63 – SHKUROREZIMI

›  1873.  Ibn Umeri r.a. tregon se ndarja që i ka bërë ai gruas ndërkohë që ajo ka qenë me zakone, është llogaritur si divorc i ligjshëm (një nga tre divorcet e përcaktuara). (5253)
›  1874.  Aishja r.a. tregon: “Kur sollën bijën e Xhaunit si nuse për të Dërguarin e Allahut dhe ai iu afrua asaj, ajo tha: “I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!” Ai i tha: Vërtet që i je mbështetur më të Madhit! Kthehu te familja jote.” (Fjalë kjo jo e drejtpërdrejtë për t’i thënë: “je e ndarë”.) (5254)
›  1875.  Ebu Usejdi tregon ndodhinë e mësipërme më me hollësi: “Xheunijen nga fisi Beni Xhaun ia sollën nuse Pejgamberit a.s.. Bashkë me të ishte edhe mëndesha e saj. Kur Pejgamberi a.s. hyri tek ajo, ai i tha: “Ma dhuro veten tende si dhuratë në martesë.” Ajo i tha: “A mundet që një princeshë t’ia dhurojë veten në martesë një burri të zakonshëm?!” Pejgamberi a.s. ngriti dorën për ta ledhatuar që ta qetësojë (pasi ajo nuk e dinte që ai ishte i Dërguari i Allahut a.s.). Ajo tha: “I mbështetem Allahut të më ruajë prej teje!” Ai tha: “Ke kërkuar mbrojtje prej Atij që vërtet të mbron!” Pastaj ai (a.s.) doli jashtë tek ne dhe më tha: “O Ebu Usejd! Jepi asaj të veshë dy fustane të bardhë të linjta dhe lëre të kthehet te familja e vet (d.m.th. se e kam ndarë).” (5255, 5256, 5257)
›  1876.  Aishja r.a. tregon se gruaja e Rifaa Kuradhi shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Rifaa më ndau me divorc të pakthyeshëm. Pas tij unë u martova me Abdurr-Rrahman Ibn Zubejrin, por ai ishte impotent.” Pejgamberi a.s. i tha: “Mbase do të kthehesh te Rifaa? Jo, (ti nuk mund të kthehesh te Rifaa) derisa ai (Abdurr-Rrahmani) të shijojë mjaltin tënd dhe ti të shijosh mjaltin e tij.” (5260)
›  1877.  Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. e pëlqente shumë mjaltin dhe ëmbëlsirat. E kishte zakon që, pasi falte namazin e ikindisë, t’i vizitonte gratë e veta dhe të rrinte me ndonjërën prej tyre. Kështu, një ditë ai shkoi te Hafsaja, bija e Umerit, dhe ndenji me të më tepër se zakonisht, kështu që unë u bëra xheloze dhe pyeta për këtë. Më thanë se dikush nga të afërmit e saj i kishte dhënë asaj një kacek me mjaltë si dhuratë dhe me të ajo i kishte bërë një shurup Pejgamberit a.s.. (Ky kishte qenë edhe shkaku i vonesës se tij). Thashë me vete: “Për Allah, do t’i bëjmë një marifet atij (që të mos bëjë më ashtu)!” Kështu i thashë Seudas: ‘Tejgamberi do të vijë tek ty dhe, kur të të afrohet, thuaji: ‘A ke ngrënë megafir (gomë arabike me erë të keqe)?7 Ai do të të thotë që jo. Pastaj thuaji: ‘Atëherë ç’është kjo erë e keqe që ndiej prej teje?!’ Ai do të të thotë: ‘Hafsaja më dha një shurup me mjaltë. Ndërsa ti thuaji: ‘Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfuti (pema që nxjerr mcgafirin)? Po kështu do t’i them edhe unë. Edhe ti Safije thuaji të njëjtat fjalë.” Më vonë Seuda më tregoi: “Për Allah, sapo ai hyri te dera desha t’i them ç’më urdhërove ti prej frikës tënde!” Kështu, kur Pejgamberi a.s. iu afrua Seudas, ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A ke ngrënë megafirl” Ai i tha: “Jo”. Ajo i tha: “Po ç’është kjo erë që ndjej prej teje?” Ai iu përgjigj: “Hafsaja më dha një shurup mjalti.” Ajo i tha: “Mbase bletët e atij mjalti kanë thithur lëng urfutil” Kur erdhi tek unë, edhe unë i thashë të njëjtat fjalë. Edhe kur shkon te Safija, ajo i tha po ashtu. Kur shkoi herën tjetër te Hafsaja, ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A të të jap më nga ai shurup?” Ai u përgjigj: “S’kam hiç nevojë për të!” Seudaja më tha: “Për Allah! Vërtet, ne e lamë atë pa mjaltë!” Unë i thashë: “Hesht!” (5268)
›  1878.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Gruaja e Thabit Ibn Kajsit erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Nuk e fajësoj Thabitin për mangësi të karakterit apo të besimit të tij, por mua, duke qenë muslimane, nuk më pëlqen të sillem në mënyrë jo-islame (nëse unë rri me të).” Për këtë, i Dërguari i Allahut a.s. i tha: “A ia kthen kopshtin që të ka dhënë ai ty si dhuratë martese?” Ajo i tha: “Po.” Pastaj Pejgamberi a.s. i tha Thabitit: “O Thabit! Pranoje kopshtin tënd dhe ndaje atë një herë!” (5273)
›  1879.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Burri i Beriras ishte një skllav i quajtur Mugith. E kam tani para syve t’i shkonte pas Beriras duke qarë, me lotët që i rridhnin për mjekre. Pejgamberi a.s. i tha Abbasit: “O Abbas! A nuk çuditesh nga dashuria e Mugithit për Beriran dhe nga urrejtja e Beriras për Mugithin?” Pastaj Pejgambe- ri a.s. i tha Beriras: “Sikur të ktheheshe tek ai?” Ajo i tha: “O i Dërguari i Allahut! A më urdhëron?” Ai i tha: “Unë veçse po ndërmjetësoj për të.” Ajo i tha: “Nuk kam nevojë për të.” (5283)
›  1880.  Sahb Ibn Saadi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi kështu në Xhenet” duke treguar me gishtin e mesit dhe gishtin tregues të dorës së vet duke i larguar pak gishtat. (5304)
›  1881.  Ebu Hurejra r.a. tregon se një burrë shkoi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Më ka lindur një fëmijë i zi!” Pejgamberi a.s. e pyeti: “A ke deve?” Ai i tha që po. E pyeti përsëri: “Ç’ngjyrë janë?” Ai tha: “Të kuqe”. Pejgamberi e pyeti: “A ka ndërmjet tyre ndonjë të përhimtë?” Ai i tha që po. E pyeti Pejgamberi a.s.: “Nga vjen kjo?” Ai iu përgjigj: “Mbase mund të jetë nga trashëgimia.” Pejgamberi a.s. i tha: “Atëherë ndoshta edhe djali yt ka këtë ngjyrë për shkak të trashëgimisë.” (5305)
›  1882.  Ibn Umeri r.a. tregon për ata të dy që u ngatërruan në çështjen e mallkimit të ndërsjellë se Pejgamberi a.s. u tha: “Llogaria juaj është tek Allahu! Njëri nga ju është gënjeshtar! Ti s’ke më asnjë të drejtë mbi të (ajo është e divorcuar prej teje)!” Burri e pyeti: “Po pasuria ime (mehri që i kam dhënë asaj)?” Pejgamberi a.s. i tha: “Ty nuk të takon gjë nga ajo pasuri. Në qoftë se ke thënë të vërtetën kundër gruas tënde, atëherë pasuria jote që i pate dhënë asaj është për konsumimin e martesës me të; dhe në qoftë se ti ke gënjyer kundër saj, atëherë kjo është edhe më larg!” (Shih hadithet 1756 dhe 1757, përkatësisht 4745 dhe 4747) (5312)
›  1883.  Umm Selema r.a. tregon se një gruaje i vdiq i shoqi dhe të afërmit e saj u shqetësuan për sytë e saj (që i ishin sëmurë), kështu që ata erdhën tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i kërkuan atij që t’i lejonte ata të përdornin kuhl për sytë e saj, por ai u tha: “Ajo nuk duhet të përdorë kuhl. Në periudhën e padijes para Islamit gruaja e ve te ju vishej me rrobat më të këqija ose rrinte në pjesën më të keqe të shtëpisë së saj dhe, pasi të kishte kaluar një vit, nëse i kalonte pranë një qen, ajo i hidhte atij një top me bajga. Jo pra, (mos ta përdorë kuhlin) derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë!” (5338, 5339)
›  1884.  Ebu Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kur muslimani shpenzon diçka për familjen e vet, duke pasur qëllim e duke shpresuar shpërblimin e Allahut, kjo quhet sadaka për të.” (5351)
›  1885.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që kujdeset për të venë ose për të varfrin është si ai që lufton për Çështjen e Allahut, ose si ai që falet gjithë natën dhe agjëron gjithë ditën!” (5353)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *