HADITH KUDSIJ 13

Nga Adij ibën Hatim (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se ka thënë: Isha te i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) kur erdhën te ai dy burra: njëri ankohej nga vobekësia, e tjetri nga vjedhësit. I Dërguari i Allahut tha: “Sa u përket vjedhësve, do të kalojë një kohë e shkurtër, ndërsa karvani do të jetë në gjendje të dalë nga Hireja e të shkojë deri në Mekë pa u frikësuar nga askush pos Allahut… Ndërsa sa i përket vobekësisë, nuk do të vijë “Dita e Gjykimit para se ta marrë ndonjëri prej jush pasurinë e vet dhe të shëtitet për t’ia dhënë dikujt, por nuk do të gjejë askënd që do t’ia kishte pranuar. Pastaj ju do të paraqiteni para Allahut duke mos pasur as perde, e as përkthyes mes Zotit dhe juve. Allahu do të thotë: “A nuk të dërgova Lajmëtar që ta kumtojë meazhin?”Do të përgjigjet: “Po.” “A nuk të dhashë pasuri dhe shumë mirësi?” do të thotë: “Po.” Pastaj (i pyeturi) do të shikojë në të djathtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit, do të shohë “edhe në të majtë, por nuk do të shohë asgjë pos zjarrit. Pra, secili prej jush le ta mbrojë veten e tij prej zjarrit duke bërë mirësi qoftë edhe me një gjysmë hurme, e nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë me një fjalë të mirë.”

(Buhari nr.359, Muslimi nr. 1016 –në formë të shkurtuar-)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *