Shtëpia / Jeta e Muhamedit (S.A.V.S) / Familja e Pejgamberit (s.a.v.) Bashkëshortet e Pejgamberit (s.a.v.)

Familja e Pejgamberit (s.a.v.) Bashkëshortet e Pejgamberit (s.a.v.)

thumb3_two_hearts_2

Gruaja e parë e Pejgamberit (s.a.v.) ishte Hatixheja, e bija e Huvejidit.Ajo ishte një grua e ndershme dhe e pasur, që merrej me tregti, e cila para se të martohej me Pejgamberin (s.a.v.), kishte mbetur e ve dy herë. Ai atëherë ishte njëzet e pesë vjeçar, ndërsa ajo ishte dyzet vjeçe. Gjatë njëzet e pesë viteve të ardhshme, ajo qe gruaja e vetme dhe nëna e fëmijëve të tij: Zejnebes, Rukijes, Ummu Kulthumit dhe Fatimes. Gjithashtu kishte edhe dy djem, Kasimin dhe Abdullahun, të cilët vdiqën që foshnje. Pas vdekjes së Hadixhes, Pejgamberi (s.a.v.) u martua me Sevdanë nga fisi Benu Amir. I ati i saj ishte ndër të parët që e kishte pranuar Islamin. Ajo ishte vejushë e njërit prej shokëve muslimanë që u shpërngulën në Abisini, por që vdiq gjatë kthimit në Meke. Asokohe ai ishte i fejuar me Aishen, të bijën e Ebu Bekr Es Siddikut, shokut të Pejgamberit (s.a.v.). Pasi Aisheja ishte shumë e re për t’u martuar, martesa u shty për tri vjet më vonë. Pjesa më e madhe e haditheve vjen nga Aisheja.

Pastaj Pejgamberi (s.a.v.) u martua edhe me gra të tjera. Njëra prej tyre ishteHafsa, e bija e Umer ibn ul-Hattabit. Kur i vdiq i shoqi pas plagëve të marra në betejën e Bedrit ajo mbeti vejushe. Ishte shumë e re kur mbeti e ve.Pejgamberi (s.a.v.) u martua me të tri vjet pas hixhrit.Vejusha tjetër, me të cilën Pejgamberi (s.a.v.) u martua, ishte edhe Zejnebja, e bija e Huzejmit. Burri i saj vdiq si dëshmor në betejën e Bedrit. Ajo u bë e njohur si nëna e varfanjakëve, për shkak të zemërgjerësisë dhe kujdesit të posaçëm që tregonte ndaj të varfërve.

Ummu Seleme ishte bija e Ebu Umejjeh ibn el Mugire, njërit nga prijësit e kurejshëve. Në fillim ajo u martua me Ebu Selemen dhe së bashku u shpërngulën në Abisini. Kur më vonë, pas plagëve të marra në Betejën e Uhudit ai vdiq, ajo u bë njëra nga gratë e Pejgamberit.Një vit pas betejës së Hendekut, Pejgamberi (s.a.v.) edhe një herë luftoi kundër Benu el-Mustalikëve dhe i mundi. Berrehu erdhi me plaçka të shumta në kampin e muslimanëve, si bija e prijësit të njerëzve të saj.Pejgameri (s.a.v.) e mbrojti nga poshtërimet dhe u martua me të, ia ndërroi emrin në Xhuverije.

Zejneb bin Xhahsh ishte vajza e hallës së Pejgamberit (s.a.v.), motrës së Abdullahut. Pejgamberi (s.a.v.) e martoi atë me djalin e adoptuar të tij, Zejd ibn Harithin, i cili ishte një rob i çliruar. Pesë vjet pas hixhrit ata u shkurorëzuan. Islami nuk e njihte institucionin e adoptimit, andaj Pejgamberit (s.a.v.) iu shpall një ajet i Kuranit, në të cilin atij iu urdhërua të martohet me Zejneben.

Ummu Habibe, e bija e Ebu Sufjanit, e përkrahu Islamin dhe së bashku me të shoqin e saj të parë u shpërngulën në Abisini, ku ai u bë i krishterë. Si rezultat i kësaj, kjo martesë me Ummu Habiben u ndërpre. Më vonë burri i saj vdiq. Pejgamberi (s.a.v.) e kuptoi vështirësinë e saj dhe nëpërmjet Nexhashiut rregulloi martesën me të. Ajo dha pëlqimin e saj. Safija ishte bija e prijësit të fisit hebre Benu Nadir. I ati i saj ishte njëri nga armiqtë e përbetuar të Pejgamberit (s.a.v.). Kur ky fis u dëbua nga Medineja, babai i saj u vendos në Hajber. Pas rënies së Hajberit, në vitin e shtatë të hixhrit, Safija u zu rob. Ajo e pranoi Islamin dhe Pejgamberi (s.a.v.) u martua me të.Mejmune ishte bija e Harithit nga fisi i Havazinëve dhe kunata e El Abbasit, xhaxhait të Pejgamberit. Ajo ishte e ve dhe jetonte në Meke. Pejgamberi (s.a.v.) u martua me të, kur pas shumë viteve të mërgimit, së bashku me ithtarët e tij hyri në Meke.

Pas marrëveshjes së Hudejbijes, Pejgamberi (s.a.v.) me ftesë personale ftoiSirinë, Egjiptin dhe viset e tjera që t’i bashkohen Islamit. Mukaukisi, kryetari i koptëve të Egjiptit, i dërgoi Pejgamberit (s.a.v.) si dhuratë Marijen, e cila ishte një vashe kopte. Ajo ishte e vetmja grua pas Hatixhes, e cila i lindi Pejgamberit (s.a.v.) një djalë që e quajtën Ibrahim, i cili vdiq në fëmijëri.Zejnebja u martua me Ebu el As Rebi’un, e ëma e të cilit ishte motra e Hatixhes. Rukijje dhe Ummu Kulthumi u martuan me Utben dhe Utejben, djemtë e Ebu Lehebit. Sidoqoftë, me ardhjen e Islamit këto martesa u prishën. Më vonë, Uthman ibn Affani u martua me Rukijjen, kurse pas vdekjes së saj, me të motrën Ummu Kulthumin.

Fatimeja u martua me Ali ibn Ebu Talibin, kushëririn e Pejgamberit (s.a.v.) dhe lindi fëmijët Hasanin, Husejnin dhe Zejneben.

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …