Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 27 – SADAKAJA E FITRIT

27 – SADAKAJA E FITRIT

›  766.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut (a.s.) e bëri detyrim dhënien e një sa’ hurmash ose një sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman: rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit. (1503)
›  767.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut (a.s.) jepnim një sa’ ushqim si sadaka fitri të varfërve. Ushqimi ynë ishte ose elb, ose rrush i thatë, ose gjizë, ose hurma.” (1510)
›  768.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. e ka bërë detyrim sadakanë e fitrit: një sa’ elb ose hurma për çdo musliman e muslimane të mitur ose të moshuar, të lirë ose rob. (1512)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …