› 1102. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush merr paratë e njerëzve me qëllim që t’ua rikthejë përsëri atyre, atëherë Allahu do t’ua rikthejë ato për të dhe, kushdo që i merr ato për t’i prishur, atëherë Allahu do ta prishë (do ta shkatërrojë) atë.” (2387)
› 1103. Ebu Dherri r.a. tregon: “Isha me Pejgamberin a.s. dhe, kur ai pa malin e Uhudit, tha: “Nuk dua që të më kthehet ky mal flori, veçse (me një kusht) që asgjë prej tij, deri në dinarin e fundit, të mos më mbetet për më shumë se tri ditë, (sepse do ta shpenzoja të gjithë për Çështjen e Allahut), përveç atij dinari që do të mbaja për të paguar borxhet.” Pastaj shtoi: “Ata që janë të pasur në këtë botë do të kenë pak shpërblim në Jetën e Fundit, përveç atyre që i shpenzojnë paratë e tyre këtu e atje (gjithandej për Çështjen e Allahut) dhe të këtillët janë të paktë.” Pastaj më urdhëroi që të rri në vend dhe vetë iku jo shumë larg, kur dëgjova një zë. Desha të shkoj tek ai, por kujtova urdhrin që më dha: “Rri aty ku je, derisa të kthehem.” Sapo erdhi i thashë: “O i Dërguari i Allahut! (Ç’qe) ajo zhurmë që dëgjova?” Ai më pyeti: “A dëgjove gjë?/r I thashë që po. Ai a.s. më tha: “Më erdhi Xhibrili (a.s.) dhe më tha: ‘Kushdo nga pasuesit e tu që vdes duke mos adhuruar tjetër përveç Allahut, duke mos i vënë Atij shok në adhurim, do të hyjë në Xhenet/” I thashë: “Edhe sikur të bëjë kështu e ashtu punësh (në qoftë se vjedh, bie në imoralitet etj.)?” Ai tha: “Po.” (2388)
› 1104. Xhabiri r.a. tregon: “Shkova te Pejgamberi a.s. paradite dhe e gjeta në xhami. Më tha: “Fal dy rekatë namaz.” Ai a.s. më kishte një borxh të cilin ma ktheu (bile) duke më dhënë edhe më tepër.” (2394)
› 1105. Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Unë jam më i afërt për besimtarët sesa ata për njëri- tjetrin në dynja dhe në Jetën tjetër dhe, nëse dëshironi, lexoni Fjalën e Allahut: ‘I Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin’ (Kuran, 33: 6) Kështu pra, në qoftë se një besimtar i vërtetë vdes dhe lë pas pasuri, ajo është për trashëgimtarët e tij (nga ana e babait) dhe, në qoftë se lë borxh pa shlyer, ose pasardhës nevojtarë, atëherë ata le të vijnë tek unë, pasi unë jam kujdestari i të ndjerit.” (2398, 2399)
› 1106. Mugira Ibn Shuba r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Allahu ju ka ndaluar (ka bërë haram për ju) që të jeni të pabindur ndaj nënave tuaja, që t7i varrosni të gjalla bijat tuaja, që të mos paguani atë që u takon të tjerëve (p.sh. zekatin, sadakat etj.) dhe që të lypni. Allahu urren te ju bisedat e pavlera e që sjellin gjynahe, pyetjet e shumta (të pavlera dhe me qëllim kundërshtimi) dhe shpërdorimin e pasurisë”. (2408)