64 – FURNIZIMI DHE SHPENZIMI

›  1886.  Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. shiste hurmat nga kopshtet e fisit Beni Nedir dhe siguronte nevojat për ushqime të familjes së vet për një vit. (5357)
›  1887.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Isha i rraskapitur (nga uria) kur takova Umer Ibn Hatabin r.a. dhe i kërkova të më këndonte një ajet nga Libri i Allahut. Ai hyri në shtëpinë e vet dhe ma shpjegoi atë. Pastaj dola dhe, pasi kisha ecur fare pak, rashë me fytyrë përdhe nga rraskapitja dhe uria. Në atë gjendje pashë të më rrinte te koka i Dërguari i Allahut a.s.. Ai më thirri: “O Ebu Hurejra!” Iu përgjigja: “Urdhëro, o i Dërguari i Allahut dhe i përgjigjem urdhërit tënd!” Ai më kapi për dore, më ngriti dhe e kuptoi nga se po vuaja. Pastaj më mori në shtëpinë e vet dhe porositi të më sillnin një tas të madh me qumësht. Unë piva prej tij, pastaj ai më tha: “Merre e pi prapë, o Ebu Hurejra!” Kështu unë e mora dhe piva përsëri. Pas kësaj ai përsëri më tha: “Pi akoma!” Kështu, unë piva përsëri derisa m’u mbush barku dhe m’u bë si tas. Më pas takova Umerin, i tregova ç’më kishte ndodhur dhe i thashë: “Allahu ia dha në dorë këtë çështje dikujt që është më i denjë se ti për këtë gjë, o Umer! Për Allah, unë të kërkova të ma këndoje atë ajet, ndërkohë që e dija më mirë se ti!” Umeri i tha: “Për Allah, po të të kisha futur në shtëpi dhe të të kisha gostitur, një gjë e tillë do të kishte qenë më e shtrenjtë për mua sesa të kisha pasur deve të kuqe të mrekullueshme!” (5375)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *