndaj udhëheqësve dhe ngritjen e armëve kundër forcave të sigurisë.