Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 76 – QETËSIMI I ZEMRËS

76 – QETËSIMI I ZEMRËS

›  2091.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Janë dy mirësi të vyera e të bekuara të cilat shumë njerëz i humbasin: shëndeti dhe koha e lirë (të cilat njerëzit nuk i shfrytëzojnë për të bërë sa më shumë punë të mira e për të përfituar prej tyre).” (6412)
›  2092.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. më kapi për supi dhe më tha: “Qëndro në dynja si të ishe i huaj në të.” Muxhahidi (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se Ibn Umeri thoshte: “Nëse e kap mbrëmjen, mos prit të jesh gjallë në agim dhe, po ta kapësh i gjallë agimin, mos shpreso ta arrish mbrëmjen. Merr nga shëndeti yt për sëmundjen tënde dhe nga jeta jote për vdekjen tënde (pra, bëj vepra të mira sa je i shëndoshë para se të sëmuresh dhe sa je gjallë para se të vdesësh).” (6416)
›  2093.  Abdullahu r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. vizatoi një katror pastaj i bëri një vizë për mesi duke e zgjatur jashtë tij. Pastaj vizatoi shumë vija të tjera të vogla të lidhura me vijën qendrore dhe tha: “Ky është njeriu dhe ky katror është exheli i jetës së tij i cili e rrethon ose e ka rrethuar nga të gjitha anët. Kjo viza jashtë është shpresa e tij dhe këto vizat e vogla janë shqetësimet dhe fatkeqësitë që mund t’i bien. Kështu, në qoftë se nuk e godet dot njëra, do ta kapë tjetra.” (6417)
›  2094.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. vizatoi disa vija dhe tha: “Kjo është shpresa e njeriut dhe ky është exheli i tij. Kështu pra, ndërsa është në këtë gjendje shprese, kur ja! Vjen viza më e afërt (vdekja)!” (6418)
›  2095.  Ebu Hurejra tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: ” Allahu nuk do t’ia pranojë shfajësimin asnjë njeriu të cilit i është shtyrë exheli (afati i vdekjes) derisa ka arritur moshën gjashtëdhjetë vjeç.”384 (6419)
›  2096.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Zemra e të moshuarit mbetet gjithnjë e re për dy gjëra: në dashurinë për dynjanë dhe në shpresën e pandërprerë.” (6420)
›  2097.  Itban Ibn Maliku r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. hëngri drekë tek unë, pastaj tha: “Çdo njeriu që vjen Ditën e Kiametit dhe që ka thënë më parë me sinqeritet: ‘Laa ilahe il-lAllah – nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm’-, duke kërkuar me të vetëm Fytyrën e Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Zjarrin e do ta ruajë prej tij.” (6422, 6423)
›  2098.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: “Allahu i Lartësuar thotë: ‘Robit Tim besimtar të vërtetë, i cili bën durim dhe shpreson Shpërblimin Tim kur Unë ia marr jetën njeriut të tij të dashur, Unë kam për t7i dhuruar vetëm Xhenetin.” (6424)
›  2099.  Mirdas Eslemi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzit e drejtë e të përkushtuar do të vdesin njëri pas tjetrit dhe në Tokë do të mbeten njerëz të pavlerë si lëvorja e farës së elbit ose e hurmave të këqija dhe Allahu nuk do të kujdeset aspak për ta.” (6434)
›  2100.  Ibn Abbasi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Në qoftë se biri i Ademit do të kishte dy lugina me para, ai do të dëshironte të tretën. Asgjë tjetër nuk ia mbush barkun birit të Ademit, përveç dheut.385 Por Allahu ia pranon pendimin atyre që pendohen.” (6436)
›  2101.  Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Cili prej jush e e do pasurinë e trashëgimtarëve të vet më shumë sesa pasurinë e vet?” Të pranishmit iu përgjigjën: “O i Dërguari i Allahut! S’ka asnjë mes nesh që të mos e dojë pasurinë e vet më shumë.” Pejgamberi a.s. u tha: “Kësisoj pra, pasuria e tij është gjithçka që ai shpenzon për Çështjen e Allahut gjatë jetës së tij në çdo vepër të mirë, ndërsa pasuria e trashëgimtarëve të tij është gjithçka që ai lë pas vdekjes.”386 (6442)
›  2102.  Tregohet se Ebu Hurejra r.a. gjithnjë thoshte: “Betohem në Allahun, përveç të Cilit nuk ka të adhuruar tjetër të merituar! Sa e sa herë shtrihesha me barkun përdhe nga uria dhe sa e sa herë lidhja gur për barku nga uria! Kështu, një ditë u ula anës rrugës ku zakonisht kalonin Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij. Kur aty kaloi Ebu Bekri e pyeta atë për një ajet nga Libri i Allahut. E pyeta atë vetëm që mbase ai të mund të më jepte diçka të mbushja barkun, por ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Umeri dhe unë e pyeta për një ajet nga Libri i Allahut. Nuk e pyeta me qëllim tjetër veçse të mund të ma shuante urinë, por edhe ai kaloi pa e bërë një gjë të tillë. Pastaj aty kaloi Ebul Kasimi (Pejgamberi a.s.) dhe buzëqeshi kur më pa, sepse e kuptoi çfarë kisha në vetvete dhe çfarë kisha në fytyrë. Ai më thirri: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Eja pas meje.” Kështu, ai eci dhe unë i shkova pas derisa, kur hyri në shtëpi, i kërkova leje për të hyrë dhe ai më lejoi të hyj. Aty gjeti një tas me qumësht dhe pyeti: “Nga ka ardhur ky qumësht?” I thanë se dikush ia kishte sjellë dhuratë atij. Ai më tha: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Shko e m’i thirr njerëzit e Suffas.” Këta ishin miqtë e Islamit që nuk kishin as familje, as pasuri, as ndokënd për t’i mbajtur dhe, sa herë që i sillnin ndonjë gjë Pejgamberit a.s. si lëmoshë, ai gjithnjë ua çonte atyre dhe nuk mbante asgjë për vete. Ndërsa kur i sillnin ndonjë dhuratë, ai gjithnjë u çonte atyre diçka prej saj dhe diçka e mbante për vete. Mirëpo ky urdhër i Pejgamberit a.s. më habiti dhe thashë me vete: “E ç’është ky qumësht për njerëzit e Suffas? Mendova se unë isha më i merituar për atë qumësht që ta forcoja pak veten, por ja! Pejgamberi a.s. erdhi e më urdhëroi që t’ua jepja atyre qumështin, ndërsa çuditesha me vete se çdo të më mbetej mua prej tij. Megjithatë nuk kisha mundësi tjetër, përveçse t’i bindesha Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Kështu që shkova te njerëzit e Suffas dhe i thirra. Ata erdhën dhe i kërkuan leje Pejgamberit a.s. për të hyrë. Ai i la ata të hyjnë dhe secili zuri vendet e vet në shtëpi. Pejgamberi a.s. më thirri: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Ai më tha: “Merre dhe jepua atyre.” Kështu, unë e mora tasin e qumështit dhe fillova t’i jap të pijë secilit derisa të ngopej, pastaj të ma kthente. Vazhdova kështu derisa piu dhe u ngop i gjithë grupi dhe në fund arrita te Pejgamberi a.s.. Ai e mori tasin dhe e mbajti në dorë pastaj pa nga unë dhe buzëqeshi. Më tha: “O Ebu Hirr!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Kemi mbetur unë dhe ti!” I thashë: “Të vërtetën ke thënë, o i Dërguari i Allahut!” Më tha: “Ulu dhe pi.” Kështu, u ula dhe piva. Më tha: “Pi” dhe piva. Ai vazhdoi të ma përsëriste: “Pi, pi” derisa i thashë: “Jo! Betohem për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! S’kam më vend për të.” Ai më tha: “Tani ma jep mua.” Kur ia dhashë atij tasin, ai falënderoi Allahun dhe përmendi Emrin e Tij (tha Bismil-lah) pastaj piu pjesën që kishte mbetur.” (6452)
›  2103.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. është lutur duke thënë: “O Allah! Furnizoje familjen e Muhamedit (a.s.) me ushqim!” (6460)
›  2104.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Askënd prej jush nuk do ta shpëtojnë veprat e veta (nga Zjarri).” Të pra- nishmit i thanë: “As ty (o i Dërguari i Allahu nuk do të shpëtosh nga veprat e tua)?!” U tha: “Jo, as unë (nuk do të shpëtohem), përveçse kur Allahu të dhurojë Mëshirën e Tij mbi mua. Prandaj bëjini veprat e mira me saktësi, çiltërsi e maturi dhe adhurojeni Allahun paradite e pasdite dhe gjatë një pjese të natës! Gjithnjë zgjidhni e bëni për vete të mesmen, të maturën e të vazhdueshmen, pa iu ndarë, me anë të së cilës do të arrini qëllimin tuaj: Xhenetin.” (6463)
›  2105.  Aishja r.a. tregon se, një herë, Pejgamberin a.s. e pyetën: “Cilat vepra janë më të dashura për Allahun?” Ai u përgjigj: “Veprat e rregullta e të vazhdueshme edhe pse mund të jenë të pakta!” (6465)
›  2106.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Me të vërtetë që Allahu e krijoi Mëshirën! Ditën që Ai e solli atë, Ai e bëri atë në njëqind pjesë. Ai mbajti për Veten e Tij nëntëdhjetë e nëntë pjesë dhe dërgoi një pjesë të saj te të gjitha krijesat e Tij. Sikur ta dinte femohuesi gjithë Mëshirën që është në Duart e Allahut, ai kurrë nuk do t’i humbiste shpresat për të hyrë në Xhenet. Ndërsa, sikur ta dinte besimtari gjithë Ndëshkimin që zotëron Allahu, ai asnjëherë nuk do ta kishte quajtur veten të shpëtuar nga Zjarri!” (6469)
›  2107.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që më garanton dëlirësinë e asaj që ndodhet midis dy nofullave të tij dhe të asaj që ndodhet midis dy këmbëve (pra të ruajë gjuhën e gojës dhe dëlirësinë e moralit), unë i garantoj atij Xhenetin.” (6474)
›  2108.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Robi i Allahut mund të flasë një fjalë që e kënaq Allahun pa i dhënë asaj shumë rëndësi, por që, për shkak të saj, Allahu ia ngre atij shkallët e shpërblimit. Nga ana tjetër, robi mund të flasë një fjalë pa kujdes, e cila nuk e kënaq Allahun, pa menduar për pasojat e saj të rënda dhe prej saj do të hidhet në Xhehenem!” (6478)
›  2109.  Ebu Musai r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Shembulli im dhe shembulli i Mesazhit me të cilin më ka dërguar Allahu, është si ai njeriu që shkoi te një popull dhe u tha: ‘Kam parë me sytë e mi ushtrinë armike dhe jam këshillues i zhveshurpër ju. Mbrohuni, mbrohuni pra!’ Një grup prej tyre i besoi atij dhe u largua natën lehtë fshehurazi, kështu që shpëtoi, ndërsa pjesa tjetër e quajti atë gënjeshtar, kështu që armiku i kapi ata në mëngjes dhe i shkatërroi.” (6482)
›  2110.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Zjarri i Xhehenemit është i rrethuar me dëshira dhe epshe, ndërsa Xheneti është i rrethuar me vështirësi e mundime.”389 (6487)
›  2111.  Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Xheneti është më afër çdonjërit prej jush sesa lidhëset e këpucëve të tij, po kështu është edhe Zjarri!” (6488)
›  2112.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se ndonjëri prej jush vështron tek një njeri të cilit i është dhënë më shumë pasuri, pozitë e paraqitje, atëherë le të shikojë atë që është më poshtë se ai.” (6490)
›  2113.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s., duke treguar për Zotin, na tha: “Allahu i ka shkruar veprat e mira e të këqija (i ka urdhëruar melekët t’i shkruajnë), pastaj e ka sqaruar mënyrën (ua ka treguar atyre se si t’i shkruajnë). Nëse dikush vendos (dhe niset) të bëjë një vepër të mirë dhe nuk e bën atë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai vendos për të bërë një vepër të mirë dhe e bën atë me të vërtetë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin e saj nga dhjetëfish deri në shtatëqind fish, ose edhe më shumë më tepër. Nëse dikush bën nijet për të kryer një vepër të keqe, por nuk e bën atë, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij shpërblimin si për një vepër të mirë të plotë. Nëse ai e vendos ta bëjë atë (vepër të keqe) dhe e bën atë vërtet, atëherë Allahu do t’ia shkruajë atij si një vepër e keqe e vetme.” (6491)
›  2114.  Hudhejfa Ibn Jeman r.a tregon: “I Dërguari i Allahut a.s na tregoi dy rrëfime, njërin prej të cilëve e kam parë të ndodhë dhe po pres për tjetrin. Ai na tha se amaneti në fillim ka qenë i futur në thellësitë e zemrave të burrave, pastaj e mësuan atë nga Kurani e më pas e mësuan nga Suneti i Pejgamberit a.s.. Ai na foli gjithashtu edhe për humbjen e tij duke na thënë: “Njeriu do të shkojë të flejë dhe do t’i hiqet amaneti nga zemra, duke i mbetur vetëm gjurmët e tij si gjurmët e zjarrit. Pastaj do të flejë përsëri e do t’i hiqet nga zemra edhe ajo gjurmë e tij, duke i mbetur vetëm një shenjë si ajo që lë flluska e ngritur mbi lëkurë, kur në këmbë bie një gacë zjarri. Në të vërtetë, kjo flluskë nuk ka brenda asgjë. Kështu pra, do të vijë një ditë kur njerëzit do të bëjnë tregti me njëri-tjetrin, por vështirë se do të gjesh ndonjë të besuar mes tyre. Pastaj do të thuhet se në filan fis është një njeri i besuar, njeri që do të çmohet për zgjuarsinë e tij, për sjellje të mira dhe për forcën e besimit dhe të karakterit që ka, ndonëse në të vërtetë ai nuk do të ketë iman në zemër as sa një farë hardalli!”. Pastaj Hudhejfa shton: “Unë e mbërrita tashmë kohën kur nuk shqetësohesha se me cilin bëja tregti e marrëveshje, pasi, po të ishte musliman, feja e tij do ta pengonte të mashtronte, ndërsa, po të ishte i krishterë, atëherë sundimtari i tij musliman do ta ndalonte që të mashtronte. Ndërsa sot nuk mund të bëj tregti e marrëdhënie, përveçse me filanin dhe filanin!” (6497)
›  2115.  Ibn Umeri r.a tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s të thotë: “Njerëzit janë si devetë: në njëqind të tilla, njeriu zor se gjen një saktë për ta marrë për udhëtim!” (6498)
›  2116.  Xhundab r.a. tregon se Pejgamberi a.s ka thënë: “Ai që i bën njerëzit të dëgjojnë për veprat e tija të mira, që të fitojë lavdërimet e tyre, (ta dijë se) Allahu do t’i bëjë ata të dëgjojnë qëllimin e tij të vërtetë (Ditën e Ringjalljes). Ai që bën punë të mira për t’u dukur para njerëzve, (ta dijë se) Allahu do t’ia nxjerrë në shesh qëllimin e tij të vërtetë (dhe do ta poshtërojë).” (6499)
›  2117.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s ka thënë: “Allahu thotë: ‘Unë i shpall luftë atij që shfaq armiqësi ndaj një robi adhurues të përkushtuar ndaj Meje! Veprat më të dashura me të cilat më afrohet robi Im, janë ato të cilat Unë ia kam bërë detyrim atij. Robi Im më afrohet vazhdimisht, duke kryer vepra nafile (falje, agjërim, mirësi të tjera vullnetare, veç atyre që janë të detyruara për të ), derisa Unë ta dua atë. Kur Unë ta dua atë, atëherë do të bëhem veshi i tij, me të cilin ai dëgjon, syri i tij, me të cilin ai shikon, dora e tij me të cilën ai mbahet, këmba e tij me të cilën ai ecën dhe, nëse ai më kërkon diçka, do t’ia jap atë e nëse më kërkon ta mbroj, do ta mbroj atë. Unë nuk ngurroj për asnjë punë sa ç’ngurroj të marr shpirtin e një besimtari, sepse ai e urren vdekjen dhe Unë urrej t’i bëj keq atijT’ (6501)
›  2118.  Ubada Ibn Samiti r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. tha: “Kush e dëshiron takimin me Allahun, (ta dijë se) edhe Allahu e dëshiron takimin me të, ndërsa kush e urren takimin me Allahun, (ta dijë se) edhe Allahu e urren takimin me të.” Atëherë Aishja r.a. ose ndonjë grua tjetër e Pejgamberit a.s. i tha: “Por ne nuk e duam vdekjen.” Ai i shpjegoi: “Nuk është ky (qëllimi). Kuptimi është se, kur besimtarit i afrohet vdekja, (melekët) i japin atij lajmin e mirë për Kënaqësinë dhe Nderimin e Allahut që e presin atë. Në ato çaste nuk ka gjë tjetër më të dashur për të, sesa ajo që ka përpara, prandaj ai e dëshiron takimin me Allahun dhe Allahu e dëshiron takimin me të. Kurse femohuesi, kur i afrohet vdekja, (melekët) i japin lajmin e hidhur për Dënimin dhe Ndëshkimin e Allahut që e presin. Në ato çaste asgjë nuk është më e urryer për të, sesa ajo që e pret përpara. Prandaj ai e urren takimin me Allahun dhe Allahu e urren takimin me të.” (6507)
›  2119.  Aishja r.a. tregon: “Disa beduinë të vrazhdë shpesh vinin dhe e vizitonin Pejgamberin a.s., pastaj e pyesnin: “Kur do të jetë Ora e Kiametit?” Ai shikonte nga më i vogli i tyre dhe thoshte: “Në qoftë se do të jetonte ky derisa të vinte pleqëria e thyer, atëherë do të vijë Ora juaj.391” (6511)
›  2120.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Ditën e Kiametit Toka do të jetë një bukë, të cilën Fuqiploti Allah do ta rrotullojë në Dorën e Tij, ashtu siç bën ndonjëri prej jush bukën e vet kur e përgatit për udhëtim. Kjo bukë do të jetë për gosti të banorëve të Xhenetit.” Aty vjen një çifut dhe i thotë Pejgamberit a.s.: “Të bekoftë i Gjithëmëshirëshmi, o Ebu Kasim! A të të tregoj për gostinë e banorëve të Xhenetit Ditën e Kiametit?” Pejgamberi a.s. i tha: “Po.” Çifuti tha: “Toka do të jetë një bukë,” ashtu siç kishte thënë edhe Pejgamberi a.s.. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. na vështroi ne dhe qeshi sa iu dukën paradhëmballët. Pastaj çifuti vazhdoi: “A të të tregoj për idamin (ushqimin shoqërues me të) të tyre? Ushqimi shoqërues i tyre me të do të jetë balam dhe nt/n.”392 Njerëzit e pyetën: “Ç’është ai?” Ai u përgjigj: “Është dem dhe peshk, nga një shtojcë e mëlçisë së të cilit do të hanë shtatëdhjetë mijë njerëz.” (6520)
›  2121.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberi a.s. të thotë: “Ditën e Kiametit të gjithë njerëzit do të tubohen në një tokë të kuqërremtë të zbardhur si një franxhollë.” Sehli shton se ajo tokë nuk do të ketë asnjë shenjë kufiri për ndokënd. (6521)
›  2122.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Para se të bëhet Kiameti, njerëzit do të tubohen (drejt Shamit) në tri grupe: një grup do do të shkojë atje me dëshirë dhe me frikë (nga trazirat)393; të dytët do të kenë hipur nga dy, nga tre, nga katër dhe nga dhjetë vetë në një deve; kurse ata që do të mbeten, do të merren para nga zjarri, i cili do të jetë me ta kudo që t’i zërë mesdita, nata, agimi dhe mbrëmja.” (6522)
›  2123.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Njerëzit do të grumbullohen Ditën e Ringjalljes këmbëzbathur, lakuriq dhe të pabërë synet.” I thotë Aishja r.a.: “O i Dërguari i Allahut! A do të shohin burrat e gratë njëri-tjetrin?!” Ai i thotë: “Gjendja do të jetë shumë më e vështirë sesa t’u interesojë e të kenë mendjen aty!” (6527)
›  2124.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: “Njerëzit do të kullojnë në djersë Ditën e Kiametit, aq sa djersa do të futet shtatëdhjetë kut thellë në tokë dhe do të ngrihet lart derisa (disave prej tyre do) t’u arrijë gojën dhe veshët!,/ (6532)
›  2125.  Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë:
“Çështjet që do të vendosen më në fillim Ditën e Llogarisë, do të jenë çështjet e gjaqeve.” (6533)
›  2126.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur banorët e Xhenetit të kenë hyrë në Xhenet dhe banorët e Zjarrit të kenë hyrë në Zjarr, do të sillet vdekja, do të vendoset ndërmjet Xhenetit dhe Zjarrit dhe do të theret. Pastaj një thirrës do të thërrasë: ‘O banorët e Xhenetit, nuk ka më vdekje! O banorët e Zjarrit, nuk ka më vdekje! Atëherë banorëve të Xhenetit do t’u shtohet gëzim mbi gëzimin që do të kenë, ndërsa banorëve të Zjarrit do t’u shtohet pikëllim mbi pikëllimin që do të kenë.” (6548)
›  2127.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Allahu, i Lartësuari me Madhështi, do t7u thotë njerëzve të Xhenetit: ‘O banorët e Xhenetitr Ata do t’i përgjigjen: ‘Urdhëro, të përgjigjemi, o Zoti ynë!’ Ai, me Madhërinë e Vet, do t’u thotë: ‘A jeni të kënaqur?’ Ata do të thonë: ‘E si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke dhuruar atë që nuk ia ke dhënë askujt tjetër nga krijesat e Tua?.r Allahu i Madhëruar do t’u thotë: ‘Unë do t’ju jap diçka edhe më të mirë se ato që ju kam dhënë deri tani.1, Ata do t’i thonë: ‘Zoti ynë! E ç’është më e mirë se kjo që kemi?/ Allahu i Lartësuar do t’u thotë: ‘Unë do t’ju dhuroj kënaqësinë Time dhe nuk do të zemërohem kurrë më me ju këtej e tutje’!” (6549)
›  2128.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gjerësia e shpatullave të femohuesit do të jetë sa largësia e përshkruar nga një kalorës i shpejtë për tri ditë.” (6551)
›  2129.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Disa njerëz do të dalin nga Zjarri pasi të kenë marrë prej tij një djegie, e cila do t’ua ketë ndryshuar ngjyrën dhe do të hyjnë në Xhenet, ku banorët e atyshëm do t’i quajnë ata njerëz /xhehenemlinjtë/.” (6559)
›  2130.  Nuëman Ibn Beshiri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Njeriu që do të ketë ndëshkimin më të lehtë nga banorët e Zjarrit Ditën e Kiametit, do të jetë një burrë që do të ketë nën harkun e tabanit të këmbëve dy thëngjij, prej të cilëve do t’i vlojnë trutë, siç vlon ena e bakrit ose vorba.” (6562)
›  2131.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo njeriu që do të hyjë në Xhenet, do t’i tregohet vendi që do të kishte zënë në Zjarr, në qoftë se nuk do të kishte besuar, me qëllim që të jetë më shumë mirënjohës. Po kështu, çdo njeriu që do të hyjë në Zjarr, do t’i tregohet vendi që do të kishte zënë në Xhenet, në qoftë se do të kishte besuar, që të jetë pikëllim për të.” (6569)
›  2132.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Hauzi im është aq i madh, saqë duhet një muaj për ta kaluar. Uji i tij është më i bardhë se qumështi, era e tij është më e këndshme se misku dhe gotat për të pirë në të janë sa yjet në qiell; kushdo që pi prej tij, atë nuk e kap më etja kurrë.” (6579)
›  2133.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Para jush është Hauzi im (Keutheri): i madh sa largësia mes Xherbas dhe Adhruhës (dy qytete në Siri)!” (6577)
›  2134.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Gjerësia e Hauzit (Keutherit) është sa largësia ndërmjet Ejles (qytet në Siri) dhe Sanas në Jemen dhe aty ka ibrikë sa numri i yjeve në qiell!” (6580)
›  2135.  Ebu Hurejra r.a. tregon se
Pejgamberi a.s. ka rrëfyer: “Kur po rrija në këmbë, më sollën afër një grup nga pasuesit e mi dhe, kur i dallova, ndërmjet meje dhe atyre hyri një burrë (melek) duke u thënë atyre: “Ejani”. E pyeta: “Ku?” Ai tha: “Për tek Zjarri, për Allah!” E pyeta: “Si është puna e tyre?” Ai më tha: “Ata u kthyen mosbesimtarë pas teje, duke u bërë femohues.” Kur më pas, ç’të shoh! Një grup tjetër të pasuesve të mi ma sollën afër dhe, kur i njoha ndërmjet meje dhe atyre hyri një burrë (melek), duke u thënë atyre: “Ejani”. E pyeta: “Ku?” Ai më tha: “Për Allahun, drejt Zjarrit!” E pyeta: “Si është puna e tyre?” Ai më tha: “Ata u kthyen mosbesimtarë pas teje duke u bërë femohues.” Kështu pra, unë nuk pashë të shpëtojë asnjë prej tyre, përveç një pakice që ishin si deve pa bari. (6587)
›  2136.  Haritha Ibn Vehbi r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të rrëfejë për Hauzin dhe midis të tjerash ai ka thënë: “Gjerësia e Hauzit është sa largësia ndërmjet Medines dhe Sanas.” (6591, 6592)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …