Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 90 – TEUHIDI

90 – TEUHIDI

›  2220.  Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. dërgoi (një njësi luftarake) nën komandën e një burri, i cili gjithnjë u printe shokëve të tij në falje dhe gjithnjë e përfundonte këndimin e tij me: “Thuaj: Ai është Allahu, Një dhe i Vetëm … – Kul Huv-Allahu Ehad…” (Kuran, sure nr.112) Kur ata u kthyen (nga lufta), ata ia përmdën këtë gjë Pejgamberit a.s.. Ai u tha: “Pyeteni pse e bën këtë.” Ata e pyetën atë dhe ai u tha: “Veproj kështu sepse ajo (sure) përmend Cilësitë e të Gjithëmëshirshmit dhe dua shumë që ta këndoj atë (gjatë namazit).” Pejgamberi a.s. u tha: “I thoni atij se Allahu e do atë!” (7375)
›  2221.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Askush nuk është më Durimtar se Allahu i Madhëruar ndaj fjalëve fyese e dëshpëruese që Ai i dëgjon nga njerëzit!
Ata i ngjisin Atij bir (a pasardhës e fëmijë), por prapëseprapë Ai u dhuron atyre shëndet dhe furnizim!” (7378)
›  2222.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. gjithnjë thoshte: “Kërkoj mbrojtjen e Fuqisë Sate, Ti që je i vetmi Zot i adhuruar me të drejtë e që nuk vdes kurrë, ndërsa xhindet dhë njerëzit vdesin!” (7383)
›  2223Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “ Kur i krijoi krijesat, Allahu shkroi në Librin e Vet të vendosur tek Ai mbi Arsh, duke ia bërë detyrim Vetes: ‘Vërtet që Mëshira Ime e mund Zemërimin Tim’!
›  2224.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu thotë: “Unë jam ashtu siç më mendon robi Im dhe jam me të, nëse ai më kujton. Nëse ai më kujton Mua në vetvete, Unë do ta kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton mes një grupi (njerëzish), Unë do ta kujtoj atë mes një grupi më të mirë se ata. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë, Unë do t’i afrohem atij një krah; nëse ai më afrohet një krah, Unë do t’i afrohem atij dy pashë dhe, nëse ai vjen drejt Meje duke ecur, Unë do të shkoj drejt tij duke vrapuar!” (7405)
›  2225.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: “Allahu thotë: ‘Në qoftë se robi Im dëshiron të bëjë një të keqe, atëherë, o melekë, mos ia shkruani këtë atij, derisa ai vërtet ta bëjë atë punë. Në qoftë se ai e bën atë vërtet, atëherë ia shkruani veprën atij aq sa është. Por, nëse ai e lë atë vepër për Hir Tim, atëherë shënojeni këtë veprim si vepër të mirë në llogarinë e tij. Në qoftë se ai ka ndërmend të bëjë një vepër të mirë, por nuk e bën atë, atëherë ia shkruani atij në llogari si një punë të mirë. Por në qoftë se ai e bën atë vepër të mirë, atëherë ia shkruani atë me vlerë nga dhjetë deri në shtatëqind fish më të madheT (7501)
›  2226.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Në qoftë se dikush bën një gjynah dhe pastaj thotë: ‘O Zoti im, kam bërë një gjynah! Të lutem, më fal!’ Atëherë Zoti thotë: ‘A e mësoi robi Im se ai ka një Zot i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to? Unë ia kam falur gjynahin e bërë robit Tim!’ Pas kësaj, robi vazhdon të mos bëjë asnjë gjynah, aq kohë sa të dojë Allahu, por pastaj bën një gjynah tjetër dhe thotë: ‘O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem, më fal!’ Atëherë Allahu thotë: ‘A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to?’ Unë ia kam falur robit Tim gjynahin që bëri!’ Pastaj kalon disa kohë, aq sa do Allahu, pa bërë asnjë gjynah, por më pas robi bën një gjynah tjetër (për herë të tretë) dhe thotë: ‘O Zoti im, unë kam bërë një gjynah tjetër! Të lutem më fal!’ Atëherë Allahu thotë: ‘A e ka marrë vesh robi Im se ai ka një Zot, i Cili ia fal gjynahun që ka bërë dhe ndëshkon për të? E kam falur atë tri herë, prandaj le të bëjë çfarë të dojë!'” (7507)

2227
.  Enesi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të rrëfejë: “Kur të vijë Dita e Kiametit, unë do të ndërmjetësoj dhe do të lutem duke thënë: ‘O Zoti im! Futi në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemrat e tyre sa një farë hardalli/ Dhe njerëz të këtillë do të hyjnë në Xhenet. Pastaj do të them: ‘O Allah! Shtjeri në Xhenet edhe ata që kanë besim në zemër sa gjëja më e vogër.” Enesi shton: “Më duket sikur shoh edhe tani gishtat e të Dërguarit të Allahut a.s. (duke bërë me shenjë me gishtin e madh dhe atë tregues për grimcën më të vogël të mundshme për t’u parë). (7509)
›  2228.  Maëbad Ibn Hilili tregon: “U mblodhëm disa njerëz nga Basra dhe shkuan tek Enes Ibn Maliku r.a.. Me ne ishte edhe Thabit Bunaniu që ai të mund të pyeste për hadithin e Ebu Hurejras për ndërmjetësimin e Pejgamberit a.s. Ditën e Kiametit. Edhe Enesi tregoi hadithin e gjatë si Ebu Hunejra por shton në fund të hadithit siç e ka treguar ngjarjen e Ditës së Kiametit Pejgamberi a.s.: “Pastaj ata do të shkojnë tek Isai a.s., por ai do t7u thotë: ‘Unë nuk jam për këtë gjë, por shkoni te Muhamedi a.s/. Kështu, ata do të vijnë tek unë dhe unë do t’u them: ‘Unë jam për këtë’. Pastaj do t’i kërkoj leje Zotit tim dhe ajo do të më jipet. Allahu do të më frymëzojë lutje falenderuese me të cilat do ta falënderoj dhe do ta lavdëroj Atë, lutje të cilat tani unë nuk i di. Kështu, unë do ta falënderoj Allahun me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet!’ Unë do të them: ‘O Zoti im! Pasuesit e mi, pasuesit e mi!/ Pas kësaj do të më thuhet: ‘Shko dhe nxirr nga Zjarri të gjithë ata që kanë në zemër besim sa një kokërr elbi’. Kështu pra, do të shkoj atje dhe ashtu do të bëj. Pastaj do të kthehem përsëri te Zoti im dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të/ (Hadithi vazhdon kështu vetëm me një ndryshim të vogël që tregon shkallën e besimit në zemër: herën e parë sa një kokërr elbi, herën e dytë sa një farë mustarde ose sa një milingonë dhe herën i tretë sa fara më e vogël, më e vogël, më e vogël e mustardës.) Dhe çdo herë do të shkoj dhe do të bëj ashtu siç do të urdhërohem!” (Shih hadithin 1751/4712) (7510)
›  2229.  Nga hadithi i mësipërm gjithashtu përcillet se Pejgamberi a.s. ka shtuar: “Pastaj do të kthehem për herë të katërt dhe do ta lavdëroj e do ta falënderoj Zotin tim me ato lavdërime e falënderime dhe do të bie me fytyrë përtokë në sexhde për Të. Pastaj do të më thuhet: ‘O Muhamed! Ngrije kokën e fol dhe do të të dëgjohet fjala! Kërko dhe do të të jepet! Ndërmjetëso dhe ai do të të pranohet/ Unë do të them: ‘O Zoti im! Më lejo të ndërmjetësoj për çdokënd që ka thënë: Laa ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar, përveç Allahut’. Pas kësaj Allahut do të thotë: ‘Për Fuqinë Time! Për Madhështinë Time! Për Krenarinë Time! Për Madhërinë Time! Unë do të nxjerr nga zjarri cilindo që ka thënë: Laa ilahe il- lAllah’!” Shih hadithin e mësipërm dhe hadithin Nr. l751/4712) (7510)
›  2230.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dy shprehje janë shumë të dashura për të Gjithëmëshirëshmin, shumë të lehta për gjuhën (për t’i shqiptuar), shumë të rënda (për nga shpërblimi) në peshore: Subhan-Allahi ve bihamdihi, Subhan-Allahil- Adhiim – Lavdi i qoftë Allahut dhe qoftë i Lavdëruar dhe i Falënderuar Ai, Lavdi i qoftë Allahut, më të Madhit!” (7563)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …