Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 62 – LIDHJET MARTESORE

62 – LIDHJET MARTESORE

›  1828.  Enesi r.a. tregon: “Një grup prej tre vetësh shkoi te shtëpia e grave të Pejgamberit a.s. dhe i pyeti ato për adhurimin që bënte Pejgamberi a.s.. Kur morën vesh për të, ata e quajtën adhurimin e tyre të pamjaftueshëm dhe thanë: “Ku jemi ne me Pejgamberin a.s. të cilit Allahut i ka falur gjynahet e kaluara dhe të ardhshme?!” Kështu, * njëri prej tyre tha: “Do të falem gjithnjë gjatë gjithë natës!” Tjetri tha: “Unë do të agjëroj gjithë kohën, pa e prishur asnjë ditë!” Ndërsa i treti tha: “Unë do të rri larg grave e nuk të martohem kurrë!” Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. shkoi tek ata dhe u tha: “A ju jeni ata që keni thënë kështu e ashtu?! Për sa më përket mua, unë betohem për Allahun se jam ai që i frikësohet dhe i përkushtohet më shumë Atij, e megjithatë herë agjëroj e herë jo, edhe falem, edhe fle dhe martohem me gra. Prandaj, ai që nuk e ndjek Sunetin tim (rrugën time të zbatimit të Islamit), nuk është prej meje (nuk është prej pasuesve të mi dhe të rrugës sime).” (5063)
›  1829.  Saad Ibn Ebi Vekkasi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. nuk ia lejoi Uthman Ibn Madhëunit murgërinë dhe, po ta kishte lejuar atë, atëherë edhe ne do ta kishim tredhur veten.” (5073)
›  1830.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “I thashë (Pejgamberit a.s.): “O i Dërguari i Allahut! Jam djalosh i ri dhe kam frikë se mos bie në imoralitet, sepse nuk kam mundësi për t’u martuar.” Ai heshti. Pastaj unë ia përsërita ato fjalë përsëri, por ai përsëri heshti. Ia thashë për të tretën here, ndërsa ai vazhdoi të heshtte. Kur e pyeta për herë të katërt, atëherë Pejgamberi a.s. më tha: “O Ebu Hurejra! Pena është tharë pasi ka shkruar atë që do të përballosh ti (fati yt është përcaktuar). Kështu pra, në daç tridhu në daç lëre (është njësoj për ty)!”(5076)
›  1831.  Aishja r.a. tregon se i ka thënë (Pejgamberit a.s.): “O i Dërguari i Allahut! Sikur të ndaloje në një luginë dhe aty të gjeje një pemë nga e cila është ngrënë diçka, pastaj të gjeje një pemë të pangrënë aspak, atëherë te cila pemë do ta lije të kulloste devenë tënde?” Ai a.s. tha: “Tek ajo që nuk është kullotur fare më parë.” (Përcjellësi i hadithit shton se me këtë Aishja nënkuptonte se i Dërguari i Allahut a.s. nuk ishte martuar me të virgjër tjetër, përveç saj.) (5077)
›  1832.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i kërkoi Ebu Bekrit dorën time, por ai i tha: “Po unë jam vëllai yt?” Pejgamberi a.s. i tha: “Ti je vëllai im në Fenë e Allahut dhe në Librin e Tij, por Aishja është e ligjshme për mua për t’u martuar.” (5081)
›  1833.  Aishja r.a. tregon se Ebu Hudhejfa, një nga bashkëluftëtarët e Pejgamberit a.s. në betejën e Bedrit, e birësoi Salimin dhe e martoi me Hind bint Velidin, të bijën e vëllait të vet. Salimi ishte skllavi i liruar i një gruaje nga ensarët, pikërisht siç kishte birësuar Pejgamberi a.s. Zejdin. Ka qenë zakon në kohën e padijes para Islamit, në qoftë se dikush birësonte ndonjë fëmijë, atëherë njerëzit e thirrnin atë biri i babait birësues dhe ky bir ishte trashëguesi i tij. Kjo gjë vazhdoi derisa Allahu zbriti ajetin: “I thirrni ata (fëmijët e birësuar me emrat) e baballarëve të tyre, kjo është më e drejtë tek Allahu. Por nëse nuk i njihni baballarët e tyre, i thirrni ata vëllezër të një besimi dhe robërit tuaj të liruar.” (Kuran, 33:5). Pastaj të birësuarit thirreshin me emrat e baballarëve të tyre të vërtetë. Atij, që nuk i dihej babai, i thërrisnin “Mevla i filanit dhe vëlla në fe”. Më vonë Sehla bint Suhejli,bashkëshortja e Ebu Hudhejfas, erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Ne e quanim Salimin si birin tonë, ndërsa tani Allahu ka zbritur në Kuran për fëmijët e birësuar atë që ti e di më mirë …” Pastaj përcjellësi tregon hadithin si më lart. (5088)
›  1834.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. hyri te Dubae bint Zubejri dhe i tha: “Mbase dëshiron të shkosh në haxh?” Ajo i tha: “Për Allah, me të vërtet që jam sëmurë.” Ai i tha: “Syno haxhin dhe vër kusht duke thënë: ‘O Allah! Do ta lë gjendjen e ihramit në atë vend ku do të më ndalosh Ti/.” Ajo ishte bashkëshortja e Mikdad Ibn Esvedit. (5089)
›  1835.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gruaja martohet për katër gjëra: për pasurinë e saj, për pozitën e saj shoqërore, për bukurinë e saj dhe për fenë e saj. Zgjidh pra gruan fetare që të mos jesh i humbur.” (5090)
›  1836.  Sehli tregon r.a. se kaloi një i pasur para të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai i pyeti shokët e vet të pranishëm: “Ç’thoni për këtë burrë?” Ata i thanë: “Në qoftë se ai kërkon dorën e ndonjë gruaje, ajo duhet t’i jepet; në qoftë se ai ndërmjetëson për dikë, atij duhet t’i pranohet ndërhyrja; në qoftë se flet, t’i dëgjohet fjala.” I Dërguari i Allahut a.s. heshti. Ndërkohë aty pranë kaloi një musliman i varfër dhe i Dërguari i Allahut a.s. i pyeti: “Ç’thoni për këtë burrë?” Ata i thanë: “Nëse ai kërkon dorën e ndonjë gruaje për martesë, nuk ia japin; në qoftë se ai ndërmjetëson për ndokënd, nuk i pranohet ndërhyrja; në qoftë se flet diçka, nuk e dëgjon kush.” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ky i varfër është më i mirë dhe më me vlerë sesa një mori që e mbush tokën si shembulli i të parit.” (5091)
›  1837.  Usama Ibn Zejdi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk kam lënë pas meje sprovë më dëmprurëse për burrat sesa gratë.” (5096)
›  1838.  Ibn Abbasi r.a. tregon se dikush i ka thënë Pejgamberit a.s.: “A nuk martohesh me bijën e Hamzait?” Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Ajo është bija e vëllait tim nga qumështi.” (5100)
›  1839.  Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon se, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. ishte me të, ajo dëgjoi zërin e një burri që kërkonte leje për të hyrë në shtëpinë e Hafsasë. Aishja i tha: “O i Dërguari i Allahut, ky burrë kërkon leje të hyjë në shtëpinë tënde.” Pejgamberi a.s. i tha: “Më duket se është filani”-, duke përmendur një xhaxha të Hafsasë nga qumështi. Aishja i thotë: “Në qoftë se do të ishte gjallë filani – duke përmendur emrin e xhaxhait të saj nga qumështi – a mund të hynte në shtëpinë time?” Pejgamberi a.s. i thotë: “Po, sepse lidhja e qumshtit ndalon ato marrëdhënie që i ndalon edhe afërsia e gjakut.” (5099)
›  1840.  Umm Habiba, bija e Ebu Sufjanit r.a., tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut a.s. që të martohet me motrën e saj, bijën e Ebu Sufjanit. Pejgamberi a.s. i ka thënë: “A të pëlqen një gjë e tillë?” Ajo i thotë: “Po, edhe pse tani unë nuk jam bashkëshortja jote e vetme, dua që ajo me të cilën unë të ndaj mirësinë me të të jetë motra ime.” Pejgamberi a.s. i thotë: “Por një gjë e tillë nuk është e lejuar për mua.” Ajo i thotë: “Kemi dëgjuar se don të martohesh me bijën e Ebu Selema.” Ai i thotë: “Don të thuash bijën e Umm Selema?” Ajo i thotë që po. Ai i thotë: “Edhe sikur ajo të mos ishte thjeshtra ime (bija e sjellë me vete nga gruaja ime), prapëseprapë ajo nuk do të ishte e lejuar për mua për t’u martuar me të, pasi ajo është bija e vëllait tim nga qumështi. Mua dhe Ebu Selemas na ka dhënë qum^sht Thuvejba. Kështu pra, mos m’i paraqisni për martesë bijat tuaja dhe as motrat tuaja.” (5101)
›  1841.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi hyri tek ajo dhe aty ishte ulur një burrë. Ndërkohë u duk sikur fytyra e Pejgamberit a.s. ndryshoi në shenjë mospëlqimi për këtë gjë. Ajo i tha: “Ky është vëllai im nga qumështi.” Ai i tha: “Shihni mirë cilët janë vëllezërit tuaj të qumështit, pasi marrëdhëniet e afërsisë nga qumështi vendosen kur qumështi është ushqimi i vetëm i fëmijës.”(5102)
›  1842.  Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar që një burrë të ketë njëkohësisht për bashkëshorte një grua bashkë me hallën e saj, ose bashkë me tezen e saj. (5109)
›  1843Ibn Umeri r.a. tregon se I Dërguari i Allahut a.s. ka ndaluar martesën shigar.
›  1844.  Xhabiri dhe Selema r.a. tregojnë: “Kur ishim në ushtri, na erdhi i Dërguari i Allahut a.s. dhe na tha: “Martesa e përkohshme ju është bërë e lejuar, kështu që veprojeni atë.” (5117, 5118) (Për ndalimin përfundimtar të kësaj martese në Islam shih hadithin 1651/4216)
›  1845.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon: “Një grua iu paraqit Pejgamberit a.s. për martesë. Dikush i tha: “O i Dërguari i Allahut! (Në qoftë se ti nuk ke nevojë për të), martoje atë me mua.” Pejgamberi a.s. e pyeti: “Ç’ke ndonjë gjë për t’i dhënë?” Ai i tha: “Nuk kam asgjë.” Pejgamberi a.s. i tha: “Shko e kërko ndonjë gjë edhe sikur të jetë një unazë hekuri.” Burri shkoi pastaj u kthye dhe tha: “Jo, për Allah, nuk kam gjetur asgjë, as edhe në unazë hekuri. Por kjo është rroba ime dhe gjysmën ia jap asaj.” Ndërsa ai nuk kishte rrobë nga mesi e lart dhe Pejgamberi a.s. i tha: “Ç’të bëjë ajo me gjysmën e rrobës tënde? Në qoftë se e vesh ti atë, ajo s’do të ketë gjë; në qoftë se e vesh ajo t’i s’do të kesh asgjë.” Kështu ai u ul dhe, pasi ndenji një kohë të gjatë, u ngrit të ikë. Kur Pejgamberi a.s. e pa të largohet, e thirri atë dhe i tha: “Sa di përmendësh nga Kurani?” Ai iu përgjigj: “Di këtë sure e atë sure”, duke përmendur emrat e disa sureve. Kështu Pejgamberi a.s. i tha: “Të martojmë ty me të për atë që di nga Kurani.” (5121)
›  1846.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se një grua shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Kam ardhur të të paraqitem për t’u martuar.” Pastaj i Dërguari i Allahut a.s. i hodhi asaj një shikim. Ai e pa atë me vëmendje dhe ia nguli sytë pastaj uli kokën. Pastaj vazhdon si hadithi më lart, ndërsa në fund Pejgamberi a.s. e pyeti: “A i di ato sure përmendësh?” Ai i tha që po. Pastaj Pejgamberi a.s. i tha: “Shko se ta kam dhënë atë për atë që di nga Kurani (si rtiehr për të)” (5126)
›  1847.  Makil Ibn Jesar r.a. tregon: “E martova motrën me një burrë, por ai e shkurorëzoi atë. Kur mbaroi periudha e paraparë për të pas shkurorëzimit, burri erdhi dhe e kërkoi atë përsëri, por unë i thashë: “Ta dhashë atë dhe u martove, ta bëra atë shtratin tënd dhe të nderova ty me të, por ti e shkurorëzove. Tani vjen ta kërkosh atë përsëri?! Jo! për Allah! Ajo nuk do të kthehet më kurrë tek ti!,/ Ai nuk qe njeri i keq, ndërsa edhe e shoqja donte të kthehej përsëri tek i shoqi. Kështu Allahu zbriti këtë ajet: “… Mos i ndaloni që të martohen me burrat e mëparshëm …” (Kuran, 2:232) Kështu pra ky ajet ka zbritur për mua.
Kështu që thashë: “Tani do ta bëj një gjë të tillë (të kthehet te burri i saj), o i Dërguari i Allahut.” Kështu ai e martoi përsëri motrën me burrin e saj të parë.” (5130)
›  1848.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk mund të jepet për martesë një grua që ka qenë martuar më parë, veçse pas këshillimit me të, ndërsa e virgjëra jepet për martesë vetëm pas lejes së saj.” E pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Si ta kuptojmë lejimin e saj?” Pejgamberi a.s. tha: “Nëse ajo hesht.” (5136)
›  1849.  Aishja r.a. tregon se ajo i ka thënë të Dërguarit të Allahut se e virgjëra ka turp. Pejgamberi a.s. i ka thënë: “Pëlqimi i saj është heshtja e saj.” (5137)
›  1850.  Hansa Ansarijja r.a. tregon se babai i saj e kishte dhënë atë për martesë, ndonëse ajo ishte grua që kishte qenë martuar më parë. Ajo e urreu një gjë të tillë, kështu që shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. dhe ai e quajti atë akt martese të pavlerë. (5138)
›  1851.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që dikush të ndërhyjë e të përpiqet të prishë një shitblerje të vendosur ndërmjet dy vetave duke dhënë çmim më të lartë. Po kështu Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që dikush të kërkojë dorën e një gruaje, të cilën e ka kërkuar një vëlla i tij musliman, derisa mëtuesi i parë të heqë dorë prej saj, ose ai ta lejojë vëllain e tij musliman që të lypë dorën e saj. (5142)
›  1852.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk është e lejueshme për një grua që të kërkojë shkurorëzimin e motrës së saj muslimane (e gruas së parë të burrit të saj të ardhshëm), me qëllimin që ajo të ketë gjithçka për vete, pasi ajo do të ketë vetëm aq sa Allahu ka paracaktuar për të.” (5152)
›  1853.  Aishja r.a. tregon se ajo bëri gati një nuse të një burri nga ensarët dhe Pejgamberi a.s. i tha: “O Aishe! A nuk patët ndonjë gjë për zbavitje? Vërtet që ensarët kanë qejf të eglendisen.” (5162)
›  1854.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se dikush prej jush thotë para se të kryejë marrëdhënie me bashkëshorten: ‘Bismil- lah, Allahumme xhen-nibnish-shejtane ve xhen-nibish-shejtane ma razaktena (Me Emrin e Allahut. O Allah! Më ruaj mua nga shejtani dhe ruaje nga shejtani edhe atë që Ti do të na dhurosh ne) dhe për ta është paracaktuar që të kenë fëmijë, atëherë shejtani nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta dëmtojë atë.” (5165)
›  1855.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk ka bërë gosti dasme më të mirë, kur është martuar me ndonjë grua të tij, sesa ajo që bëri kur u martua me Zejnebin: e bëri atë me një dele! (5168)
›  1856.  Safija bint Shejba r.a. tregon se Pejgamberi a.s. bëri dasmë me rreth dy kile elb kur u martua me një nga gratë e tij. (5172)
›  1857.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se dikush ftohet në dasmë, ai duhet të shkojë atje.” (5173)
›  1858.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush beson në Allahun dhe në Ditën e Kiametit nuk duhet ta lëndojë fqinjin e vet. Dhe ju nxis që të kujdeseni për gratë, pasi ato janë krijuar nga brinja dhe pjesa më e përkulur e brinjës është pjesa e sipërme e saj. Në qoftë se mundohesh ta drejtosh, do ta thyesh dhe, në qoftë se e lë, ajo do të mbetet e kërrusur, kështu që unë ju këshilloj shumë që të kujdeseni mirë për gratë.” (5185, 5186)
›  1859.  Aishja r.a. tregon: “Një herë, njëmbëdhjetë gra u ulën në një vend. Ato premtuan dhe vendosën që të mos fshihnin asgjë për burrat e tyre. E para tha: “Burri im është si mishi i një deveje të dobët e të ligë në majë të një mali jo të lehtë për t’u ngjitur, por edhe mishi jo i trashë aq sa njeriu të përballojë mundimet për ta marrë.” E dyta tha: “Unë nuk do të tregoj për burrin tim, pasi kam frikë se nuk do të mundem të mbaroj të flas për të dhe ngaqë po ta përshkruaj atë, do të përmend të gjitha të metat dhe të këqijat e tij.” E treta tha: “Burri im është i gjatë; në qoftë se unë flas për të (dhe ai e merr vesh), më shkurorëzon dhe, në qoftë se nuk flas, ai as nuk më lëshon e as nuk më mban si grua.” E katërta tha: “Burri im është njeri mesatar si nata Tihamas: as e nxehtë dhe as e ftohtë. Unë nuk e kam frikë dhe nuk jam e pakënaqur me të.” E pesta tha: “Burri im kur hyn në shtëpi është leopard, ndërsa kur del jashtë, është luan dhe nuk pyet për asgjë që ka në shtëpi.” E gjashta tha: “Burri im, kur ha, s’le gjë në pjatë; kur pi, e than gotën; kur bie në gjumë, fle vetëm (larg meje) i mbështjellë në rroba dhe nuk i shtrin duart andej këndej që të shohë si shkoj e si jetoj unë.” E shtata tha: “Burri im është keqbërës ose i dobët dhe i marrë. Gjithë të metat janë mbledhur tek ai. Mund të të lëndojë kokën ose trupin, ose të dyja.” E teta tha: “Burri im është i butë, si të prekësh një lepur dhe kundërmon si era e zernebit (bar me erë të mirë).” E nënta tha: “Burri im është i gjatë, vesh një rrip të gjatë për të varur shpatën. Grumbulli i tij i hirit është shumë i madh. Shtëpia e tij është afër njerëzve.” E dhjeta tha: “Burri im është Maliku (mbreti) dhe ç’është Maliku? Maliku është përtej gjithë asaj që them unë. Shumica e deveve të tij mbahen në shtëpi (për t’u therur për miqtë) dhe vetëm fare pak prej tyre nxirren në kullotë. Kur devetë dëgjojnë tingujt e defit, ato e kuptojnë se po i çojnë për t’i therur për miqtë.” E njëmbëdhjeta tha: Burri im është Ebu Zeri dhe kush është Ebu Zeri? Ai më ka dhënë shumë stoli, sa veshët më janë rënduar, krahët më janë shëndoshur. Ai më ka kënaqur dhe jam aq e gëzuar, sa ndjehem shumë krenare me veten time.
Ai më gjeti në familjen time që kishim vetëm dele dhe jetonim në varfëri e më solli në një familje me kuaj e deve dhe që shijnë e pastrojnë grurë. Çfarëdo që të them unë, ai nuk më fyen. Kur fle, ngrihem tepër vonë në mëngjes. (Ha e) pi derisa ngopem. Nëna e Ebu Zerit: dhe ç’mund të thotë dikush për të falënderuar nënën e Ebu Zerit? Hejbet i mbante gjithnjë plot dhe shtëpinë e kishte shumë të gjerë. I biri i Ebu Zeri: dhe ç’mund të thuash për të birin e Ebu Zerit? Shtrati i tij është i ngushtë sa shpata në mill dhe i mjafton për të ngrënë këmba e një keci qumështi. Bija e Ebu Zerit dhe ç’mund të thuash për bijën e Ebu Zerit? E bindshme ndaj babait të saj dhe e bindshme ndaj nënës së saj. Ka trup të mirë dhe që i ngjall xhelozi gruas tjetër të burrit të saj. Robëresha e Ebu Zerit: dhe ç’mund të thuash për robëreshën e Ebu Zerit? Ajo nuk i zbulon sekretet tona, por i mban fshehtë, nuk i shpërdoron pasuritë tona dhe nuk i lë mbeturinat andej-këndej nëpër shtëpi.” Pastaj ajo shtoi: “Ashtu ndodhi një ditë kur Ebu Zeri doli në kohën që po mileshin bagëtitë dhe pa një grua që kishte dy djem si dy leopardë që loznin me dy gjinjtë e saj. Kështu ai më ndau mua dhe u martua me të. Pas tij unë u martova me një burrë fisnik dhe kalorës të shquar me kalë të palodhur e me heshtë në dorë. Ai më dhuroi shumë gjëra, më dhuroi edhe nga një çift prej të gjitha llojeve të bagëtive dhe më tha: ‘Ha prej këtyre, o Umm Zer dhe jepu edhe të afërmve të tu/ Por të gjitha ato që më dha ai, nuk mbushnin as enën më të vogël të Ebu Zerit.” Pastaj Aishja tha: “I Dërguari i Allahut a.s. më tha: “Unë jam për ty si Ebu Zeri për bashkëshorten e tij, Umm Zerin.” (5189)
›  1860.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gruaja nuk duhet të mbajë agjërim të lirë (përveç agjërimit të detyruar si në Ramazan etj.) pa lejen e burrit të saj, kur ai është në shtëpi. Po kështu, ajo nuk duhet të lejojë kënd të hyjë në shtëpinë e burrit të saj veçse me lejen dhe pëlqimin e tij. Dhe për gjithçka që ajo jep nga pasuria e tij (për bamirësi e për Çështjen e Allahut), pa u urdhëruar prej tij, ai do të marrë gjysmën e shpërblimit// (5195)
›  1861.  Usama Ibn Zejdi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Qëndrova te porta e Xhenetit, kur ç’të shoh?! Shumica e njerëzve që hynin aty ishin të varfrit, ndërsa të pasurit i kishin ndaluar te porta (për llogari etj). Kurse banorët e caktuar për në Zjarr, qenë urdhëruar të merren në Zjarr. Pastaj qëndrova te porta e Zjarrit, kur ç’të shoh?! Shumica e atyre që hynin aty ishin gra!” (5196)
›  1862.  Aishja r.a. tregon se, sa herë që Pejgamberi a.s. kishte ndërmend për t’u nisur për ndonjë udhëtim, ai (a.s.) bidhte short ndërmjet grave të tij për të zgjedhur se cilën do të merrte me vete. Një herë shorti i ra Aishes dhe Hafsasë. Kur binte nata, Pejgamberi a.s. udhëtonte përkrah me Aishen dhe bisedonte me të. Një natë Hafsaja i tha Aishes: “A nuk i hip ti sonte devesë sime, ndërsa unë t’i hipi tëndes që të më shohësh dhe të të shoh (në pozicion të ri)?” Dhe Aishja pranoi. Kështu, Aishja i hipi devesë së Hafsasë, ndërsa Pejgamberi a.s. erdhi drejt devesë së Aishes, në të cilën kishte hipur Hafsaja. Ai e përshëndeti Hafsanë pastaj vazhdoi rrugën përkrah saj derisa u ndalën dhe zbritën diku rrugës. Aishja e kishte ndjerë mungesën e tij dhe, sapo zbritën, ajo vuri këmbët në bar dhe tha: “O Zoti im! Ço një akrep a një gjarpër që të më pickojë! Unë nuk mundem t’i them gjë Pejgamberit a.s. për ta fajësuar.” (5211)
›  1863.  Enesi r.a. tregon se Suneti (rruga dhe porosia e Pejgamberit a.s.) është: Në qoftë se dikush merr për grua të dytë një të virgjër, atëherë ai duhet të qëndrojë tek ajo shtatë ditë, ndërsa, po të marrë për bashkëshorte të dytë grua që ka qenë e martuar më parë, atëherë ai duhet të qëndrojë me të tri ditë. (5213)
›  1864.  Esmaja r.a. tregon se një grua shkoi (te Pejgamberi a.s.) dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Burri im ka edhe një grua tjetër. A bëj gjynah nëse hiqem sikur ai më ka dhënë mua diçka që në të vërtetë nuk ma ka dhënë (për ta ngacmuar gruan e parë)?” I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Ai që hiqet se i kanë dhënë diçka që, në të vërtetë nuk i është dhënë, është si ai që vesh dy rroba mashtruese. (5219)
›  1865.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Askush nuk është më xheloz sa Allahu. Për këtë arsye Ai i ka ndaluar veprat e turpshme.” (5223)
›  1866.  Esmaja r.a. tregon: y Kur u martua me mua Zubejri, ai nuk kishte në faqe të tokës as pasuri, as skllav dhe asgjë tjetër, përveç një deveje të vetme me të cilën nxirrte ujë nga pusi dhe një kalë. Unë ushqeja kalin e tij, nxirrja ujë dhe qepja calikun për ta nxjerrë atë nga pusi si dhe zija brumin, por nuk ia thosha për ta pjekur kështu që ma piqnin fqinjët ensare që ishin gra të nderuara. Unë mbaja në kokë bërthamat e hurmave nga toka e Zubejrit që ishte rreth dy milje larg shtëpisë dhe që ia kishte dhënë i Dërguari i Allahut a.s.
Një ditë, ndërsa po vija me farat e hurmave në kokë, takova të Dërguarin e Allahut a.s. bashkë me një grup ensarësh. Ai më thirri dhe, pasi e bëri devenë të ulej në gjunjë, më bëri me shenjë që të hipi pas tij. Më erdhi shumë turp të udhëtoja me burra dhe m’u kujtua Zubejri dhe xhelozia e tij, sepse ai ishte nga njerëzit më xhelozë. I Dërguari i Allahut a.s. e kuptoi se mua më erdhi turp kështu që vazhdoi rrugën. Kur shkova tek Zubejri i thashë: “Më takoi i Dërguari i Allahut a.s. dhe me të ishin edhe disa shokë të tij, ndërsa unë kisha në kokë një barrë me fara hurmash. Ai e uli devenë që të hipja, por mua më erdhi turp nga ai dhe m’u kujtua xhelozia jote.” Pas kësaj Zubejri më tha: “Për Allah, fakti që ti mbaje farat e hurmave (dhe që Pejgamberi a.s. të ka parë në atë gjendje) është më i turpshëm për mua sesa të hipje me të në deve!” (Dhe unë vazhdova të punoj kështu), derisa Ebu Bekri më dërgoi një shërbëtor që të kujdesej për kalin, gjë që më bëri të ndjehem sikur më kishte liruar nga robëria.” (5224)
›  1867.  Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. një herë më tha: “Unë e di vërtet kur ti je e kënaqur me mua dhe kur je e zemëruar.” Unë i thashë: “Nga e merr vesh këtë?” Ai tha: “Kur je e kënaqur me mua, më thua: ‘]o, për Zotin e Muhamedit!,-/ ndërsa kur je e zemëruar me mua, më thua: ‘J°/ për Zotin e Ibrahimit’.” I thashë: “Po, vërtet! Për Allah, o i Dërguari i Allahut, unë vetëm emrin tënd nuk përmend!” (5228)
›  1868.  Ukba Ibn Aamir r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kini kujdes hyrjen te gratë.” Dikush nga ensarët e pyeti: “O i Dërguari i Allahut! Po kunetërit e bashkëshortes (/7amw)?” Pejgamberi a.s. tha: “Kunetërit e gruas janë vetë vdekja.” (5232)
›  1869.  Ibn Mesudi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Gruaja nuk duhet të shikojë ose të prekë një grua tjetër për t’ia përshkruar atë burrit të vet sikur ai të jetë duke e parë atë.” (5240)
›  1870.  Xhabiri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nëse dikush ka qenë gjatë larg familjes së tij, kur të kthehet, nuk duhet të hyjë në shtëpi natën (që të mos gjejë gjëra që mund t’i ngjallin dyshime në lidhje me familjen, ose të gjejë ndonjë të metë etj.) (5244)
›  1871.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Në qoftë se hyni në qytetin tuaj natën, pasi të ktheheni nga udhëtimi, mos hyni te familjet tuaja, derisa gratë që nuk i kanë pasur burrat aty të pastrojnë qimet nën fundin e barkut, kurse ato me flokë të shprishura të krihen.,r (5246)
›  1872.  Abdullah Ibn Umer r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. e kisha ndarë gruan në periudhën që ajo ishte me zakonet mujore. Umeri r.a. e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për këtë gjë. I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Thuaji atij (birit tënd) ta marrë prapë dhe ta mbajë atë, deri sa ajo të pastrohet nga rrjedhja e saj dhe pastaj të presë, derisa asaj t’i vijnë zakonet herën tjetër dhe pastaj të pastrohet përsëri. Atëherë, nëse ai dëshiron ta mbajë atë, le ta mbajë dhe, nëse do që ta ndajë atë, le ta ndajë, pa kryer marrëdhënie me të (gjatë kësaj kohe). Kjo është idda (koha e përcaktuar e pritjes për gratë) të cilën Allahu e ka vendosur për gratë që ndahen nga bashkëshortët.” (5251)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …