HADITH KUDSIJ 14

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu i Lartësuar ka një numër të madh të melekëve (engjëjve), të cilët kërkojnë tubime, në të cilat përmendet emri i Allahut.Kur i gjejnë tubimet e tilla e thërrasin njëri tjetrin: ejani se gjetëm atë që këkonim, pastaj afrohen dhe i mbulojnë me krahët e tyre rreth e për qark njerëzit prezent duke e “mbushur kështu hapësirën deri në qiellin e kësaj bote. Kur të tubuarit shpërndahen, engjëjt ngrihen në hapësirën qiellore. Pastaj All-llahu i pyet ata, edhe pse Ai i di të gjitha: “Prej nga po vini?” ata thonë: “Po vijmë nga një tubim në Tokë, në të cilin robërit e Tu të lartësonin , të madhëronin , të njësonin , të lavdëronin dhe kërkonin (të mirën) prej Teje.” Ai thotë: “Çfarë të mire kërkonin prej Meje?” Ata thonë: “Kërkonin Xhenetin Tënd.” Ai thotë: “A e kanë parë ata Xhenetin Tim?” Ata “thonë: “Jo, o Zot.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin Xhenetin Tim?” Ata thonë:“Ata kërkojnë mbrojtjen Tënde.” Ai thotë: “Prej kujt kërkojnë mbrojtjen Time?” Ata thonë: “Prej zjarrit Tënd, o Zot.” Ai thotë: “Po a e kanë parë zjarrin Tim?” Ata thonë: “Jo.” Ai thotë: “E si do të ishte nëse do ta shihnin zjarrin Tim?” Ata thonë: “Ata kërkojnë faljen Tënde.” (I Dërguari ) Tha: Pastaj Ai thotë: “Unë i kam falur dhe i kam derdhur mbi ta të mirat që m’i kanë kërkuar, dhe ua kam “siguruar mbrojtjen Time nga ajo që kanë kërkuar mbrojtje.” (I Dërguari) tha: Engjëjt thonë: “O Zot, në mesin e tyre është edhe filani, rob mëkatar, i cili ishte duke kaluar aty pari dhe (rastësisht) u ul në atë tubim.” (I Dërguari) tha: Allahu u thotë: “Gjithashtu edhe atë e kam falur, sepse ata janë një popull, me të cilin ai që rri, nuk vuan.”

(Buhariu nr. 6408, Muslimi nr. 2689)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *