Nga Ebu Umame (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu thotë: Vërtet prej të gjithë të devotshmëve më së tepërmi e pëlqej besimtarin e varfër, i cili është në skamje, e megjithatë tregon një vëmendje të posaçme gjatë namazit, si dhe bindje të plotë gjatë adhurimit të Zotit të tij duke e respektuar atë në vetmi me gisht drejt tij, dhe mundësia e jetesës së tij arrin “vetëm kushtet elementare, e ai përsëri duron. Pastaj i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) tha: Vdekja do të kishte ardhur më herët tek ai, por ngushëlluesit e tij do të ishin pak (në numër) dhe e vogël do të ishte trashëgimia e tij.
(Tirmidhiu nr.2347, Ibën Maxhe nr.4117-daif)