26 – ZEKATI

›  702.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dërgoi Muadhin r.a. në Jemen dhe i tha: “Ftoji njerëzit të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut (Laa ilalic il- lAllali ve enne resnlullali). Në qoftë se të binden për këtë, atëherë bënu të qartë se Allahu u ka detyruar atyre faljen e namazit pesë herë në një ditë-natë. Dhe në qoftë se të binden edhe për këtë, atëherë njoftoju se Allahu u ka bërë detyrim atyre të paguajnë detyrimin nga pasuria e tyre138, e cila u merret të pasurve të tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. (1395)
›  703.  Ebu Ejjub r.a. tregon se një burrë i tha Pejgamberit a.s.: “Më trego mua një vepër të atillë e cila do të më bënte të hyj në Xhenet.” Njerëzit thanë: “Ç’ka ai? Si është puna me të?” Pejgamberi a.s. tha: “Ai ka diçka për të pyetur (për një gjë për të cilën ai ka aq shumë nevojë) … Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër përkrah me Të a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh zekatin dhe të mbash lidhje e të shkosh mirë me farefisin.” (1396)
›  704.  Ebu Hurejra r.a. tregon se një beduin erdhi te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “Më trego një punë që, po ta përmbush atë, do të më bëjë të hyjë në Xhenet.” Pejgamberi a.s. tha: “Të adhurosh Allahun Një e të Vetëm dhe të mos adhurosh tjetër me Të, a në vend të Tij; të falësh me përpikmëri namazet e përcaktuara; të japësh detyrimin e zekatit dhe të agjërosh muajin e Ramazanit.” Beduini tha: “(Betohem) për Allahun, në Duart e të Cilit është shpirti im! Unë nuk do të shtoj asgjë mbi këto.” Kur ai u largua, Pejgamberi a.s. tha: “Kushdo që don të shohë burrë nga banorët e Xhenetit le të shohë këtë!” (1397)
›  705.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Kur vdiq i Dërguari i Allahut a.s. dhe Ebu Bekri r.a. u bë kalif pas tij, disa arabë u kthyen në fe mohues, (Ebu Bekri r.a. u shpalli luftë atyre). Umeri r.a. i tha Ebu Bekrit r.a.: “Si do t’i luftosh ata njerëz, ndërkohë që i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Jam urdhëruar nga Allahu t’i luftoj njerëzit derisa të dëshmojnë ‘laa. ilahc il-lAllah’ (nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut) dhe kush dëshmon këtë, atëherë ai e ka të mbrojtur prej meje jetën e tij dhe pasurinë e tij, përveç çfarë përmban e drejta e kësaj dëshmie (në qoftë se tejkalon ligjet Islame, do të ndëshkohet drejtësisht sipas ligjeve Islame), ndërsa llogaria e tij do të jetë tek Allahu,,?!,/ Ebu Bekri r.a. tha: “Për Allah! Do t’i luftoj ata të cilët bëjnë dallim ndërmjet Namazit dhe zekatit, sepse me të vërtetë që zekati është e drejta e merituar e detyrueshme mbi pasurinë (sipas Ligjeve të Allahut). Për Allah! Nëse nuk pranojnë të më japin edhe një kec të cilin ia jepnin të Dërguarit të Allahut a.s.,do t’i luftoja ata për mosdhënien e tij.” Pastaj Umeri r.a. tha: “Për Allah! Nuk qe gjë tjetër, veçse Allahu vërtet ia hapi gjoskin Ebu Bekrit drejt vendimit të tij (për t’i luftuar) dhe e kuptova se ai vendim qe i drejtë dhe i vërtetë.” (1399. 1400)
›  706.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “(Ditën e Kiametit) devetë do t’i shkojnë pronarit të tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka dhënë zekatin e tyre (në dynja), atëherë ato do ta shtypin me këmbë; po kështu edhe dhentë do të shkojnë te pronari i tyre në formën më të mirë që ato kanë qenë (në dynja) dhe, në qoftë se ai nuk e ka paguar zekatin e tyre, atëherë ato do ta shtypin atë me thundrat e tyre dhe do ta dërrmojnë atë me brirët e tyre. Dhe nga të drejtat e tyre (përveç dhënies së zekatit për to) është edhe se ato duhet të milen duke u vënë ujë përpara. Dhe nuk dua, pra, që ndokush prej jush të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me delen që blegërin e të më thotë: ‘O Muhamed! (Të lutem ndërhyj për mua)7, ndërsa unë do t’i them atij: ‘Unë nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut/ Po kështu, nuk dua që ndonjë nga ju të më vijë Ditën e Kiametit i ngarkuar në qafë me deve që hingëllin e të më thotë: ‘O Muhamed! (Të lutem ndërmjetëso për mua)’, ndërsa unë do t’i them atij: ‘Nuk mundem të të ndihmoj aspak, pasi unë ta shpalla Mesazhin e Allahut’.” (1402)
›  707.  Ebu Hurejra r.a. tregon se l Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Çdonjërit që Allahu i ka dhuruar pasuri, por nuk paguan zekatin për të, atëherë në Ditën e Ringjalljes pasuria e tij do t7i paraqitet si një gjarpër lakmues me kokë të helmuar e pa luspa me dy pika të zeza mbi sy (ose dy gjendra helmuese në gojë), që do t’i mbështillet për qafe e do ta godasë në faqe duke i thënë: ‘Unë jam pasuria jote, unë jam thesari yt!,,/ Pastaj Pejgamberi a.s. këndoi ajetin Fisnik: “Ata që bëhen koprracë me të mirat që ua ka dhënë Allahu, kurrsesi të mos mendojnë se kështu është më mirë për ta! Jo, kjo është më keq për ata! Ajo që kanë grumbulluar do t’u ngarkohet atyre në qafë Ditën e Kiametit. E Allahut është trashëgimia e qiejve dhe e Tokës dhe Allahu e di mirë ç’punoni ju.” (Kuran, 3: 180) (1403)
›  708.  Ebu Said Hudriu r.a. s tregon e Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka zekat për (paratë që kanë vlerë) më pak se pesë ukije (« 640 gr) argjend; edhe nuk ka zekat për më pak se pesë deve; edhe nuk ka zekat për më pak se pesë cvsuk (~ 900 kilogram) bereqet.” (1405)
›  709.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se dikush jep lëmoshë sa një kokërr hurme nga para të pastra e të fituara ndershmërisht (sepse Allahu nuk pranon, përveçse të pastrën dhe të ndershmen) atëherë Allahu do ta marrë atë në (Dorën) e Tij të Djathtë dhe do ta zmadhojë shpërblimin e saj për atë njeri, ashtu siç rrisni ju mëzin e kalit, aq sa ajo bëhet sa një mal.” (1410)
›  710.  Haritha Ibn Vehb r.a. tregon: “E kam dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “O besimtarë! Jepni bamirësi, pasi do të vijë një kohë për ju, kur dikush do të sillet me lëmoshën e tij dhe të mos gjejë kënd që t’ia pranojë atë. Do të thotë ai të cilit ia nis lëmoshën: “Po të ma kishe sjellë dje, do të ta kisha pranuar, ndërsa sot nuk kam më nevojë për të.” (1411)
›  711.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk do të vijë Ora (nuk do të bëhet Kiameti), derisa pasuria juaj të vërshojë e të shtohet aq shumë, saqë i pasuri do të shqetësohet tepër për të gjetur dikë që t7i pranojë zekatin, aq sa një i tillë (të cilit ia nis për t’ia dhënë pjesën e zekatit) do t’ia kthejë prapë, duke i thënë: ‘Nuk kam nevojë për te .” (1412)
›  712.  Adij Ibn Hatim r.a. tregon: “Ndërsa isha me të Dërguarin e Allahut a.s., kur vijnë tek ai dy burra: njëri qahej për varfërinë e tij dhe tjetri ankohej për përhapjen e madhe të grabitjeve. I Dërguari i Allahut a.s. tha: “Sa për vjedhjet dhe grabitjet, shpejt do të vijë një kohë, saqë karvani do të shkojë në Mekë (prej këtu në Medine) pa asnjë roje; ndërsa për varfërinë, nuk nuk do të bëhet Kiameti, derisa ndokush prej jush do të endet me lëmoshën e tij duke mos gjetur askënd që t’ia pranojë. Dhe, padyshim, çdonjëri prej jush do të qëndrojë përpara Allahut pa perde dhe pa përkthyes ndërmjet atij dhe Allahut. Allahu do ta pyesë atë: ‘A nuk të dhashë pasuri?’ Ai do të pohojë. Pastaj Allahu do ta pyesë më tej: ‘A nuk çova tek ti të Dërguar?7 Përsëri ai do të pohojë, pastaj do të vështrojë nga e djathta dhe do të shohë vetëm Zjarr, pastaj do të vështrojë nga e majta dhe do të shohë vetëm Zjarr. Kështu pra, kijeni frikë Zjarrin dhe ruajeni veten prej tij duke dhënë qoftë edhe vetëm një gjysmë kokrre hurme (si bamirësi). Dhe, në qoftë se nuk gjeni një gjysmë kokrre hurme, atëherë (ju mund ta bëni një gjë të tillë duke i thënë vëllait tënd musliman) një fjalë të mirë e të këndshme/7 (1413)
›  713.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Do të vijë një kohë për njerëzimin kur dikush do të endet me flori (në dorë) për të dhënë zekatin duke mos gjetur askënd që t7ia pranojë; dhe një burrë i vetëm do të shihet t’i shkojnë pas dyzet gra, ndërsa ai vetëm të jetë kujdestari i tyre, për shkak të pakicës së burrave dhe shumicës së grave.” (1414)
›  714.  Ebu Mesud Ensariu tregon r.a.: “Sa herë që i Dërguari i Allahut na urdhëronte të jepnim bamirësi, ne shkonim në treg dhe punonim si hamej për të fituar një dorë grurë (mudd – 600- 700 gr), të cilën, më pas, e jepnim si lëmoshë. (Ato ishin ditë të varfërisë), ndërsa sot disa prej nesh kanë njëqindmijë. (1416)
›  715.  Aishja r.a. tregon: “Një grua erdhi bashkë me dy vajzat e saja për të kërkuar diçka, por nuk gjeta asgjë në shtëpi, përveçse një kokërr hurmë. Ia dhashë kokrrën asaj dhe ajo e ndau atë mes dy vajzave, ndërsa për vete nuk hëngri asgjë. Pastaj ajo u ngrit dhe doli. Më pas erdhi Pejgamberi a.s. dhe unë ia tregova ndodhinë. Ai a.s. tha: “Kushdo që sprovohet nga këto dy vajza dhe ai sillet mirë me to, atëherë ato të dyja do të jenë mburojë për të nga Zjarri.” (1418)
›  716.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një burrë shkon te Pejgamberi a.s. dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Cila bamirësi e ka shpërblimin më të madh?” Ai (a.s.) tha: “Është ajo të cilën ti e jep kur je i shëndoshë, dorështrënguar, i frikësuar nga varfëria dhe i dëshiruar për pasuri. Mos e vono atë (dhënien e sadakasë) deri kur të të afrohet vdekja dhe pastaj të thuash: ‘Jepim filanit kaq, e filanit aq’. Në të vërtetë, atyre u ka takuar kaq e aq (si trashëgimtarë të pasurisë tënde).” (1419)
›  717.  Aishja r.a. tregon: “Disa nga gratë e Pejgamberit a.s. e pyetën atë: “Cila prej nesh do të jetë e para që do të të ndjekë ty (do të vdesë pas teje)?” Ai (a.s.) tha: “Ajo që e ka dorën më të gjatë.” Kështu, ato filluan të masnin duart e tyre me një shkop dhe doli që Seuda e kishte dorën më të gjatë. (Kur Zejneb bint Xhahshi vdiq para të gjithave në Kalifatin e Umerit), atëherë ne e morëm vesh se dora e gjatë nënkuptonte bamirësinë, sepse ajo ishte e para prej nesh që shkoi pas Pejgamberit a.s. dhe e donte dhënien e sadakasë”. (1420)
›  718.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Dikush tha se do të jap bamirësi, kështu që ai doli me lëmoshën e tij dhe, pa e ditur, ia dha atë një hajduti. Njerëzit filluan të flasin, se si ai i ka dhënë lëmoshë një hajduti. Kur dëgjoi këtë ai tha: ‘O Allah! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Ty! Unë përsëri do të jap sadaka/ Kështu, ai doli me lëmoshën e tij në dorë dhe, pa e ditur, ia la në dorë një lavireje. Në mëngjes njerëzit filluan të përflisnin se ai një natë më parë i kishte dhënë lëmoshë një lavireje. Atëherë ai tha: ‘Gjithë lavdërimet dhe falënderimet qofshin për Ty! (I kam dhënë lëmoshë) një lavireje! Unë do të jap sadaka përsëri/ Kështu, ai doli me lëmoshën e tij në dorë, kur ja (pa e ditur) ia dha në dorë një të pasuri! Kështu, të nesërmen njerëzit filluan të përgojojnë se ai i kishte dhënë lëmoshë një të pasuri. Ai tha: ‘O Allah! Lavdëruar dhe falënderuar qofsh Ti! (I kam dhënë sadaka) një hajduti, një lavireje dhe një pasaniku/ Pastaj vjen dikush dhe i thotë atij: ‘Sa për lëmoshën që i ke dhënë hajdutit, mbase ajo mund ta bëjë atë të heqë dorë nga vjedhja; ndërsa ajo që i ke dhënë lavires, mbase mund ta bëjë atë që të largohet nga prostitucioni dhe ajo që i ke dhënë pasanikut, mbase e bën atë të mendojë dhe të marrë një mësim nga ajo dhe të shpenzojë nga ajo pasuri që i ka dhënë Allahu për Çështjen e Allahut/” (1421)
›  719.  Maan Ibn Jezidi r.a. tregon: “Gjyshi im, babai im dhe unë i dhamë besën të Dërguarit të Allahut a.s.. Pejgamberi a.s. më fejoi pastaj edhe më martoi. Një ditë shkova dhe iu ankova: Babai i Jezidit kishte nxjerrë disa monedha ari për t’i dhënë sadaka dhe ia kishte lënë një burri në xhami (për t7ua dhënë atë të varfërve), por unë shkova dhe i mora edhe ia çova ato atij. Babai im më tha: “Për Allah! Nuk kisha qëllim të t7i jepja ty.,,/ Kështu pra, ia paraqita çështjen të Dërguarit të Allahut a.s., i cili tha: “O Jezid! Ti do të shpërblehesh për qëllimin që pate, ndërsa ti, o Ma’n, çfarë ke marrë është e jotja.” (1422)
›  720.  Aishja r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur një grua jep lëmoshë nga ushqimi (që ka në shtëpi) pa e prishur e dëmtuar atë, atëherë ajo do të marrë shpërblimin e saj për atë që ajo dha; edhe bashkëshorti i saj do të marrë shpërblimin e tij për çfarë ai ka fituar; po kështu edhe për ruajtësin e ushqimit do të ketë të njëjtin shpërblim. Shpërblimi i njërit nuk e pakëson aspak shpërblimin e tjetrit.” (1425)
›  721.  Hakim Ibn Hizami r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dora e sipërme (e cila jep sadaka) është më e mirë se dora e poshtme (e cila merr sadakanë). Ai që jep sadaka duhet të fillojë më parë me ata që ka nën kujdestari dhe lëmosha më e mirë është ajo gjë që jep pasaniku (nga paratë që i mbeten pasi heq shpenzimet). Kushdo që përmbahet që të mos u kërkojë të tjerëve ndihmë në para, Allahu do t’i japë atij dhe do ta ruajë atë që të mos u kërkojë të tjerëve; dhe kushdo që kënaqet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta pasurojë atë dhe do ta bëjë të vetëmjaftueshëm.,/ (1427,1428)
›  722.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. foli nga minberi për sadakanë, për vetëpërmbajtjen dhe për të lypurit, duke thënë: “Dora e sipërme është më e mirë se dora e poshtme. Dora e sipërme është ajo që jep, kurse dora e poshtme është ajo që lyp.” (1429)
›  723.  Ebu Musa r.a. tregon: “Sa herë që tek i Dërguari i Allahut a.s. vinte ndonjë lypës ose i kërkonin atij ndonjë gjë, ai (a.s.) ndërmjetësonte (dhe u thoshte shokëve të tij): “Ndihmojeni dhe këshillojeni atë që të shpërbleheni; dhe Allahu, nëpërmjet gojës së Pejgamberit të Tij (a.s.), do të sjellë ç’të dojë Ai Vetë.” (1432)
›  724.  Esma bint Ebi Bekër r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më tha: “Jepi paratë e mos i mba, që mos të të mbahen.
Në një tregim tjetër thuhet: “Mos i mbani paratë duke i numëruar e duke i ruajtur mënjanë (duke pasur frikë se do të ikin duke i shpenzur për Çështjen e Allahut), që Allahu të mos i përmbajë mirësitë e Tij prej jush.” (1433)
›  725.  Esma bint Ebi Bekr tregon r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Mos e kyç qesen e parave që të mos i përmbajë edhe Allahu mirësitë e Tij prej teje. Shpenzo (për hir të Allahut, për Çështjen e Tij) sa të mundesh!” (1434)
›  726.  Hakim Ibn Hizam r.a. tregon: “I thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: “Përpara se të përqafoja Islamin, bëja vepra të mira, duke dhënë bamirësi, duke liruar skllevër, si dhe duke mbajtur marrëdhënie të mira me të afërmit e me farefisin. A do të kem për këto vepra shpërblim?” Pejgamberi a.s. tha: “Ti je bërë musliman bashkë me gjithë ato vepra të mira që ke bërë (pa e humbur shpërblimin për to)”.” (1436)
›  727.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një musliman i ndershëm dhe i besuar (kujdestar për ruajtjen e pasurisë) i cili i përmbush urdhërat e padronit dhe jep plotësisht çfarë është urdhëruar për të dhënë me zemër të pastër, si edhe duke i dhënë atij njeriu që qe urdhëruar, një person i tillë vlerësohet si njëri prej dy mirëbërësve.” (1438)
›  728.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka ditë që të mos zbresin nga qielli dy melekë, (dhe) njëri prej tyre thotë: ‘O Allah! Paguaja çdo njeriu që shpenzon në Çështjen Tënde!’, kurse tjetri thotë: ‘O Allah! Shkatërro çdo kurrnac!” (1442)
›  729.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut të thotë: “Shembulli i një kopraci dhe i një bamirësi është si shembulli i dy vetave të veshur me xhybe të hekurta.”
Sipas një tregimi tjetër të Ebu Hurejrës, ai (a.s.) ka thënë edhe: “Shembulli i një bamirësi dhe i një kopraci është si shembulli i dy vetave që kanë dy xhybe prej hekuri nga gjoksi deri në fyt. Kështu, kur bamirësi jep lëmoshë, xhybja zmadhohet dhe ia mbulon krejt trupin derisa nuk i duken as majat e gishtave dhe ia fsheh gjurmët e këmbëve (duke ia fshirë ato) (d.m.th. se atij do t’i fshihen dhe do t’i falen gjynahet). Por, kur kopraci dëshiron të shpenzojë, ajo ngjitet fort dhe çdo unazë ngec në vend, e, ndërsa ai përpiqet ta zgjerojë atë, ajo nuk zgjerohet.” (1443,1444)
›  730.  Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Çdo musliman duhet të japë sadaka.” Njerëzit e pyetën: “O Pejgamberi i Allahut! Po në qoftë se dikush nuk ka asgjë për të dhënë, ç’duhet të bëjë?” Ai (a.s.) tha: “Të punojë me duart e tija dhe të përfitojë e t’i bëjë dobi vetes së vet si dhe të japë në bamirësi (nga ajo që fiton).” Përsëri e pyetën: “Po nëse nuk e bën dot as këtë?” Ai (a.s.) tha: ” Ai duhet të ndihmojë nevojtarët që kërkojnë ndihmë.” Përsëri e pyetën: “Po nëse nuk e bën dot as këtë?” Ai (a.s.) tha: “Të punojë gjithçka që është e mirë dhe të rrijë larg çdo të keqeje, sepse të gjitha këto do t’i vlerësohen si vepra bamirësie.” (1445)
›  731.  Umm Atijja r.a. tregon: “Nusejba Ensarijes i çuan një dele dhe ajo çoi pak prej saj tek Aishja r.a.. Pejgamberi a.s. i kërkoi asaj diçka për të ngrënë. Ajo i tha se nuk kishte gjë tjetër, përveç mishit që i kishte çuar Nusejba nga ajo dele. Pejgamberi a.s. i tha: “Sille atë, pasi ajo e ka mbërritur vendin e vet. (1446)
›  732.  Enesi r.a. tregon: “Ebu Bekri më shkroi për atë që Allahu ka urdhëruar të bëjë i Dërguari i Tij a.s. në lidhje me atë person që duhet të jepte zekat një deve të vogël një vjeçare, por që ky njeri nuk ka deve të tillë, por ka një dyvjeçare. (Ai shkruante se) ajo mund t’i pranohet si zekat, por mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë këtij pronari njëzet dërhemë (para argjendi, me peshë rreth 64 gr.) ose dy dele; dhe në qoftë se paguesi i zekatit nuk ka deve të vogël njëvjeçare, por ka një të vogël dyvjeçar (mashkull), atëherë ky do t7i pranohet atij si zekat, por atij nuk i kthehet gjë.” (1448)
›  733.  Enesi r.a. tregon se Ebu Bekri i ka shkruar atij për atë që ka bërë të detyruar i Dërguari i Allahut a.s. (në lidhje me dhënien e zekatit dhe midis të tjerash në të përmendej edhe): “As nuk duhet të bashkohet pasuria e njerëzve të ndryshëm dhe as pasuria e bashkuar nuk duhet të copëtohet nga frika e (pagesës më shumë, ose e përfitimit për të dhënë më pak) zekat.” (1450)
›  734.  Enesi r.a. tregon se Ebu Bekri r.a. i shkroi atij për atë që i Dërguari i Allahut a.s. ka urdhëruar (në lidhje me dhënien e zekatit dhe midis të tjerash në të përmendej edhe kjo): “Në qoftë se një pasuri e kanë dy ortakë në mënyrë të barabartë, ata duhet të paguajnë zekatin e përbashkët sa u takon për gjithë pasurinë dhe vlerësohet se të dy e kanë paguar zekatin në mënyrë të barabartë.,/ (1451)
›  735.  Ebu Said Hudrij r.a. tregon: “Një beduin e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s. për hixhrctin (shpërnguljen për Hir të Allahut). Ai a.s. i tha: “Allahu të mëshiroftë! Çështja e shpërnguljes është shumë e rëndë, por a ke deve dhe a e paguan zekatin e tyre?” Ai tha se kishte deve dhe se e paguante zekatin për to. Pejgamberi a.s. i tha: “Puno edhe matanë detit (po munde) dhe Allahu nuk do të të humbasë asgjë nga punët e tua të mira (dhe nuk do ta pakësojë shpërblimin për to)” (1452)
›  736.  Enesi r.a. tregon se Ebu Bekri r.a. i shkroi atij për detyrimin që Allahu i ka caktuar të Dërguarit të Tij për zekatin (dhe midis të tjerash në të përmendej edhe kjo): “Kush detyrohet të japë për zekat një deve katërvjeçare, por nëse ai nuk ka të tillë në tufën e tij, ndërsa ka një trivjeçare, atëherë atij do t’i pranohet kjo deve trivjeçare, bashkë me dy dele, në qoftë se ka, ose njëzet dërhemë. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk e ka një të tillë, por ka një katërvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo dhe mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve trivjeçare dhe nuk ka tillë, por ka një dyvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me dy dele ose njëzet dirhemë; dhe kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare (ndërsa nuk ka të tillë), por ka një trivjeçare, atëherë atij i pranohet ajo, ndërsa mbledhësi i zekatit duhet t’i kthejë atij njëzet dirhemë ose dy dele. Kush detyrohet të japë për zekat një deve dyvjeçare dhe nuk ka të tillë, por ka një deve njëvjeçare, atëherë atij i pranohet ajo bashkë me njëzet dirhemë ose dy dele shtesë/’ (1453)
›  737.  Enesi r.a. tregon: “Kur Ebu Bekri r.a. më dërgoi në Bahrejn për të mbledhur zekatin, ai më shkroi këtë letër: “Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Këto janë detyrimet e përcaktuara për zekatin të cilat, i Dërguari i Allahut a.s. i ka bërë të detyrueshme për çdo musliman dhe që Allahu i Madhëruar e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij (a.s.) për t’i ndjekur: Cilido musliman të cilit i kërkohet të japë zekatin përkatësisht siç shtjellohet më poshtë, ai duhet t’ia japë atë (mbledhësit të zekatit) dhe, kujt i kërkohet më tepër se ç’përshkruhet e përcaktuar në këtë shkresë, ai nuk duhet ta japë atë. Kështu pra, për njëzet e katër deve ose më pak, për zekat jepen dhen: për çdo pesë deve jepet një dele; për njëzet e pesë deri në tridhjetë e pesë kokë, jepet një deve njëvjeçare; në qoftë se janë nga tridhjetë e gjashtë deri në dyzet e pesë deve, jepet një deve dyvjeçare; në qoftë se janë nga dyzet e gjashtë deri në gjashtëdhjetë kokë, jepet një deve tri vjeçare; në qoftë se janë nga gjashtëdhjetë e një deri në shtatëdhjetë e pesë deve, jepet një deve katërvjeçare; në qoftë se janë nga shtatëdhjetë e gjashtë deri në nëntëdhjetë kokë, jepen dy deve dyvjeçare; në qoftë se janë nga nëntëdhjetë e një deri në njëqind e njëzetë kokë, jepen dy deve trevjeçare; dhe në qoftë se janë mbi njëqind e njëzetë deve, atëherë për çdo dyzet deve, jepet edhe një deve dyvjeçare, ndërsa për çdo pesëdhjetë deve, jepet edhe një deve trivjeçare (përmbi detyrimin e paraparë për njëqind e njëzet deve); por kush ka katër deve, ai nuk ka detyrim zekati, veçse nëse do pronari i tyre, ndërsa kur numri i tyre arrin në pesë kokë, atëherë ai duhet të japë një dele për zekat.
Ndërsa për zekatin e dhenve (të veprohet) si më poshtë: Në qoftë se ato janë ndërmjet dyzet dhe njëqind e njëzetë kokë, jepet një dele; në qoftë se janë mbi njëqind e njëzetë deri në dyqind jepen dy dele; në qoftë se janë mbi dyqind deri në treqind, jepen tre dele; dhe nëse janë mbi treqind dele për çdo njëqind jepet edhe një dele (përmbi detyrimin e treqind dhenve); dhe kush ka më pak se dyzet dhen, ai nuk ka detyrim zekati; veçse nëse do pronari i tyre.
Për argjendin: zekati është një e dyzeta e gjithë sasisë (2.5%), ndërsa po të jetë vlera më pak se dyqind dirhem (rreth 640 gr.) për të nuk ka detyrim zekati, veçse nëse do pronari të japë lëmoshë. (1454)
›  738.  Enesi r.a. tregon se Ebu Bekri r.a. i shkroi atij atë që Allahu e ka urdhëruar të Dërguarin e Tij a.s. (të veprojë në lidhje me zekatin) si më poshtë: “Nuk mund të merret për zekat as kafshë e vjetër, as kafshë e sëmurë dhe as cjap (a dash), veçse nëse do mbledhësi i zekatit (që ta marrë atë).” (1455)
›  739.  Ibn Abbas r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. çoi Muadhin r.a. në Jemen e porositi atë (për rrugën që duhet të ndjekë për të ftuar në Islam): “Po shkon te një popull nga ithtarët e Librave të Parë (çifutë dhe kristianë). Gjëja e parë për të cilën do t’i ftosh njerëzit, është të adhurojnë vetëm Allahun (hadithi nr. 1395)… (dhe në fund shton): Pejgamberi a.s. tha: “Ruaju që të mos marrësh për zekat më të mirën nga pasuria e njerëzve.” (1458)
›  740.  Is’hak Ibn Abdullah tregon: “E dëgjova Enesin të thotë: “Ebu Talha kishte më shumë se gjithë cjisarët e Medines pasuri me pemtore hurmash dhe kopshti më i dashur për të ishte Bejruha, i cili ndodhej përballë Xhamisë së Pejgamberit a.s.. I Dërguari i Allahut a.s. shpesh shkonte aty dhe pinte nga uji i tij mjaft i mirë. Kur Allahu i Madhëruar zbriti ajetin fisnik: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…,/ (Kuran, 3:92) Ebu Talha i thotë të Dërguarit të Allahut a.s.: “O i Dërguari i Allahut! Allahu i Lartësuar me Lavdi, më Madhështori thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni…” (Kuran, 3:92); dhe padyshim që kopshti Bejruha është gjëja më e dashur nga pasuria ime, kështu që unë dua ta jap atë sadaka për hir të Allahut. Mirësinë e shpërblimin për të, e pres nga Allahu. O i Dërguari i Allahut! Shpenzoje atë atje ku Allahu të bën që ti ta mendosh më me vlerë!” Nga kjo i Dërguari i Allahut tha: “Të lumtë! Kjo është pasuri e vlefshme. E kam dëgjuar çfarë ke thënë (o Ebu Talha) dhe unë mendoj që t’ua japësh atë të afërmve të tu.” Ebu Talha tha: “Kështu do të bëj, o i Dërguari i Allahut!” Pastaj ai e ndau atë ndërmjet të afërmve të tij dhe kushërinjve.” (1461)
›  741.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon hadithin nr. 531, kur i Dërguari i Allahut a.s. doli në namazgja ditën e Bajramit. Në këtë tregim ai shton: Pastaj ai (a.s.) u largua. Kur arriti në shtëpi, erdhi Zejnebi, bashkëshortja e Ibn Mesudit, dhe kërkoi leje për të hyrë. I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Është Zejnebi.” Ai pyeti: “Cila Zejneb?” I thanë se është bashkëshortja e Ibn Mesudit. Ai tha: “Po, lejojeni të hyjë.” Kështu, ajo u lejua të hyjë brenda, pastaj tha: “O Pejgamber i Allahut! Ti sot i urdhërove njerëzit të japin bamirësi. Kështu, edhe unë kisha zbukurimet e mia dhe desha t’i jap për lëmoshë, por Ibn Mesudi më tha se ai dhe fëmijët e tij i meritojnë ato më shumë se kushdo tjetër.” Pejgamberi a.s. tha: “Ibn Mesudi ka thënë të vërtetën. Burri yt dhe fëmijët e tu kanë më tepër të drejtë për to, se çdokush tjetër.” (1462)
›  742.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Muslimani nuk ka detyrim zekati për kalin e tij dhe për robin e tij.” (1463)
›  743.  Ebu Said Hudrij r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. u ul në minber, ndërsa ne u ulëm rreth tij. Pastaj tha: “Nga gjërat që kam frikë më shumë se do t’ju bien ju, është kënaqësia dhe shkëlqimi i botës me bukuritë e saj që do t’ju hapen përpara.” Dikush tha: “O i Dërguari i Allahut! A mundet që e mira të sjellë të keqen?” Pejgamberi a.s. mbeti i heshtur për pak kohë. I thanë atij që foli: “Si është puna me ty? Ti po flet me Pejgamberin a.s., ndërsa ai nuk po të flet.” Ndërkohë vumë re se Pejgamberit a.s. po i zbriste Frymëzimi Hyjnor. Pastaj ai a.s. fshiu djersën dhe tha: “Ku është pyetësi?” U duk sikur Pejgamberi a.s. e vlerësoi pyetjen e tij dhe tha: “E mira asnjëherë nuk sjell të keqen. Me të vërtetë, ky rast është si bima që rritet në brigjet e një uji të rrjedhshëm e cila, ose e vret, ose e sëmur kafshën (që e ha atë), përveç rastit kur kafsha ha e ngopet me gjelbërim dhe i kthehet diellit, pastaj nxjerr bajgat dhe urinën dhe fillon të kullosë përsëri. Nuk ka dyshim se kjo pasuri është e gjelbër dhe e ëmbël. Lum për pasurinë e muslimanit prej së cilës ai u jep të varfërve, jetimëve dhe udhëtarëve në nevojë (ose siç tha Pejgamberi diçka të ngjashme me këtë)!” Dhe, me të vërtetë, kushdo që e merr atë në mënyrë të paligjshme, do të jetë si ai që ha, por që kurrë nuk kënaqet e nuk ngopet, ndërsa pasuria e tij do të jetë dëshmitare kundër tij Ditën e Ringjalljes.” (1465)
›  744.  Amr Ibn Harithi tregon pothuajse njësoj hadithin e kaluar (nr. 741/1462) të Zejnebit, bashkëshortes së Ibn Mesudit r.a., por këtu ajo shton: “Shkova te Pejgamberi a.s. dhe gjeta te dera një grua nga ensarit (që donte të pyeste) për një çështje si e imja. Aty pranë kaloi Bilali dhe ne i kërkuam atij që ta pyeste Pejgamberin a.s. nëse ishte e lejueshme për mua të shpenzoj për burrin tim dhe për jetimët nën kujdesin tim. Kështu (Bilali hyri brenda dhe) e pyeti për këtë Pejgamberin a.s., i cili tha: “Po dhe ajo do të ketë shpërblim të dyfishtë: Një për ndihmën ndaj të afërmve dhe një për dhënien e lëmoshës.” (1466)
›  745.  Umm Selemeh r.a. tregon se i ka thënë të Dërguarit të Allahut a.s.: “A do të shpërblehem në qoftë se shpenzoj për të mbajtur fëmijët e Ebu Selemes (ish- bashkëshortit të saj), të cilët, në të vërtetë, janë bijtë e mi?” Pejgamberi a.s. tha: “Shpenzo e jep për ta dhe ti do të kesh shpërblimin për gjithçka që ke shpenzuar për ta.” (1467)
›  746.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut (a.s.) urdhëroi (dikë) të mbledhë zekatin. Kur u kthye, ai i tha Pejgamberit a.s. se Ibn Xhemili, Halid Ibn Velidi dhe Abbas Ibn Abdul- Muttalibi nuk kishin pranuar të jepnin zekatin. Pejgmberi a.s. tha: “Ç’e ka bërë Ibn Xhemilin të mos pranojë të japë zekatin, i cili ka qenë i varfër, ndërsa Allahu dhe i Dërguari i Tij e bënë të pasur?! Por nuk keni të drejtë t7i kër- koni zekat Halidit, sepse ai po i mban parzmoren dhe armët e tija për Çështjen e Allahut (xhihad). Sa për Abbas Ibn Abdul-Muttalibin, ai është xhaxhai i të Dërguarit të Allahut a.s. dhe e ka detyrim zekatin. Ai duhet ta japë atë, si dhe një herë aq (pra dyfish).” (1468)
›  747.  Ebu Said Hudrij r.a. tregon se disa ensarë i kërkuan diçka të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai ua dha. Ata përsëri i kërkuan diçka dhe ai përsëri u dha atyre. Ata i kërkuan atij për herë të tretë dhe ai përsëri u dha, derisa atij i mbaroi gjithçka që kishte dhe u tha: “Po të kisha më gjë për të dhënë, nuk do t’ua mbaja pa ua dhënë. Kushdo që ruhet që të mos u kërkojë të tjerëve, Allahu do ta bëjë atë të kënaqur; dhe kushdo që përpiqet të mjaftohet me atë që i ka dhënë Allahu, Allahu do ta bëjë atë të vetë- mjaftueshëm; e kushdo që tregohet i du- ruar, Allahu do ta bëjë atë të durue shëm; nuk mund t’i jepet kujt dhuratë më e mirë dhe më e madhe sesa sabriM9” (1469)
›  748.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “(Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta ime! Është më mirë që çdo njëri prej jush të marrë një litar, të presë dru (në pyll), t’i mbajë ato në shpinë dhe t’i shesë (për të fituar jetesën), sesa t’i shkojë e t’i kërkojë ndokujt diçka, ndërsa ai mund t’i japë ose jo.” (1470)
›  749.  Zubejri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për këdo prej jush është më mirë që të marrë një litar, (të presë) dhe të sjellë një krah dru (nga pylli) në shtëpi dhe t’i shesë, e kështu Allahu t’ia ruajë fytyrën (nga Zjarri), sesa t7u kërkojë njerëzve që mund t’i japin gjë osejo.” (1471)
›  750.  Hakim Ibn Hizam r.a. tregon: “Njëherë i kërkova diçka të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai më dha. I kërkova së dyti dhe ai përsëri më dha; i kërkova së treti dhe ai sërish më dha, pastaj më tha: “O Hakim! Kjo pasuri është si një frut i freskët i ëmbël: kushdo që e merr atë pa lakmi, ai do të bekohet në të, ndërsa kushdo që e merr atë me makutësi, ai nuk bekohet në të; një njeri i tillë është ai njeri që ka, por që nuk ngopet e nuk kënaqet kurrë. Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që merr).” Pastaj i thashë të Dërguarit të Allahut a.s.: “(Betohem) për Atë i Cili të ka dërguar ty me të Vërtetën! Unë kurrë nuk do të pranoj më gjë prej askujt, derisa të ndahem nga kjo botë.” Më vonë Ebu Bekri r.a. (në kalifatin e tij) e thirri Hakimin që t’i jepte atij pjesën që i takonte nga plaçka e luftës (si gjithë shokëve të tjerë të Pejgamberit a.s.), por ai nuk pranoi të merrte asgjë. Kështu e thirri edhe Umeri r.a. (gjatë kalifatit të tij) për të marrë hisen që i takonte, por ai nuk pranoi. Atëherë, Umeri r.a. tha: “O muslimanë! Ju kam dëshmitarë se unë ia ofrova atij pjesën që i takonte nga kjo plaçkë lufte, por ai nuk pranoi që ta merrte atë.” Kësisoj, Hakimi, pas (betimit që i bëri) Pejgamberit a.s., kurrë nuk mori asgjë prej kurrkujt derisa vdiq. (1472)
›  751.  Umeri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. shpesh më jepte ndonjë gjë, por unë i thosha atij: “Sikur t’ia jepje një më të varfëri dhe më nevojtari se unë?” Ndërsa ai a.s. më tha: “Merre këtë. Në qoftë se të jepet diçka nga kjo pasuri, pa pasur lakmi për të dhe pa e kërkuar, merre atë e, në qoftë se nuk të jepet, atëherë mos rend pas saj.” (1473)
›  752.  Ibn Umeri r.a. se tregon Pejgamberi a.s. ka thënë: “Ka një lloj njeriu, i cili vazhdon të kërkojë prej njerëzve derisa në Ditën e Ringjalljes do të vijë pa mish në fytyrë.” Dhe shtoi: “Ditën e Kiametit dielli do të ulet afër (njerëzve) aq sa djersa do të mbërrijë deri (në kokë) në mes të veshëve dhe, duke qenë në këtë gjendje, ata do t7i luten për ndihmë Ademit a.s., pastaj Musait a.s. dhe pastaj Muhamedit a.s.” (1474)
›  753.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “I varfër nuk është ai që shëtit nëpër njerëz dhe u kërkon atyre një a dy kafshata ushqim, apo një a dy kokrra hurma. I varfër është ai që nuk ka pasuri të mjaftueshme për të plotësuar nevojat dhe që as nuk dihet nga të tjerët e as nuk lyp gjë nga njerëzit, që ata të mund t’i japin atij diçka si lëmoshë.” (1479)
›  754.  Ebu Hunejd Saidiu r.a. tregon: “Morëm pjesë në ekspeditën e shenjtë të Tebukut me të Dërguarin e Allahut a.s. Ndërsa arritëm në Vadil-Kura, kur pamë një grua në kopshtin e saj. Pejgamberi a.s. u tha shokëve të tij që të vlerësonin sasinë e frutave të kopshtit, ndërsa ai (a.s.) i vlerësoi dhjetë Asvak (rreth 1800 kg). Pejgamberi a.s. i tha gruas: “Shihe dhe mate mirë sa do të prodhojë kopshti.” Kur arritëm në Tebuk, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Sonte do të fryjë erë shumë e fortë, kështu që asnjë të mos rri në këmbë dhe kush të ketë deve, t’i shtrëngojë fort ato.” Kështu pra, ne i lidhëm devetë tona. Natën fryu erë shumë e fortë. Dikush u ngrit në këmbë dhe e mori era dhe e çoi te mali Tajji. Mbreti i Ejles i dërgoi Pejgamberit a.s. si dhuratë një mushkë të bardhë, një xhybe dhe i shkroi se populli i tij do të rrinte në vendin e tij (dhe do të paguajë taksën e xhizjes150)
Kur u kthyem në Vadil-Kura, Pejgamberi a.s. e pyeti atë grua se sa kishte nxjerrë kopështi i saj. Ajo u përgjigj: “Dhjetë Asvak”, d.m.th. aq sa e kishte vlerësuar edhe i Dërguari i Allahut a.s.. Pastaj Pejgamberi a.s. tha: “Unë dua të arrij shpejt në Medine dhe, kushdo që dëshiron të shpejtojë me mua, duhet të nxitojë. Kur pa Medinen, ai (a.s.) tha: “Kjo është Tabah”, ndërsa, kur pa Uhudin tha: “Ky mal na do neve dhe ne e duam atë. A t’ju tregoj familjet më të mira të ensarëve?” Ne pohuam dhe ai vazhdoi: “Familja e Beni Nexhxhar, pastaj familja e Beni Abdul- Eshhel, pastaj familja e Beni Saida ose Beni Harith Ibn Hazrexh. (Këto janë më të mirat), por mirësia është tek të gjitha familjet e ensarëve.” (1481,1482)
›  755.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Për tokën që ujitet nga shiu, ose nga ujë i rrjedhshëm, ose nëse është tokë e lagësht e që nuk ujitet, për të zekati është një e dhjeta e prodhimit, ndërsa për tokën e ujitur me ujë pusi, për të zekati është sa një e njëzeta.” (1483)
›  756.  Ebu Hurejra r.a. tregon se hurmat ia binin të Dërguarit të Allahut a.s. menjëherë pasi ishin vjelë. Njerëz të ndryshëm sillnin hurmat e tyre aq sa bëhej një grumbull i madh (përpara Pejgamberit a.s.). Një herë Hasani dhe Husejni po luanin me këto hurma, kur njëri prej tyre mori një kokërr dhe e futi në gojë. I Dërguari i Allahut a.s. e pa dhe ia nxori nga goja dhe i tha: “A nuk e di ti se familja dhe pasardhësit e Muhamedit nuk hanë nga ajo që është dhënë për lëmoshë?!” (1485)
›  757.  Umeri r.a. tregon: “Njëherë dhurova një kalë për hir të Allahut (në bamirësi), por ai njeri që ia dhashë kalin, nuk kujdesej për të. Desha t’ia blej pasi mendova se do ta shiste lirë, kështu që e pyeta Pejgamberin a.s. për këtë. Ai (a.s.) më tha: “As mos i blij dhe as mos i merr prapë lëmoshat që ke dhënë edhe në qoftë se do të ta shiste për një dirhem, sepse, ai që merr prapë atë që ka dhënë si lëmoshë, është si ai që lëpin atë që ka vjellë.” (1490)
›  758.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. pa një dele të ngordhur, të cilën ia kishte pasë dhënë si lëmoshë robëreshës së liruar të Mejmunah, gruas së Pejgamberit a.s.. Pejgamberi a.s. tha: “Pse nuk ia merrni lëkurën?” I thanë se ajo kishte ngordhur. Ai (a.s.) tha: “E ndaluar është vetëm ngrënia e mishit të saj.” (1492)
›  759.  Enesi r.a. tregon: “I sollëm Pejgamberit a.s. ca mish të cilin më parë ia kishin dhënë Beriras (robëreshës së liruar të Aishes r.a.) si lëmoshë. Ai (a.s.) tha: “Ky mish për Beriran ka qenë lëmoshë, por për ne ai tashmë është dhuratë.” (1495)
›  760.  Hadithi i Muadhit r.a. kur u dërgua në Jemen nga Pejgamberi a.s. (nr. 702/1395 dhe 729/1458)
Në këtë citim shtohet nga porosia e Pejgamberit a.s. për Muadhin r.a.: “Ki frikë nga mallkimi i të shtypurit (i atij që i bëhet padrejtësi), sepse, me të vërtetë, ndërmjet duasë së tij dhe Allahut nuk ka pengesë!” (1496)
›  761.  Abdullah Ibn Ebu Aufa r.a. tregon: “Sa herë që dikush i sillte sadakatë e tij te Pejgamberi a.s., ai gjithnjë lutej: “O Allah! Dërgoji bekimet e Tua familjes së filanit.” Kur babai im shkoi tek i Dërguari i Allahut a.s. me sadakatë e tij, ai a.s. u lut: “O Allah! Dhuroji bekimet e Tua mbi familjen dhe pasardhësit e Ebu Aufas.” (1497)
›  762.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ka rrëfyer këtë tregim: “Dikush nga Beni Israilët i kërkoi borxh një tjetri po nga Beni Israilët një mijë dinarë dhe i dyti (huadhënësi) ia dha atij. Borxhliu udhëtoi (matanë detit) por, (kur erdhi koha për të kthyer borxhin) ai nuk gjeti anije, kështu që ai mori një dru, e gërryu, pastaj i futi një mijë dinarët në të dhe e hodhi në det. Huadhënësi doli dhe, kur gjeti këtë dru, e mori në shtëpi për ta djegur. Kur e sharroi drurin, ai gjeti në të paratë e veta.” (1498)
Hadithi i plotë:
Tregon Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi a.s. ka treguar: Dikush nga Beni Israilët i kërkoi një njeriu tjetër po nga Beni Israilët t’i jepte hua një mijë dinarë. I dyti (huadhënësi) kërkoi dëshmitarë. I pari (huamarrësi) iu përgjigj: ‘Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar’. I dyti i tha: ‘Mirë e ke’, dhe i dha atij paratë me një afat. Borxhliu kaloi detin. Kur mbaroi punën, kërkoi për një kalimtar që të mund të arrinte në kohë për të paguar borxhin, por nuk mundi të gjejë kënd.
Kështu, ai mori një dru dhe bëri një vrimë në të, futi një mijë dinarët, si dhe një letër për huadhënësin, pastaj e mbylli mirë vrimën. E mori drurin dhe e hodhi në det duke thënë: ‘O Allah! Ti e di mirë se unë mora borxh një mijë dinarë nga filani. Ai më kërkoi siguri, por unë i thashë atij se garancia e Allahut ishte më se e mjaftueshme dhe ai e pranoi garancinë Tënde. Ai më kërkoi edhe dëshmitarë. Unë i thashë atij se Allahu është më se i mjaftueshëm si Dëshmitar dhe ai të pranoi Ty si Dëshmitar. Vërtet që unë u mundova shumë të gjeja një kalimtar për t7i çuar atij paratë, por nuk munda, kështu që po t’i dorëzoj Ty këto para’. Me këto fjalë ai e hodhi drurin në det, priti derisa u zhduk thellë në të dhe pastaj u largua. Ndërkohë ai filloi të kërkojë përsëri për ndonjë kalimtar që do të arrinte në vendin e huadhënësit të tij. Një ditë prej ditësh, huadhënësi doli nga shtëpia të shihte nëse kishte mbërritur ndonjë anije që do t’i sillte atij paratë, kur krejt papritur pa një dru (ku në të ishin paratë e tij) që e mori dhe e çoi në shtëpi për ta djegur. Kur e çau gjeti në të paratë e tij dhe një letër. Shpejt pas kësaj, borxhliu erdhi duke i sjellë atij një mijë dinarët duke i thënë: Tër Allah! U mundova shumë të gjeja një anije që të mund të t’i sillja paratë, por nuk munda të gjej tjetër veçse këtë me të cilën udhëtova këtë herë. Huadhënësi pyeti: ‘A më ke dërguar gjë mua? Borxhliu iu përgjigj: ‘Të thashë se nuk munda të gjej anije tjetër, veçse këtë me të cilën erdha tani’. Huadhënësi i tha: ‘Allahu ka dorëzuar për ty paratë që t’i i dërgove në dru, kështu që tani mbaji një mijë dinarët dhe shko i udhëzuar në Udhën e Drejtë’.” (2169)
›  763.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Nuk ka kompensim për atë që vritet ose plagoset nga kafsha, ose që bie në pus, ose nga puna në minierë, ndërsa për thesarin (ose pasurinë) e varrosur, detyrimi është sa një e pesta.” (1499)
›  764.  Ebu Humejd Saidi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. caktoi një burrë të quajtur Ibn Lutebijjah nga fisi Esd për të mbledhur zekatin e fisit Beni Sulejm. Kur ai u kthye, Pejgamberi a.s. kontrolloi llogarinë me të. (1500)
›  765.  Enesi r.a. tregon: “E mora Abdullah Ibn Talhan dhe e çova tek i Dërguari i Allahut a.s. për t’i bërë talinik atij. I pashë në dorë të Dërguarit të Allahut (a.s.) një hekur për damkosjen e bagëtive duke damkosur devetë e zekatit. (1502)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *