Shtëpia / Hadithe Kudsij / HADITH KUDSIJ 27

HADITH KUDSIJ 27

Nga Mesruku përcillet se ka thënë: “E pyetëm Abdullah ibn Mesudin (Allahu qoftë i kënaqur me të) për ajetin: “Dhe assesi mos mendoni se janë të vdekur ata që u vranë në Rrugën e Allahut! Përkundrazi, ata janë të gjallë duke u furnizuar te Zoti i tyre” (Ali Imran; 169). E ai tha: Edhe ne kemi pyetur (të Dërguarin e Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të)dhe na ka thënë: Shpirtrat e tyre janë në brendësi të zogjve të gjelbër, “duke pasur kandila të varur për Arsh dhe (këta njerëz) shëtisin në Xhenet nga të duan, pastaj pushojnë dhe qetësohen në ato kandila. Atëherë Zoti ua hedh një shikim dhe u thotë: “A dëshironi diçka tjetër?” ata thonë: “Çka mundemi të dëshirojmë, kur po shëtisim lirisht dhe kah të duam në Xhenet?” Allahu ua drejton tri herë këtë pyetje, e ata, kur e shohin se do të pyeten përsëri, përgjigjen: “O Zot, dëshirojmë që të na i kthesh edhe një herë shpirtrat në trupat tonë (të na kthesh në dunja) dhe të luftojmë “derisa të vdesim edhe një herë në rrugën tënde.” Kur Ai sheh se ata nuk kanë nevojë për asgjë tjetër, i le të qetë.

(Muslimi nr. 1887)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …