77 – KADERI (PARACAKTIMI HYJNOR)

›  2137.  Imran Ibn Husajni r.a. tregon: “Një burrë pyeti (Pejgamberin a.s.): “O i Dërguari i Allahut! A janë të njohur banorët e Xhenetit nga banorët e Zjarrit?” Ai a.s. iu përgjigj: “Po.” Ai pyeti përsëri: “Pse atëherë përpiqen njerëzit të bëjnë punë të mira?” Pejgamberi a.s. tha: “Çdokush do të bëjë veprat për të cilat ai është krijuar për t’i bërë ose ai do të bëjë ato vepra të cilat do t’i lehtësohen atij për t’i bërë.” (6596)
›  2138.  Hudhejfa r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. mbajti një ligjëratë feje përpara nesh, në të cilën nuk la gjë pa përmendur për gjithçka që do të ndodhë deri në Orën e Kiametit, pavarësisht se atë e mbajti mend kush e mbajti dhe e harroi kush e harroi. Pas asaj fjale i shihja ngjarjet që ndodhnin siç ishin përmendur në atë ligjëratë, por i kisha harruar para se ato të vinin. Pastaj i dalloja ndodhitë e tilla siç dallon dikush ndonjë njeri, të cilin nuk e ka parë disa kohë dhe pastaj, kur e sheh, e kujton dhe e njeh atë. (6604)
›  2139.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. ka rrëfyer se Allahu i Madhëruar ka thënë: “Përbetimi nuk i sjell birit të Ademit ndonjë gjë që Unë nuk e kam shkruar në Kaderin e paracaktuar për të. Përkundrazi, është Kaderi i përcaktuar ai që e shtyn atë për t’u përbetuar. Nëpërmjet betimit Unë e bëj kurnacin të shpenzojë nga pasuria e tij.” (6609)
›  2140.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka kalif të zgjedhur që të mos ketë dy grupe këshilluesish: njëri grup e këshillon dhe e udhëzon atë të bëjë mirësi dhe e shtyn atë që ta pranojë e ta zbatojë këtë, ndërsa grupi tjetër e këshillon dhe e udhëzon të veprojë të keqen dhe e shtyn që ta pranojë e ta zbatojë këtë. Kurse i ruajtur është ai të cilin e mbron dhe e ruan Allahu.” (6611)
›  2141.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur betohej Pejgamberi a.s. shpesh thoshte: “Jo, pasha Atë që i kthen zemrat”!” (6617

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *