Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 89 – KAPJA FORT PAS KURANIT DHE SUNETIT TË PEJGAMBERIT(s.a.s)

89 – KAPJA FORT PAS KURANIT DHE SUNETIT TË PEJGAMBERIT(s.a.s)

›  2212.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Të gjithë pasuesit e mi do të hyjnë në Xhenet, përveç atyre që nuk duan.” Ata i thanë: “O i Dërguari i Allahut! Kush nuk do të dojë?!” Ai u përgjigj: “Kushdo që më bindet mua, do të hyjë në Xhenet dhe kushdo që nuk më bindet mua, është një prej atyre që nuk duan (të hyjnë në Xhenet).” (7280)
›  2213.  Xhabiri r.a. tregon: “Disa melekë kishin shkuar te Pejgamberi a.s. kur ai po flinte. Disa prej tyre thanë: “Ai po fle”. Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë, por zemra e tij nuk fle.” Pastaj thanë: “Ka një shembull për këtë shokun tuaj.” Njëri prej tyre tha: “Atëherë tregojeni shembullin e tij!” Disa prej tyre thanë: “Ai po fle.” Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë por zemra e tij është zgjuar.” Pastaj shtuan: “Shembulli i tij është si ai që kishte ndërtuar një shtëpi dhe pastaj shtroi një darkë e dërgoi lajmëtarë për të ftuar njerëzit. Në këtë mënyrë, kushdo që pranoi ftesën e tij, hyri në shtëpi dhe hëngri nga darka e shtruar, ndërsa ata që nuk e pranuan ftesën e tij, nuk hynë në shtëpi dhe nuk hëngrën nga ajo darkë.” Pastaj melekët thanë: “Shpjegojani këtë krahasim atij që të mund ta kuptojë.” Disa prej tyre thanë: “Ai po fle.” Të tjerët thanë: “Sytë e tij flenë, por zemra e tij nuk fle”. Më pas ata shtuan: “Shtëpia paraqet Xhenetin, ndërsa ftuesi është Muhamedi a.s. dhe, kushdo që i bindet Muhamedit a.s., i është bindur Allahut, ndërsa, kushdo që nuk i bindet Muhamedit a.s., nuk i ështhë bindur Allahut. Muhamedi a.s. i bëri njerëzit të dallohen mes tyre (Mesazhi i tij bëri që të dallohet e mira nga e keqja, besimtarët nga jobesimtarët).” (7281)
›  2214.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Njerëzit nuk do të pushojnë se pyeturi derisa të thonë: ‘Ky është Allahu, Krijuesi i çdo gjëje! Atëherë pra, kush e krijoi Allahun?!/” (Në këto raste duhet të kërkohet ndihma e Allahut nga shejtani i mallkuar). (7296)
›  2215.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Allahu nuk do t’jua shkulë dijen (nga kraharorët) pasi t’jua ketë dhënë atë, por do t’jua marrë, duke bërë që të vdesin dijetarët e fesë me diturinë e tyre. Në këtë mënyrë, do të mbeten njerëz të paditur të cilët, kur të pyeten, do të gjykojnë me mendjen e tyre, duke çuar veten dhe të tjerët në rrugë të gabuar.” (7307)
›  2216.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kiameti nuk do të bëhet, derisa pasuesit e mi të marrin rrugën e kombeve që kanë qenë para tyre, duke i ndjekur ata pëllëmbë pas pëllëmbe e hap pas hapi.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! A do të thuash për persianët dhe bizantinët?” Ai a.s. u përgjigj: “Kush mund të jenë të tjerë, përveç atyre?!” (7319)
›  2217.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Umeri r.a. ka thënë: “Nuk ka dyshim se Allahu e dërgoi Muhamedin a.s. me të vërtetën dhe i zbriti atij Librin (Kuranin). Një nga ajetet e shpallura (në këtë Libër) ka qenë edhe ajeti i gurëzimit.” (7323)
›  2218.  Amr Ibn Asi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Në qoftë se gjykatësi përpiqet (sinqerisht dhe me të gjitha mundësitë) për të gjykuar (saktë) dhe jep një gjykim të drejtë, atëherë ai do të ketë dy shpërblime. Në qoftë se ai përpiqet (sinqerisht dhe me të gjitha mundësitë) për të gjykuar (saktë) dhe jep një gjykim të gabuar, atëherë ai do të ketë vetëm një shpërblim//. (7352)
›  2219.  Muhamed Ibn Munkadiri tregon: “E kam parë Xhabir Ibn Abdullahun r.a. të betohet për Allahun se Ibn Sejjadi ka qenë Dexhxhali. I thashë atij: “Si bën be për Allahun?” Xhabiri i ka thënë: “Unë e kam dëgjuar Umerin të bëjë be për Allahun në lidhje me këtë çështje në prani të Pejgamberit a.s. dhe Pejgamberi a.s. nuk shprehu mospajtim për këtë.” (7355)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …