66 – AKIKA

›  1911.  Ebu Musai r.a. tregon: “Më lindi një djalë dhe unë e çova atë te Pejgamberi a.s.. Ai ia vuri emrin Ibrahim, ia leu gojën me një hurmë që e përtypi vetë, iu lut Allahut që ta bekonte e pastaj ma ktheu mua.”
(Përcjellësi i dytë i hadithit thotë se ky ka qenë djali më i madh i Ebu Musait.) (5467)
›  1912.  Esma bint Ebi Bekri r.a. tregon për kohën kur ka lindur Abdullah Ibn Zubejri (sipas hadithit të kaluar nr. 1594/3909) duke shtuar: “Muslimanët u gëzuan shumë për lindjen e tij, sepse u patën thënë se çifutët u kishin bërë magji, kështu që atyre nuk do t’u lindnin fëmijë.” (5469)
›  1913.  Selman Ibn Amiri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Djalit i duhet bërë gostia (e akikës) kështu që therni (berr) për të dhe lirojeni atë prej asaj që vuan.” (5471, 5472)
›  1914Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: Në Islam nuk ka as fera’ dhe as atira.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *