Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 43 – UJITJA

43 – UJITJA

›  1088.  Sehl Ibn Saadi r.a. tregon se i sollën Pejgamberit a.s. një shtambë (me qumësht a me ujë). Ai piu prej saj, ndërsa në të djathtë të tij ishte ulur një djalë, më i vogli i gjithë të pranishmëve dhe në të majtë të tij ishin ulur burra të moshuar. Ai a.s. pyeti: “O djalosh, a më lejon që t’ua jap atë (shtambën për të pirë) të moshuarve?” Djali tha: “O i Dërguari i Allahut, nuk do të më pëlqente që dikush tjetër të kishte nderin të pinte nga ajo që ke lënë ti pa pirë.” Kësisoj pra, Pejgamberi a.s. ia dha atij shtambën për të pirë. (2351)
›  1089.  Enesi r.a. tregon: “Një ditë molën një dele për të Dërguarin e Allahut a.s. në shtëpinë time. Qumësh- tin e përzien me ujë nga pusi i shtëpisë sime, pastaj shtambën ia dhanë të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai piu prej saj. Ndërkohë Ebu Bekri ishte ulur në të majtë të tij dhe një beduin në të djathtë. Kur Pejgamberi a.s. e hoqi shtambën nga goja, Umeri pati frikë, se ai do t’ia jepte atë për të pirë beduinit, kështu që foli: “O i Dërguari i Allahut! Jepja Ebu Bekrit që e ke në krah.” Por Pejgamberi a.s. ia dha atë beduinit, që ishte në të djathtë të tij dhe tha: “Gjithnjë duhet të filloni me atë që keni në krah të djathtë.” (2352)
›  1090.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos e ndalo ujin e tepërt, pasi kjo gjë do t’i ndalojë njerëzit nga kullotja e bagëtive në kullotë.” (2353)
›  1091.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mos e ndaloni ujin e tepërt, që të ndaloni kullotën e tepërt.” (2354)
›  1092.  Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që bën betim të rremë për t7i marrë apo cenuar pasurinë muslimanit do ta takojë Allahun dhe Ai do të jetë i zemëruar me të.” Kështu, Allahu zbriti ajetin Fisnik: “Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre.” (Kuran, 3: 77) Ndërkohë vjen Eshathi dhe thotë: “Për çfarë po ju fliste Abdur-Rahmani? Ky varg ka zbritur për mua. Pata një pus në tokën e një kushëririt tim. Pejgamberi a.s. më kërkoi që të sjell dëshmitarë (për të vërtetuar pretendimin tim). Unë i thashë se nuk kisha dëshmitarë. Më tha që le të betohet i padituri (i akuzuari) prej teje atëherë. Unë i thashë: ‘O i
Dërguari i Allahut! Ai do të betohet menjëherë (me rrenë)!” Pastaj Pejgamberi a.s. tha këtë fjalë (si më lart) dhe Allahu zbriti ajetin për të vërtetuar dhe për të mbështetur fjalën e tij.” (2356, 2357)
›  1093.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Tri lloje njerëzish Allahu as nuk do t’i shohë Ditën e Kiametit, as nuk do t’i pastrojë ata (nga gjynahet) dhe ata do të kenë ndëshkim të dhimbshëm. (Ata janë):
1. Një njeri që ka ujë të tepërt në pronën e tij rrugës dhe ua ndalon atë udhëtarëve;
2. Një njeri që i ka dhënë besën (për t7i qëndruar besnik) një drejtuesi, vetëm për përfitime dynjaje. Kështu, nëse drejtuesi i jep atij gjë, atëherë kënaqet dhe, në qoftë se nuk i jep gjë, atëherë zemërohet;
3. Dhe një njeri që e nxjerr për shitje mallin e tij pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) dhe betohet (rrejshëm): ‘Për Allah, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet)! Më kanë dhënë kaq e aq (para) për mallin tim/ Dhe blerësi e beson,/. Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi këtë ajet: “Vërtet, ata që shkëmbyen për një vlerë fare të vogël Premtimin e dhënë Allahut dhe betimet e tyre.” (Kuran, 3: 77). (2358)
›  1094.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka rrëfyer: “Ndërsa po udhëtonte, një njeri ndjeu etje, kështu që zbriti në një pus dhe piu ujë prej tij. Kur doli, ai pa një qen që po gulçonte dhe po hante baltë nga etja. Tha (me vete): ‘Ky qen po vuan nga ajo që vuajta edhe unë/ Kështu (ai zbriti në pus), mbushi këpucën me ujë, e kapi me dhëmbë, pastaj u ngjit lart e i dha ujë qenit. Për këtë vepër (të mirë) Allahu u tregua mirënjohës ndaj tij, duke e falur.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! A kemi vërtet shpërblim për shërbimin ndaj kafshëve?” Ai u përgjigj: “Po, për çdo shërbim ndaj çdo gjallese ka shpërblim.” (2363)
›  1095.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “(Betohem) për Atë (Allah), në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë do t’i përzë disa njerëz nga Keutlieri im Ditën e Kiametit, ashtu siç përzihen devetë e panjohura nga pellgu i dikujt.” (2367)
›  1096.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Janë tri lloje njerëzish të cilëve Allahu as nuk do t’u flasë dhe as nuk do t’u hedhë shikimin Ditën e Kiametit. (Ata janë):
1. Një njeri, që betohet rrejshëm e duke gënjyer se gjoja i kanë dhënë për mallin e tij më tepër (para) se ç’i kanë dhënë në të vërtetë;
2. Një njeri, që betohet pas namazit të ikindisë (pasdite vonë) me qëllim që të zhvasë pasurinë e muslimanit;
3. Dhe një njeri, që ndalon ujin e tij të tepërt. Allahu do t’i thotë atij: “Sot Unë do të ta ndaloj Mirësinë Time, ashtu siç e ndalove ti tepricën e atij (ujit), që nuk e ke krijuar vetë.” (2369)
›  1097.  Saëb Ibn Xheththame r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Hima-t nuk i përkasin askujt tjetër, përveç Allahut dhe të Dërguarit të TijZ’217 (2370)
›  1098.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Mbajtja e kuajve mund të jetë burim shpërblimi për dikë dhe për dikë tjetër mburojë (mjet për të fituar jetesën), ose barrë për një të tjetër. Ai për të cilin kali është burim shpërblimi, është ai që e mban atë për Çështjen e Allahut (duke e përgatitur atë për Luftë të Shenjtë) dhe e lidh atë me litar të gjatë në kullotë ose në kopsht. Ky njeri do të marrë një shpërblim të atillë, aq sa e lejon litari kalin të hajë në kullotë ose në kopsht; edhe në qoftë se ky kalë e këput litarin dhe kalon një ose dy kodra, atëherë të gjitha gjurmët e tij dhe bajgat e tij do të llogariten si punë të mira e shpërblime për atë; eclhe në qoftë se kali kalon nga një lumë dhe pi ujë prej tij, përsëri do t’i llogaritet shpërblim atij edhe sikur të mos ketë pasur qëllim për t’i dhënë ujë atëherë. (Kësisoj pra, ai është burim për të fituar shpërblime). Për të dytin kali është mburojë nga varfëria. Ai e mban atë për të fituar jetesën dhe mos t’u kërkojë të tjerëve, ndërkohë që jep edhe të Drejtën e Allahut (duke dhënë zekatin nga të ardhurat, duke i përdorur kuajt për tregti etj.)dhe nuk e stërmundon. (Kështu pra ai është mburojë). Për të tretin i cili i mban për krenari dhe për t7u dukur dhe si mjet për të dëmtuar e lënduar muslimanët, kuajt e vet janë burim gjynahesh për të. (Kështu që kali për të është barrë).” Ndërsa kur e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. për gomarët, ai u përgjigj: “Asgjë e veçantë nuk më është shpallur mua për ta përveç këtij vargu përgjithësues e të pashok: ‘Kësisoj, kushdo që bën mirësi sa një thërrmijë qoftë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë. Dhe kushdo që bën keq sa një thërrmijë (apo sa një milingonë), do ta shohë atë (Ditën e Kiametit për t’u shpërblyer secili për çdo vepër)/” (Kuran, 99: 7, 8) (2371)
›  1099.  Hasan Ibn Aliu r.a. tregon se Ali Ibn Ebi Talibi r.a. ka rrëfyer: “Më ra një deve për pjesë nga plaçka e luftës përkrah me të Dërguarin e Allahut a.s. në Bedr dhe ai a.s. më dha edhe një tjetër. Unë u ula te dera e një ensari duke dashur t7i këmbej ato me bar idhliiri, të cilin do ta shisja, që të fitoja para për ceremoninë e martesës sime me Fatimen. Një argjendar nga fisi Beni Kajnuka ishte me mua. Hamza Ibn Abdul-Mutalibi (xhaxhai i Aliut) ishte në atë shtëpi duke pirë, ndërsa një këngëtare po këndonte: ‘O Hamza, (theri) ato dy deve të majme (dhe gostiti me to miqtë)/ Kështu, ai mori shpatën dhe u shkoi atyre, ua preu gungën, i hapi brenda dhe u mori mëlçitë. Aliu më tej vazhdoi: “Kur pashë atë pamje rrënqethëse, shkova te Pejgamberi a.s. dhe ia tregova atij ndodhinë, ndërkohë që aty ishte edhe Zejd Ibn Haritha. Ai a.s. doli bashkë me Zejdin dhe unë u shkova pas. Ai a.s. shkoi te Hamzai dhe i foli ashpër. Hamzai ngriti sytë dhe tha: ‘ A nuk jeni ju veçse robërit e baballarëve të mi?!7 Pejgamberi a.s. u tërhoq mbrapa derisa doli jashtë.
Kjo ngjarje ka ndodhur përpara se të ndaloheshin pijet alkoolike/’ (2375)
›  1100.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. vendosi që t’u japë ensareve pjesë nga djerrinat e Bahrejnit. ensarë’f i thanë: “(Ne nuk do t7i pranojmë ato), derisa t’u japësh po aq edhe vëllezërve tanë nga miihaxhirët.” Ai (a.s.) u tha: “(O ensarël) Shpejt do të shihni njerëz që do të parapëlqejnë të tjerë, kështu që tregoni durim derisa të më takoni mua (Ditën e Ringjalljes).” (2376)
›  1101.  Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Në qoftë se dikush blen palmat e hurmave pasi të jenë pjalmuar, atëherë frutat i takojnë shitësit, po të mos vendosë kusht tjetër blerësi; dhe kush blen një skllav që ka (diçka) pasuri, atëherë pasuria e tij (e skllavit) i takon shitësit, po të mos vendosë kusht tjetër blerësi (se frutat ose pasuria e skllavit tri takojnë atij dhe jo shitësit. Kjo duhet sqaruar në marrëveshje para blerjes).,/ (2379)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …