65 – USHQIMET

›  1888.  Umer Ibn Ebi Selema r.a. tregon: “Dikur isha djalë nën kujdesin e të Dërguarit të Allahut a.s.. Kur haja e çoja dorën rreth e rrotull enës me ushqim. Kjo bëri që i Dërguari i Allahut a.s. të më thotë: “O djalë! Përmende
Emrin e Allahut (thuaj Bismil-lah), ha me dorën e djathtë dhe ha atë që ke përpara vetes.” Qysh atëherë e deri më sot gjithnjë i kam zbatuar ato këshilla kur ha.” (5376)
›  1889.  Tregohet se Aishja r.a. ka thënë: “Pejgamberi a.s. vdiq kur u ngopëm me dy gjëra të zeza: me hurma dhe me ujë.” (5383)
›  1890.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk ka ngrënë bukë të hollë dhe as dele të skuqur derisa takoi Allahun. (5385)
›  1891.  Enesi r.a. tregon: “Nuk e kam parë kurrë Pejgamberin a.s. të hante në tabaka të madhe, as të hante bukë të hollë e të pjekur mirë dhe as të hante ndonjëherë në sofër ose në tavolinë.” (5386)
›  1892.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ushqimi i dy vetave mjafton për tre dhe ushqimi i tre vetave mjafton për katër.” (5392)
›  1893.  Nafiu tregon: “Ibn Umeri r.a. asnjëherë nuk hante pa ftuar një të varfër që të hante me të. Një ditë i sollën një të varfër të hante me të. Ai hëngri aq shumë, sa kjo e bëri Ibn Umerin t’i thoshte shërbyesit të vet: “Mos e li më këtë njeri të hyjë në shtëpinë time, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: ‘Besimtari ha me një zorrë (ngopet e kënaqet me pak), kurse femohuesi ha me shtatë zorrë (ha shumë dhe as nuk ngopet, as nuk kënaqet).'” (5393)
›  1894.  Ebu Xhuheifa r.a. tregon: “Kur isha te Pejgamberi a.s., ai i tha një burri që ishte me të: “Unë nuk ha duke qenë i mbështetur”.” (5399)
›  1895.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk ka sharë ndonjë ushqim që ia gostitnin ose tek i cili e ftonin por, në qoftë se i pëlqente, e hante dhe, në qoftë se nuk e pëlqente, e linte. (5409)
›  1896.  Ebu Hazim tregon: “Një herë e pyeta Sehlin r.a.: “A keni përdorur miell të bardhë në kohën e Pejgamberit a.s.?” Sehli tha që jo. Unë e pyeta përsëri: “Po, a e keni situr miellin e elbit atëherë?” Sehli u përgjigj: “Jo, por e frynim për t’i nxjerrë lëvoret”.” (5410)
›  1897.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. u ndau hurma shokëve të vet dhe i dha çdonjërit shtatë kokrra. Edhe mua më dha shtatë kokrra hurma, njëra prej të cilave ishte e thatë dhe e fortë. Megjithatë, asnjë kokërr tjetër nuk më pëlqeu sa ajo, sepse më shkoi më gjatë për ta përtypur.” (5411)
›  1898.  Ebu Hurejra r.a. tregon se ai kaloi pranë një grupi njerëzish që kishin përpara një dele të pjekur. Ata e ftuan atë, por ai nuk pranoi të hante dhe tha: “I Dërguari i Allahut a.s. e la këtë botë pa u ngopur as edhe me bukë elbi!” (5414)
›  1899.  Aishja r.a. tregon: “Familja e Muhamedit a.s. nuk është ngopur asnjëherë me bukë gruri për tri net rresht, qysh kur erdhi në Medine e derisa ai (a.s.) vdiq.” (5416)
›  1900.  Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se, sa herë që vdiste ndonjë nga të afërmit e saj, gratë mblidheshin dhe pastaj shpërndaheshin përveç të afërmve të saj dhe shoqeve të ngushta. Ndërkaq ajo porosiste që të gatuanin një enë me telbinë. Pastaj gatuanin therid dhe i hidhnin sipër telbinë. Ajo u thoshte atyre: “Hani nga kjo, sepse e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: ‘Telbina e lehtëson zemrën e të sëmurit dhe e qetëson pak trishtimin.,,/ (5417)
›  1901.  Hudheifa r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Mos vishni mëndafsh dhe as brokadë! Mos pini në enë floriri e argjendi dhe mos hani në pjata të tilla, sepse këto gjëra janë për femohuesit në dynja dhe për ne në Jetën e Përjetshme.” (5426)
›  1902.  Ebu Musai r.a. tregon se një burrë nga ensarët i quajtur Ebu Shuajb kishte një skllav kasap. Një herë Ebu Shuajbi ia tha kasapit: “Më gatuaj një gjellë që të ftoj të Dërguarin e Allahut a.s. vetë i pestë. Kështu, ai e ftoi të Dërguarin e Allahut a.s. vetë i pestë, por atyre iu ngjit pas edhe një burrë tjetër. Për këtë, Pejgamberi a.s. i tha Shuajbit: “Ti më ftove mua vetë i pestë, por tani na erdhi pas edhe ky burrë. Kështu që, nëse do, mund ta lejosh ose mund ta ndalosh.” Ebu Shuajbi tha: “Sigurisht që do ta lejoj atë.” (5434)
›  1903.  Abdullah Ibn Xhaferi r.a. tregon se e ka parë të Dërguarin e Allahut a.s. të hante hurma të freskëta me kastravecë. (5440)
›  1904.  Xhabiri r.a. tregon: “Ne Medine ka qenë një çifut që më jepte para borxh deri në stinën e vjeljes së hurmave. (Xhabiri kishte një copë tokë rrugës për në Ruma). Atë vit toka nuk premtonte, kështu që borxhi u shty edhe një vit. Çifuti më erdhi kohën e të vjelave, por unë nuk mblodha dot gjë nga toka, kështu që i kërkova atij të më priste edhe një vit, por ai nuk pranoi. Kur ky lajm i mbërriti Pejgamberit a.s., ai u tha shokëve të tij: “Ejani të shkojmë t’i kërkojmë çifutit t’ia shtyjë afatin Xhabirit.” Kështu ata erdhën të gjithë te kopshti im! Pejgamberi a.s. filloi t’i fliste çifutit, por ai i tha Pejgamberit a.s.: “O Ebul-Kasim! Nuk e pres më.” Kur Pejgamberi a.s. e pa qëndrimin e çifutit, ai (a.s.) u ngrit, i shkoi rreth e rrotull gjithë kopshtit pastaj u afrua dhe i foli përsëri çifutit, por ai përsëri nuk pranoi. Unë u ngrita, solla pak hurma të freskëta dhe ia vura përpara Pejgamberit a.s.. Ai hëngri pastaj më pyeti: “Ku është kasollja jote, o Xhabir?” Unë ia tregova. Më tha: “Bëma gati një shtrat aty.” Kështu, unë ia bëra gati shtratin, pastaj ai hyri në të dhe fjeti. Kur u zgjua, unë përsëri i çova pak hurma dhe ai hëngri prej tyre. Pastaj u ngrit dhe i foli përsëri çifutit, por ai përsëri nuk pranoi. Pas kësaj, Pejgamberi a.s. u ngrit për herë të dytë mes palmave të ngarkuara me hurma të freskëta e tha: “O Xhabir! Mblidh hur- mat të paguash borxhin.” Çifuti qëndroi me mua, ndërsa unë mblidhja hurma, derisa ia pagova atij gjithë borxhet. E megjithatë aty mbetën po aq hurma. Kështu, dola dhe u nisa derisa mbërrita te Pejgamberi a.s. dhe i dhashë atij këtë lajm të gëzueshëm. Pas kësaj ai tha: “Dëshmoj se unë jam i Dërguari i Allahut!” (5443)
›  1905.  Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ai që ha çdo mëngjes shtatë kokrra hurma axhva, nuk do ta preket e nuk do të dëmtohet as nga helmi dhe as nga magjia atë ditë.” (5445)
›  1906.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur të hani, mos i fshini duart pa i lëpirë vetë ose pa ua lëpirë dikush tjetër.” (5456)
›  1907.  Xhabiri r.a. tregon se dikush e pyeti për marrjen e avdesit pas ngrënies së ushqimeve të gatuara në zjarr dhe ai u përgjigj: “Jo! Në kohën e Pejgamberit a.s. gjenim fare pak nga ai lloj ushqimi. Dhe kur gjenim, nuk kishim shami për të fshirë duart përveç shuplakave, parakrahëve dhe këmbëve tona, pastaj faleshim me atë avdes që kishim dhe nuk merrnim avdes tjetër”. (5457)
›  1908.  Ebu Usama r.a. tregon se, sa herë që Pejgamberi a.s. ngrinte çarçafin e bukës, do të thoshte: “El-Hamdu lil-lahi hamden kethiren taj-jihen mnbareken fihi, gajre mekfij-jin, ve la muv-ved-dein, ve la mustegnan anhu, Rah-hena / Të gjitha lavdet dhe falënderimet janë vetëm për
Allahun. Falënderime të shumta, mirësi të mëdha e bekime pa kufi. Ne nuk mund ta kompensojmë mirësinë Tënde, as nuk mund ta lëmë atë dhe as nuk mund të bëjmë dot pa të, o Zoti ynë!” (5458)
›  1909.  Në një hadith të ngjashëm Ebu Umame tregon se, kur Pejgamberi a.s. mbaronte se ngrëni, thoshte këtë dua: “El-hamdu lil-lahil-ledhi kefana ve ervana gajre mekfij-jin ve la mekfurin – Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun i Cili na plotësoi nevojat tona dhe na shuajti etjen. Mirësia Jote as nuk mund të kompensohet, as nuk mund të lnohohet!” (5459)
›  1910.  Enesi r.a. tregon: “Unë di për Hixhabin (urdhrin për mbulimxn e grave) më shumë se çdokush tjetër. Ubej Ibn Kabi më pyeste shumë për të. Kur i Dërguari i Allahut a.s. u bë dhëndër për Zejneb bint Xhahshin, me të cilën u martua në Medine, ai i ftoi njerëzit për gosti pasi dielli u ngrit lart në horizont. I Dërguari i Allahut a.s. qëndroi ulur dhe disa njerëz vazhduan të rrinë me të edhe pasi kishin ikur miqtë e tjerë, Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe u largua, ndërsa unë i shkova pas, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes. Pastaj ai mendoi se njerëzit duhet të ishin larguar kështu që u kthye përsëri, Edhe unë u ktheva bashkë me të. Por pamë njerëzit të ulur aty pa luajtur nga vendi, kështu që ai u kthye për herë të dytë. Edhe unë u ktheva bashkë me të, derisa arriti te dera e shtëpisë së Aishes, Pastaj mendoi se njerëzit duhej të kishin ikur dhe u kthye përsëri. Edhe unë u ktheva bashkë me të dhe painë se njerëzit ishin shpërndarë. Pastaj ai vuri një perde mes meje dhe vetes dhe zbriti ajeti i hixhabit – i urdhërit për mbulimin e grave.” (5466)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *