42 – KULTIVIMI I BUJQESISE

›  1071.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Çdo muslimani i cili mbjell një pemë ose një farë dhe pastaj prej saj ushqehet, ose një zog, ose një kafshë, ose një njeri, i llogaritet atij si vepër bamirësie.” (2320)
›  1072.  Tregohet se Ebu Umama Bahiliu r.a. pa disa pajisje e .vegla bujqësore dhe tha: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Në çdo shtëpi ku hyjnë këto vegla, Allahu do të fusë poshtërimin”.” (2321)
›  1073.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush mban qen, atij çdo ditë i hiqen nga veprat e tij të mira një kirat, përveç qenit që mbahet për të ruajtur bujqësinë, ose bagëtinë.,/ (2322)
›  1074.  Në një citim tjetër Ebu Hurejra r.a. tregon: “Përveç qenit që mbahet për ruajtjen e deleve, ose për të ruajtur bujqësinë, ose për gjah.” (2322)
›  1075.  Në një citim tjetër Ebu Hurejra r.a. tregon: “Përveç qenit që mbahet për gjah, ose për të ruajtur bagëtinë.” (2322)
›  1076.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka rrëfyer (këto ndodhi): “Ndërsa dikush po ngiste një lopë, ajo i kthehet atij dhe i thotë: ‘Unë nuk jam krijuar për këtë qëllim, por jam krijuar për të lëruar’.” Pejgamberi a.s. shtoi: “Unë, edhe Ebu Bekri, edhe Umeri e besojmë këtë ndodhi.” Pastaj ai vazhdoi: “Një ujk mori një dele (nga tufa) dhe bariu po e ndiqte, kur ujku (i kthehet dhe) i thotë: ‘Kush do të jetë roja e saj ditën e kafshëve të egra, ditë kur askush tjetër nuk do të jetë bariu i saj përveç meje?7” Pasi rrëfeu këtë, Pejgamberi a.s. tha: “Unë, edhe Ebu Bekri, edhe Umeri e besojmë këtë ndodhi.” Ebu Selema (përcjellësi i dytë i hadithit thotë se Ebu Hurejra shtoi: “Dhe ata: Ebu Bekri dhe Umeri, nuk ishin të pranishëm në atë kuvend.” (2324)
›  1077.  Ebu Hurejra r.a. tregon se ensarët i thanë Pejgamberit a.s. që t’i ndante palmat e hurmave mes tyre dhe vëllezërve ninhaxhirë (nga Meka). Ai a.s. u tha: “Jo.” Atëherë ensarët u thanë atyre: “Kujdesuni për palmat e hurmave (i ujitni dhe u shërbeni) dhe i ndani frutat me ne.” Ata u thanë: “Dëgjuam dhe u bindëm (pranuam)!” (2325)
›  1078.  Rafi Ibn Hadixh r.a. tregon: “Ne punonim në bujqësi më shumë se gjithkush tjetër në Medine. E jepnim tokën me qira me një prodhim të caktuar të kufizuar që i jepej pronarit të tokës. Nganjëherë prodhimin nga kjo pjesë e godiste vrugu etj., ndërsa pjesa tjetër mbetej e padëmtuar ose e kundërta, kështu që Pejgamberi a.s. e ndaloi zbatimin e kësaj gjëje. Atë kohë nuk përdorej floriri ose argjendi (si para për qiranë e tokës).” (2327)
›  1079.  Abdullah Ibn Umer r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. përfundoi një marrë- veshje me banorët e Hajberit për të shfrytëzuar tokën me kusht ndarjen përgjysmë të prodhimeve të frutave ose të bujqësisë. Pejgamberi a.s. u jepte grave të veta nga një qind zmsk secilës (nga këto) tetëdhjetë vask hurma dhe njëzet vask elb, (një vask = 135 kg). (2328)
›  1080.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. nuk e ka ndaluar këtë gjysmatarinë, por ka thënë: “Është më e mirë që dikush t’ia japë tokën e vet vëllait të tij falas, sesa ta ngarkojë atë me qira të caktuar” (2330)
›  1081.  Umeri r.a. ka thënë: “Sikur të mos jenë brezat e ardhshëm të muslimanëve, tokat e viseve të pushtuara do t’i kisha ndarë ndërmjet ushtarëve, ashtu siç i ndau Pejgamberi a.s. tokat e Hajberit.” (2334)
›  1082.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ai që e bën pjellore një tokë (djerrë) që s’i përket askujt, ka më të drejtë (për t’u bërë pronar i saj).” Urva (përcjellësi i dytë i hadithit) thotë se edhe Umeri r.a. ka dhënë po këtë gjykim në kalifatin e tij. (2335)
›  1083.  Ibn Umeri r.a. tregon se Umeri r.a. i nxori jashtë Hixhazit çifutët dhe të krishterët. Edhe i Dërguari i Allahut a.s., kur pushtoi
Hajberin, deshi t’i nxirrte që andej çifutët pasi tokat e tij u bënë pronë e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e muslimanëve. I Dërguari i Allahut a.s. deshi t’i nxirrte çifutët, por ata i kërkuan që t’i linte të qëndronin, me kusht që të punonin pronat dhe të merrnin gjysmën e prodhimeve. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. u tha atyre: “Ne do t’u lëmë të qëndroni këtu me këtë kusht për aq kohë sa të duam ne.” Kësisoj, ata qëndruan atje derisa Umeri i detyroi të largohen në drejtim të Tajmas dhe Arihas. (2338)
›  1084.  Rafi Ibn Hadixh r.a tregon.: “Xhaxhai im, Dhuhejri, më ka thënë se i Dërguari i Allahut na ka ndaluar neve të bëjmë një gjë që ishte e lehtë dhe dobishme e ndihmë për ne (duke qenë se ishim të shoqëruar në një pronë tonën, por që nuk e punonim vetë!)” Unë i thashë: “Gjithçka që ka thënë i Dërguari i Allahut a.s. është e vërtetë dhe e drejtë!” Ai më tha se i Dërguari i Allahut a.s. e ka thirrur dhe e ka pyetur: “Ç’po bëni me pronat tuaja?” Dhuhejri i është përgjigjur: “I japim tokat me qira me marrëveshje të tillë që për qira të marrim prodhimin rreth kanaleve të ujit, ose me disa esvak elbi ose hurma.” I Dërguari i Allahut a.s. i ka thënë: “Mos veproni kështu, por punojeni tokën vetë, ose lejoni të tjerët ta punojnë falas, ose mbajeni për vete (dhe lëreni atë djerr).” Rafiu vazhdoi: “Unë thashë:’ ‘Dëgjuam dhe u bindëm7!” (2339)
›  1085.  Nafiu tregon se Ibn Umeri i jepte me qira pronat e tija në kohën e Ebu Bekrit, Umerit, Uthmanit dhe në fillim të kohës së Muavijes, pastaj i treguan hadithin e Rafi Ibn Hadixhit që Pejgamberi a.s. e ka ndaluar dhënien e tokave me qira. Ibn Umeri shkoi te Rafiu, qëndroi me të dhe e pyeti. Ai i tha se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar dhënien e tokave me qira. Ibn Umeri i tha: “Ti e di se në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. ne i jepnim tokat me qira kundrejt prodhimit rreth vijave të ujit dhe kundrejt një mase të caktuar kashte të prerë.” (2343, 2344)
›  1086.  Salimi tregon: “Ibn Umeri r.a. ka thënë: “Unë e di se toka ka qenë dhënë me qira për t’u kultivuar në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s.” Më vonë Ibn Umeri pati frikë se Pejgamberi a.s. mund ta kishte ndaluar një gjë të tillë dhe ai nuk e dinte, kështu që hoqi dorë nga dhënia e tokës me qira.” (2345)
›  1087.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një ditë, Pejgamberi a.s., pranë të cilit ndodhej një beduin, na rrëfeu një ndodhi: “Një nga banorët e Xhenetit do t7i kërkojë Allahut që ta lejojë për të kultivuar tokën. Allahu do t’i thotë: ‘A nuk po jeton në kënaqësitë që do?’ Ai do t’i thotë: To, por më pëlqen kultivimi’. (Pas lejes) ai do të mbjellë farat. Bimët do të rriten sa malet e do të piqen gati për t’u vjelur për një çast, sa një shkelje syri. Pastaj Allahu do t’i thotë: ‘O biri i Ademit! Merre (e mblidhe) prodhimin; asgjë nuk të ngop ty,.,/ Pas kësaj (historie) beduini tha: “Ky njeri duhet të jetë ose nga kurejsliët (e shpërngulur në Medine), ose nga ensarët (medinasit), sepse ata janë bujq, kurse ne nuk jemi bujq.” Pejgamberi a.s. qeshi.” (2348)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *