28 – HAXHI (VIZITA NE MEKE)

›  769.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Fadli (vëllai i tij) po udhëtonte hipur në deve pas të Dërguarit të Allahut (a.s.). Në atë kohë erdhi një grua nga fisi Hath’an dhe Fadli filloi ta vështronte atë. Ajo e vështroi, gjithashtu. Pejgamberi a.s. ia ktheu fytyrën Fadlit nga ana tjetër. Gruaja tha: “O i Dërguari i Allahut! Detyrimi i haxhit nga Allahu për robët e Tij të përkushtuar i është bërë i detyruar edhe babait tim, por ai është i moshuar dhe i pamundur dhe nuk mund të rrijë hipur në kafshë. A mund ta bëj unë haxhin për të?” Pejgamberi a.s. iu përgjigj: “Po, mundesh.” Kjo ka qenë në haxhin e Lamtumirës së Pejgamberit a.s ” (1513)
›  770.  Ibn Umeri r.a. tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. të ngasë devenë e tij në Dhul-Hulejfa dhe të fillojë të shqiptojë telbijen, kur deveja të ishte ngritur plotësisht në këmbë. (1514)
›  771.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. kreu haxhin hipur në samarin e një deveje, të cilën e kishte edhe kafshë udhëtimi. (1517)
›  772.  Aishja r.a., nëna e besimtarëve të drejtë e të vërtetë, tregon se e ka pyetur të Dërguarin e Allahut (a.s.): 7/E shohim Xhihadin si veprën më të vyer. A të marrim pjesë edhe ne në Xhihad?” Pejgamberi a.s. i tha: “Jo! Xhihadi më i mirë (për ju, gratë) është haxhi mebrnr.” (1520)
›  773.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kushdo që kryen haxh për hir të Allahut, nuk i afrohet gruas së tij ditët e haxhit dhe nuk bën keq e gjynahe, atëherë ai do të kthehet (pas haxhit i liruar nga të gjitha gjynahet) si ditën që e ka lindur nëna e tij.” (1521)
›  774.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. vendosi Dhul-Hulejfan si mikat për banorët e Medines, Xhuhfen për – popullin e Shamit, Karn- ul Menazil – për banorët e Nexhdit dhe
Jelemlem – për banorët e Jemenit. Këta kufinj janë për banorët e këtyre vendeve si dhe për këdo tjetër që kalon këndej nga këto qendra me qëllim për të kryer haxhin dhe nmren; sa për banorët brenda këtyre kufinjve, ata duhet të hyjnë në ihram nga vendi ku nisen, kurse banorët e Mekës mund të hyjnë në ihram (vetëm për haxh) nga Meka (nga vendbanimi i tyre). (1530)
›  775.  Nafiu tregon: “Ibn Umeri r.a. ka treguar se i Dërguari i Allahut a.s. e ndaloi dhe e uli devenë në Bat’ha në Dhul-Hulejfa dhe atje fali namazin. Kështu bënte gjithnjë edhe Ibn Umeri r.a.”. (1532)
›  776.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkonte (për umre dhe haxh) nga rruga Shexherah dhe kthehej nga rruga Muar-ras dhe, sigurisht, sa herë që ai (a.s.) do të shkonte në Mekë, do të falej në Xhaminë Shexherah, ndërsa në kthim do të falej në Dhul-Hulejfa në mes të luginës, pastaj do ta kalonte natën atje deri në agim. (1533)
›  777.  Umeri r.a. tregon se në luginën Akik e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë:
“Më erdhi sonte një i dërguar nga Zoti im dhe më tha të falem në këtë luginë të bekuar dhe të hyj në ihram për umre e për haxh së bashku.” (1534)
›  778.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ndërsa po pushonte në Muarras, në fundin e luginës Dhul- Hulejfah, iu shpall në ëndërr: “Ti, në te vërtetë, ndodhesh në një luginë të bekuar.” (1535)
›  779.  JaTa r.a. tregon se ai e ka pyetur Umerin r.a.: “Ma trego Pejgamberin a.s. kur t’i vijë Shpallja Hyjnore.” Ndërsa Pejgamberi a.s. ishte në Xhirana në shoqëri të disa shokëve të tij, kur vjen dikush dhe e pyet: “O i Dërguari i Allahut! Si gjykon për një njeri, i cili vesh ihram për umre duke qenë i lyer me parfum?” Pejgamberi a.s. heshti për pak kohë, ndërkohë që po i vente Shpallja. Kështu, Umeri r.a. ma bëri me shenjë dhe unë u afrova. I Dërguari i Allahut a.s. ishte në hije të një cope dhe unë e futa kokën brenda kur pashë se i Dërguari i Allahut a.s. ishte skuqur në fytyrë dhe po gërhiste. Kur i kaloi ajo gjendje, ai (a.s.) pyeti: “Ku është ai që pyeti për umren?” Kur e sollën atë, Pejgamberi a.s. tha: “Parfumin që ke në trup laje tri herë, hiqe xhyben dhe vepro në umre njësoj siç vepron në haxh.” (1536)
›  780.  Aishja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: “Unë e bëja me erë të mirë të Dërguarin e Allahut a.s. kur ai donte të hynte në gjendjen e ihramit; po kështu veproja edhe kur mbaronte gjendjen e ihramit, para tavafit rreth Qabesë (në tavafin e haxhit).” (1539)
›  781.  Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të shqiptojë telbijen dhe të hyjë në gjendjen e ihramit, duke qenë me flokët e kokës të lidhura nyje. (1540)
›  782.  Ibn Umeri r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. në asnjë vend tjetër nuk e ka shqiptuar telbijen dhe nuk ka hyrë në gjendjen e ihramit, përveçse tek xhamia”, d.m.th. tek xhamia e Dhul- Hulejfas. (1541)
›  783.  Ibn Umeri r.a. tregon se Usama r.a. udhëtoi hipur pas Pejgamberit a.s. nga Arafati deri në Muzdelife pastaj nga Muzdelifeja deri në Mina. Me të Dërguarin e Allahut a.s. udhëtoi Fadli r.a.. Ibn Umeri shton se që të dy ata thanë se Pejgamberi a.s. nuk pushoi së shqiptuari tdbijen, derisa hodhi gura- lecat tek Xhemrat-ul Akabeh (shejtani i madh). (1543,1544)
›  784.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. u nis nga Medina me shokët e vet pasi i krehu dhe i leu flokët me vaj (dhe) duke veshur dy çarçafë për ihram, një rida (në mes e lart) dhe një izar (në mes e poshtë). Ai nuk ndaloi askënd që të vishnin çdo lloj çarçafi për ihram, përveç atyre që ishin të lyer me shafran, pasi ato mund ta lënë erën në lëkurë. Kështu pra, në mëngjes Pejgamberi a.s. i hipi devesë së tij në Dhul-Hulejfa dhe vazhdoi derisa arriti në Bejda ku ai dhe shokët e tij shqiptuan telbijen dhe bënë ceremoninë e taklidit. Kjo qe me 25 të muajit Dhul- Ka’de (muaji i njëmbëdhjetë) dhe, kur arriti në Mekë, me 4 të muajit Dhul- Hixhxhe, ai (a.s.) bëri tavafin rreth Qabesë, pastaj kreu edhe sa’jin (ecjen në këmbë) mes (kodrave) Safa dhe Merva. Meqënëse kishte shënuar kurbanin e tij, ai (a.s.) nuk e përfundoi ihramin (por vazhdoi në atë gjendje). Pastaj u ngjit në vendet më të larta të Mekës afër haxhun duke vazhduar në gjendjen e ihramit për haxh dhe nuk iu afrua Qabesë pasi bëri tavafin (e parë) deri kur u kthye nga Arafati. Ndërsa ai a.s. urdhëroi shokët e tij të bënin tavafin rreth Qabesë, pastaj të kryenin sa’jin ndërmjet Safa dhe Merva, të shkurtonin flokët e kokës dhe të përfundonin kështu gjendjen e ihramit. Ky urdhër qe kështu vetëm për ata që nuk patën kurban me vete për ta kurorëzuar. Ata që i kishin gratë e tyre me vete, mund t7u afroheshin atyre (për të fjetur me to). Po kështu mund të përdornin erë të mirë si edhe të vishnin rroba të zakonshme. (Pastaj ata veshën ihramin për haxh ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes dhe kryen haxhin temettn). (1545)
›  785.  Ibn Umeri r.a. tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut a.s. ishte: “Leb- bejk-Allahumme leb-bejk, leb-bejke laa sherike leke leb-bejk, in-nel-hamde ven- ni’mete leke vel-mulk laa sheriike lek – Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde, o Allah! Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde dhe u bindem Urdhrave të Tua! Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde. Ti nuk ke asnjë shok a ortak. Unë i përgjigjem Thirrjes Tënde. Gjithë Lavdërimet, Falenderimet dhe Mirësitë janë vërtet vetëm për Ty! I gjithë Sundimi është vetëm i Yti dhe Ti nuk ke asnjë shok a ortak.” (1549)
›  786.  Enesi r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. fali namazin e drekës në Medine katër rekatë, po kështu bëmë edhe ne duke qenë në shoqëri të tij, ndërsa pasditen dy rekatë në Dhul- Hulejfa. Natën e kaloi aty deri në agim, pastaj udhëtoi derisa, kur arriti në Beida, falënderoi Allahun, e lavdëroi dhe i madhëroi Atë (me fjalët hamdu lil- lah, Subhan-Allah, Allaliu Ekber). Pastaj ai (a.s.) dhe ata që qenë me të ngritën zërin me telbije/z me qëllim për haxh dhe për umre. Kur arritëm në Mekë, ai na urdhëroi të përfundonim gjendjen e ihramit (pasi kryem umren; kjo për ata që nuk kishin marrë kurban me vete) deri ditën e tervijes (dita e tetë e Dhul- Hixhxhes) kur ata hynë në ihram për haxh. Pejgamberi a.s. bëri kurban me dorën e tij shumë deve duke qenë në këmbë (pa i rrëzuar). Ndërsa në Medine i Dërguari i Allahut a.s. bëri kurban në emër të Allahut dy deshë me lara me brirë. (1551)
›  787.  Tregohet për Ibn Umerin r.a. se ai e ngrinte zërin me telbijen derisa arrinte kufinjtë e Haremit (kufinjtë e shenjta) të Mekës. Pastaj e ndalonte atë derisa të arrinte në Dhu-Tuva (afër Mekës), ku kalonte natën (deri në agim). Pas faljes së namazit të agimit, ai lahej. Ai i qëndronte mendimit se edhe i Dërguari i Allahut a.s. kishte vepruar kështu. (1553)
›  788.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sikur jam duke e parë tani Musanë tek hyn në luginë, duke ngritur zërin me telbijen.” (1555)
›  789.  Ebu Musa r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më dërgoi te populli i Jemenit dhe, kur u ktheva, e gjeta në Bat’ha. Ai (a.s.) më pyeti: “Me çfarë qëllimi ke veshur ihramin (për haxh, për umre apo për të dyja)?” I thashë: “Kam veshur ihramin me atë qëllim që e ka veshur edhe Pejgamberi a.s..” Ai (a.s.)më pyeti: “A ke marrë kurban me vete?” I thashë që jo. Ai më urdhëroi që të bëj tavafin rreth Qabesë, pastaj edhe ecjen ndërmjet Safa dhe Merva dhe të dilja nga gjendja e ihramit. Kështu veprova dhe pastaj shkova tek një grua nga fisi im e cila më krehu flokët apo më lau kokën. Më vonë, kur kalif qe Umeri r.a., tha: “Në qoftë se ndjekim Librin e Allahut, atëherë ai na urdhëron që të rrimë në gjendjen e ihramit derisa të kryejmë plotësisht haxhin, siç thotë Allahu: ‘Dhe kryeni me përpikmëri haxhin dhe umren për Allahun (Kuran, 2:196)
Edhe po të ndjekim Sunetin e Pejgamberit a.s., (do të shohim se) ai nuk u lirua nga gjendja e ihramit, derisa preu kurbanin e vet.” (1559)
›  790.  Kasim Ibn Muhamed citon nga nga Aishja r.a. Hadithin e mirënjohur për haxhin. Në këtë hadith ajo thotë: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut a.s. në muajt e haxhit, në netët e haxhit, në kohët dhe në vendet e haxhit dhe në gjendjen e haxhit. U zbritëm kafshëve në Sarif (fshat 16-17 km/10 milje nga Meka). Pastaj ai iu drejtua shokëve të tij duke u thënë: “Kushdo që nuk ka kurban me vete dhe që dëshiron të bëjë umre në vend të haxhit, mund ta bëjë një gjë të tillë (haxh temettn), ndërsa ata që kanë kurban me vete, nuk duhet të lirohen nga ihrami pasi të kryejë umren (haxh kiran)’.” Aishja r.a. shtoi: “Shokët e Pejgamberit a.s. iu bindën këtij urdhri. Kështu, disa prej tyre (që nuk kishin kurban me vete), u liruan nga ihrami pasi bënë umren. I Dërguari i Allahut a.s. dhe disa nga shokët e tij qenë më të mundshëm dhe patën me vete edhe kurbanët, kështu që ata nuk mund të bënin (vetëm) umren (dhe të liroheshin nga ihrami, por do të bënin edhe umren edhe haxhin me një ihram).” (1560)
›  791.  Esvedi tregon se Aishja r.a. ka thënë: “U nisëm me Pejgamberin a.s. (nga Medina) me qëllimin e vetëm për haxh, por, kur arritëm në Mekë dhe bënë tavafin rreth Qabesë dhe ecjen midis Safasë dhe Mervasë, Pejgamberi a.s. i urdhëroi ata që nuk kishin kurban me vete të liroheshin nga gjendja e ihramit. Kësisoj pra, ata që nuk kishin marrë kurban me vete u liruan nga gjendja e ihramit. Edhe gratë e Pejgamberit a.s. nuk kishin marrë kurban me vete, kështu që edhe ato dolën nga gjendja e ihramit.” Ndërsa Safija r.a. tha: ‘Më duket se do t’ju vonoj të gjithëve/ Pejgamberi a.s. tha: ‘O Akra
Halka\15S A nuk e bëre tavafin Ditën e Bajramit (Tavafin e haxhit)?’ Ajo iu përgjigj se e kishte bërë. Ai i tha (Safijes): ‘Nuk ka asnjë të keqe që të vazhdosh me ne/” (1561)
›  792.  Në një citim tjetër Aishja r.a. tregon: “U nisëm me të Dërguarin e Allahut a.s. (për në Mekë) në vitin e haxhit të tij të Lamtumirës. Disa nga ne patën hyrë në ihram vetëm për umre, disa për haxh dhe për umre dhe disa vetëm për haxh, ndërsa i Dërguari i Allahut a.s. hyri në ihram për haxh. Kësisoj, kush kishte hyrë në ihram me qëllimin për haxh ose për haxh dhe për umre, nuk u lirua prej tij (ihramit) deri ditën e kurbanit (Dita e Kurban Bajramit).” (1563)
›  793.  Mervan Ibn Hakam tregon se Uthmani r.a. i ndalonte njerëzit të bënin haxh temettu dhe kiran (haxh dhe umre së bashku). Kur pa këtë veprim të Uthmanit r.a., Aliu r.a. hyri në ihram për haxh dhe për umre së bashku duke thënë: “Nuk do ta lë Sunetin e Pejgamberit a.s. prej fjalës së ndonjë njeriu.” (1564)
›  794.  Ibn Abbasi r.a. tregon se njerëzit në periudhën e padijes para-islame mendonin se kryerja e umres në muajit e haxhit ishte një nga gjynahet më të mëdha në tokë. Ata gjithashtu e quanin edhe Seferin (muajin e dytë hënor) si muaj të shenjtë dhe thoshin: “Kur t’u shërohen deveve plagët e shpinës (pasi të kthehen nga haxhi, kur t’u fshihen shenjat e atyre plagëve, kur të kalojë muaji i Seferit), atëherë lejohet umre për atë që dëshiron ta bëjë.” Në mëngjesin e ditës së katërt të Dhul-Hixhxhes, Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij arritën në Mekë duke qenë në ihram për haxh, por ai (a.s.) i urdhëroi shokët e tij ta ndërrojnë qëllimin që patën dhe të bëjnë umre (në vend të haxhit). Kështu ata e quajtën këtë si një gjë të madhe dhe pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Si do të jetë lirimi (nga ihrami)?” Pejgamberi a.s. tha: “Lirim i plotë.” (1564)
›  795.  Ibn Umeri r.a. tregon se Hafsaja r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., e pyeti të Dërguarin e Allahut a.s.: “Pse kanë dalë njerëzit nga gjendja e ihramit pasi kanë bërë umren, ndërsa ti nuk je liruar nga ihrami pasi bëre umren?” Ai a.s. i tha: “Unë i kam lidhur flokët dhe kam kurorëzuar kurbanin, kështu që nuk do të lirohem nga gjendja e ihramit, derisa të pres kurbanin tim.” (1566)
›  796.  Nasr bin Imran Duba’ij tregon: “Njerëzit më ndalonin që të bëja haxhin temettu, pranda pyeta Ibn Abbasin rreth kësaj forme. Ai më urdhëroi që ta bëja ashtu atë haxh dhe ashtu bëra. Më vonë pashë në ëndërr një burrë që më tha: “Haxhnn mebrur (haxh të pranuar nga Allahu) dhe umre të pranuar.” Ëndrrën ia tregova Ibn Abbasit r.a., i cili tha: “Ky është Suneti (rruga e ligjëruar) i Pejgamberit a.s.” (1567)
›  797.  Xhabiri r.a. tregon se ai bëri haxhin me të Dërguarin e Allahut a.s. ditën që ai drejtoi devetë me të. Njerëzit kishin veshur ihramin për haxh ifrad. Pejgamberi a.s. i urdhëroi ata: “Lirohuni nga ihrami pas tavafit rreth Qabesë, ecjes mes kodrave Safa e Merva dhe pas shkurtimit të flokëve. Pastaj qëndroni në Mekë të liruar (nga ihrami), deri ditën e tervijes, kur duhet të vishnin përsëri ihramin për haxh. Ndërsa ihramin e parë me të cilin erdhët, bejeni vetëm për umre. Ata pyetën: “Si mund ta bëjmë për umre (temettu) atë ihram, ndërsa ne patëm qëllim haxhin?” Pejgamberi a.s. u tha: “Bëni siç ju them unë të bëni. Sikur të mos kisha marrë kurban me vete, edhe unë do të veproja ashtu siç ju urdhërova juve. Por unë nuk mund të dal nga ihrami, derisa kurbani im të mbërrijë në vendin e caktuar (të theret).” Kështu ata vepruan siç i urdhëroi ai (a.s.)” (1568)
›  798.  Imrani r.a. tregon: “Ne bëmë haxh temettu në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. dhe pastaj u shpall në Kuran (në lidhje me haxhin temettu), ndonëse dikush thotë çfarë dëshiron sipas mendimit të vet për këtë.” (Nënkuptohet këtu për Umerin r.a.; shih hadithin nr. 789/1559 si dhe shtjellime në Fet’h Banj.) (1571)
›  799.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. hyri në Mekë nga Kedai nga (lartësitë) Thenijetil-Ulja që është në Bat’ha, dhe u largua që andej nga (ultësira) Thenijetis-Sufla. (1576)
›  800.  Aishja r.a. tregon: “E pyeta Pejgamberin a.s. nëse muri rrethor (pranë Qabesë), a është pjesë e Qabesë (apo jo)? Ai a.s. pohoi. I thashë: “Si është puna atëherë, përse nuk e kanë përfshirë edhe atë në ndërtesën e Qabesë?” Ai tha: “A nuk e di se populli yt (kurejshët) qenë ngushtë për para (kështu që nuk mundën ta përfshijnë edhe murin rrethor në ndërtimin e Qabesë)?” E pyeta: “Po çështja e derës së saj, pse është aq e ngritur nga toka?” Ai tha: “Populli yt e bëri këtë që të fusnin brenda kë të dëshëronin dhe të ndalonin kë të donin. Sikur të mos kishte qenë populli yt kaq afër me kohën e padijes paraislame (ata e pranuan Islamin shumë vonë dhe janë të rinj në fe) dhe po të mos kisha frikë se ata do të shprehnin pakënaqësi për këtë gjë, atëherë do ta kisha përfshirë edhe zonën e murit rrethor në ndërtesën e Qabesë, si dhe do ta kisha ulur derën e saj rrafsh me tokën.” (1584)
›  801.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. i ka thënë asaj: “Po të mos ishte se populli yt është kaq afër me kohën e padijes paraislame (d.m.th. kaq të rinj në fe, sepse ata pranuan Islamin shumë vonë), do ta kisha prishur Qabenë dhe do ta kisha rindërtuar, duke përfshirë brenda saj të gjithë atë pjesë që nuk është futur në të. Do t’i kisha bërë asaj edhe dy dyer, të lindjes dhe të perëndimit (nga muri rrethor në anën veriore) duke e ngritur kështu atë mbi themelet fillestare të vendosura nga Ibrahimi a.s. (pasi kurejshët e kanë zvogëluar ndërtesën e saj).” (1586)
›  802.  Usama Ibn Zejd tregon se ai e ka pyetur të Dërguarin e Allahut a.s.: “Ku do të rrish në Mekë? A do të rrish në Mekë tek shtëpia jote?” Ai (a.s.) tha: “A ka lënë Akili pasuri a shtëpi?” Akili bashkë me Talibin trashëguan pasurinë e Ebu Talibit. Xha’feri dhe Aliu nuk trashëguan gjë, pasi ata qenë muslimanë, ndërsa Akili dhe Talibi (asokohe) qenë femohues. (1588)
›  803.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Kur deshi të hynte në Mekë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Vendi ynë nesër, në dashtë Allahu, do të jetë Haif Beni Kinana aty, ku paganët bënë betimin e Kufrit/7 Ai nënkuptonte me atë vend Muhassab ku fiset Kurejsh dhe Kinane vendosën marrëveshjen mes tyre kundër fiseve Beni Hashim, Beni Abdul-Muttalib dhe Beni Muttalib, se nuk do të bënin martesa të ndërsjella me ta dhe se nuk do të bënin asnjë marrëdhënie tregtie e shitblerjeje me ta, derisa ata t’u dorëzonin atyre Pejgamberin a.s.. (1589 shiko edhe 3882)
›  804Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: Qabenë do ta shkatërrojë Dhu Suvaiketeini.
›  805.  Aishja r.a. tregon: “Njerëzit agjëronin ditën e Ashnres (ditën e dhjetë të muajit Mnharrem) përpara se të bëhej detyrim agjërimi i Ramazanit. Atë ditë edhe Qabenë e mbulonin. Kur Allahu bëri detyrim agjërimin e Ramazanit, i Dërguari i Allahut a.s. tha:
“Kushdo që dëshiron ta agjërojë atë ditë (Ashuren), mund ta bëjë këtë dhe, kush nuk do, mund ta lejë atë.” (1592)
›  806.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njerëzit do të vazhdojnë të vijnë për haxh dhe për umre në Qabe edhe pasi të dalin Jexhuxhët dhe McixhuxhëL” (1593)
›  807.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Sikur po e shoh atë: një njeri i zi me këmbë të holla duke hequr gurët e Qabesë një nga një.” (1595)
›  808.  Abis Ibn Rabia tregon se Umeri r.a. iu afrua Gurit të Zi, e puthi atë dhe tha: “Nuk ka pikë dyshimi dhe unë e di se ti je një gur, i cili as nuk dëmton kënd dhe as nuk i sjell dobi kujt. Po të mos kisha parë të Dërguarin e Allahut (a.s.) të të puthte ty, unë nuk do të të kisha puthur.” (1597)
›  809.  Abdullah Ibn Aufah r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. bëri umre. Kështu, ai a.s. bëri tavafin rreth Qabesë, pastaj fali dy rekatë namaz pas Mekamit (vendqëndrimit të Ibrahimit). Atë e shoqëronin ata që e ruanin nga njerëzit. Dikush e pyeti Abdullahin: “A hyri i Dërguari i Allahut a.s. brenda në Qabe?” Ai u përgjigj duke mohuar. (1600)
›  810.  Ibn Abbasi r.a. tregon se, kur i Dërguari i Allahut a.s. erdhi në Mekë, ai nuk pranoi të hynte në Qabe, e cila ishte e mbushur me idhuj. Ai urdhëroi që ata të hiqeshin prej saj, kështu që njerëzit i nxorën jashtë të gjithë idhujt, nxorën edhe piktura të Ibrahimit dhe të Ismailit me shigjeta në duar. Atëherë i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Allahu i mallkoftë këta njerëz! Për Allah! As Ibrahimi dhe as Isamaili kurrë nuk hodhën shigjeta për të provuar fatin. Dhe këta njerëz e dinin mirë këtë.” Pastaj ai hyri brenda në Qabe dhe shqiptoi tekbir në qoshet e saj, por nuk u fal në të.” (1601)
›  811.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. dhe shokët e tij erdhën në Mekë, paganët hapën fjalë se po vinin një grup njerëzish të dobësuar nga ethet e Medines. Nga ky shkak, Pejgamberi a.s. i urdhëroi shokët e tij t’i bënin me remel tri rrotullimet e para në tavaf dhe të ecnin ndërmjet dy qosheve (të Jemenit dhe të Gurit të Zi). Ai nuk i urdhëroi ata për remel gjatë gjithë rrotullimeve të tavafit, sepse i erdhi keq për ta.” (1602)
›  812.  Ibn Umeri r.a. tregon: “E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. kur mbërriti në Mekë. Ai e puthi qoshen e Gurit të Zi në fillim të tavafit dhe tri rrotullimet e para nga shtatë, ai i bëri me remel” (1603)
›  813.  Tregohet se Umeri r.a. ka thënë: “Nuk ka më asnjë arsye për ne, që të bëjmë remel (në tavaf). Në të vërtetë, atëherë ne donim vetëm që të na shikonin kështu paganët, ndërsa tashmë Allahu i shkatërroi ata.” Pastaj ai shtoi: “Megjithatë, kështu ka vepruar Pejgamberi a.s. dhe ne nuk duam që ta braktisim atë (remelin).” (1605)
›  814.  Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. ka thënë: “Asnjëherë nuk i kam lënë pa prekur këto dy qoshe të Qabesë (të Gurit të Zi dhe të Jemenit) edhe kur ka qenë e vështirë (nga dyndja e njerëzve), edhe kur ka qenë e lehtë, që kur kam parë Pejgamberin a.s. t’i prekte ato.” (1606)
›  815.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e bëri tavafin rreth Qabesë në haxhin e Lamtumirës, duke qenë hipur në deve, ndërsa e prekte Gurin e Zi me shkop. (1607)
›  816.  Zubeir Ibn Arabi tregon: “Dikush e pyeti Ibn Umerin r.a. për prekjen e Gurit të Zi. Ibn Umeri r.a. i tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. ta prekte dhe ta puthte atë.” Pyetësi tha: “Po sikur të ketë shumë njerëz rreth Qabesë dhe njerëzit më marrin me vete (ç’duhet të bëj)?” Ai iu përgjigj i inatosur: “Lëre ‘po sikur’-in në Jemen (prej nga ishte pyetësi)! Unë e kam parë të Dërguarin e Allahut a.s. ta prekte dhe ta puthte atë!” (1611)
›  817.  Urva tregon se Aishja r.a. ka thënë: “Gjëja e parë që bëri Pejgamberi a.s. kur mbërriti në Mekë ishte se ai mori avdes dhe bëri tavafin rreth Qabesë dhe nuk qe vetëm umre (por haxh kiran). Më vonë Ebu Bekri dhe Umeri bënë të njëjtën gjë në haxhin e tyre.” (1614,1615)
›  818.  Ibn Umeri r.a. tregon hadithin për tavafin e Pejgamberit a.s. dhe këtu shton se pas tavafit ai (a.s.) falte dy rekatë namaz dhe pastaj përshkonte largësinë ndërmjet Safa dhe Merva. (1616)
›  819.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Kur po bënte tavaf rreth Qabesë, Pejgamberi a.s. kaloi pranë një njeriu, i cili i kishte lidhur duart me një tjetër me litar a rrip a diçka të tillë. Pejgamberi a.s. e këputi atë me duart e tij dhe i tha: “Merre për dore.” (1620)
›  820.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Një vit përpara haxhit të tij të Lamtumirës, i Dërguari i Allahut a.s. emëroi Ebu Bekrin se prijës të haxhinjve. Ai më dërgoi ditën e kurbanit në shoqëri të një grupi njerëzish në Mina për të bërë një njoftim në popull (duke shpallur): “Nuk lejohet më asnjë idhujtar që të bëjë haxh pas këtij viti dhe nuk lejohet më të bëjë tavaf asnjë i zhveshur.” (Shih hadithin nr. 242/369) (1622)
›  821.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Kur Pejgamberi a.s. arriti në Mekë, ai bëri tavafin rreth Qabesë dhe sa’jin (ecjen mes kodrave Safa dhe Merva), por ai nuk iu afrua më asaj pas tavafit që ai bëri rreth saj, derisa u kthye nga Arafati.” (1625)
›  822.  Ibn Umeri r.a. tregon se Abbasi r.a. (xhaxhai i Pejgamberit a.s.) i kërkoi të Dërguarit të Allahut që ta lejonte atë të qëndronte në Mekë gjatë netëve të Minasë (netët pas Ditës së dhjetë, të njëmbëdhjetë e të dymbëdhjetë dhe/ose te trembëdhjetë) me qëllim që të furnizonte me ujë haxhinjtë, kështu që ai (a.s.) e lejoi atë. (1634)
›  823.  Ibn Abbasi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. erdhi te vendi i pirjes së ujit dhe kërkoi ujë. Abbasi tha: “O Fadl! Shko tek nëna jote dhe merr ujë tek ajo për të Dërguarin e Allahut a.s.” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Më jep ujë të pi.” Abbasi tha: “O i Dërguari i Allahut, njerëzit fusin duart në të.” Ai a.s. përsëri i tha: “Më jep ujë të pi.” Kështu, ai piu nga ai ujë dhe pastaj shkoi tek pusi i Zem-Zemit. Edhe atje njerëzit po u jepnin ujë të tjerëve dhe po punonin aty (duke nxjerrë ujë nga pusi). Pastaj Pejgamberi a.s. u tha atyre: “Punoni! Ju po bëni punë të drejtë e të çmuar!” Pastaj shtoi: “Po të mos kisha frikë se njerëz të tjerë do të suleshin (për të nxjerrë ujë nga Zem-Zemi), vërtet që edhe unë do të merrja një litar dhe ta vija këtu (në krah) për të nxjerrë ujë.” Duke thënë kështu Pejgamberi a.s. bëri me shenjë supin e tij. (1635)
›  824.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “I dhashë ujë Zem-Zemi të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai e piu atë në këmbë.”
Ndërsa në një citim tjetër tregohet se Pejgamberi a.s. gjithë atë ditë ka qenë i hipur në deve. (1637)
›  825.  Urva, djali i motrës së Aishes, tregon: “E pyeta Aishen r.a.: “Si e shpjegon Fjalën e Allahut: ‘Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut, prandaj ai që viziton Qabenë për haxh ose për umre, s’ka kurrfarë gjynahu nëse sillet mes tyre. Kush bën vepra të mira vullnetare, ta dijë se Allahu është njëmend Falënderues dhe i Gjithëdijshëm/ (Kuran, 2:158)
Për Allah! (Duket qartë nga kjo Shpallje) se nuk ka asnjë të keqe, nëse dikush nuk e bën ecjen mes Safa dhe Merva.” Aishja r.a. tha: “O nipi im! Shpjegimi yt nuk është aspak i vërtetë. Po të kishte qenë ky shpjegimi i yt i drejtë, atëherë Fjala e Allahut duhej të kishte qenë: ‘Nuk është gjynah për atë i cili nuk e bën ecjen mes tyre’. Por, në të vërtetë, kjo Shpallje Hyjnore është zbritur në lidhje me cnsarct (banorët e Medines), të cilët vishnin ihram për të adhuruar një idhull të quajtur Menat, të cilin e adhuronin në një vend të quajtur Mushal-lel. Kështu, kushdo që vishte ihramin për idhullin, e quante të padrejtë dhe nuk e bënte ecjen ndërmjet Safas dhe Mervas. Kur përqafuan Islamin, ata e pyetën të Dërguarin e Allahut a.s. në lidhje me këtë duke i thënë: ‘O i Dërguari i Allahut! Ne gjithnjë nuk e kryenim ecjen mes Safas dhe Mervas7. Kështu Allahu zbriti ajetin: ‘Vërtet, (kodrinat) Safa dhe Merva (në Mekë) janë pjesë e Shenjave të Allahut…”
“Aishja r.a. shtoi: “Vërtet që i Dërguari i Allahut a.s. vendosi Sunetin (traditën) e bërjes së ecjes mes Safas dhe Mervas, kështu që askujt nuk i lejohet që ta lejë pa bërë ecjen ndërmjet tyre.” (1643)
›  826.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur i Dërguari i Allahut a.s. bëri tavafin e parë, ai i bëri me remel tri sjelljet e para dhe me ecje të lirë katër sjelljet e tjera (të tavafit rreth Qabesë), ndërsa gjatë sa’jit mes Safas dhe Mervas, ai nxitonte në barkun e luginës, ku kalojnë ujrat e shirave.” (1644)
›  827.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dhe shokët e tij veshën ihramin për haxh, por askush tjetër përveç Pejgamberit a.s. dhe Talhas nuk kishte kurban me vete. Aliu erdhi nga Jemeni dhe kishte marrë me vete edhe kurbanin. Aliu tha: “Kam hyrë në gjendjen e ihramit me të njëjtin qëllim që ka hyrë edhe Pejgamberi a.s.”. Pejgamberi a.s. i urdhëroi shokët e tij që të bënin umren me atë ihram që kishin dhe pas tavafit (rreth Qabesë dhe ecjes ndërmjet Safa dhe Merva) të shkurtonin flokët dhe të dilnin nga gjendja e ihramit, përve atyre që kishin marrë kurbanët me vete. Njerëzit i thanë: “Si mund të nisemi drejt Minasë (për haxh) ndërkohë që kemi qenë të lirë dhe kemi fjetur me gratë tona?” Kur kjo fjalë i arriti Pejgamberit a.s., ai tha: “Po ta kisha ditur që më parë atë që mora vesh më pas, nuk do ta kisha marrë kurbanin me vete dhe, po të mos kisha pasur me vete kurban, do të kisha dalë (isha liruar) prej gjendjes së ihramit.” (1651)
›  828.  Abdul-Aziz Ibn Rufai tregon se e ka pyetur Enesin r.a.: “Më trego çfarë kujton nga i Dërguari i Allahut a.s.: Ku e fali namazin e drekës dhe të pasdites Ditën e Tervijes (Dita e tetë e Dhul- Hixhes)?” Ai më tha: “(Pejgamberi a.s. i fali këto namaze) në Mina.” E pyeta: “Ku e fali namazin e pasdites ditën e Nefrit (largimi nga Minaja ditën e dymbëdhjetë a të trembëdhjetë të Dhul- Hixhes)?” Ai më tha: “Në Ebtah”, pastaj shtoi: “Bëj ashtu siç bëjnë prijësit e tu!” (1653)
›  829.  Umm Fadl r.a. tregon: “Njerëzit qenë në dyshim nëse Pejgmberi a.s. po agjëronte ditën e Arafatit (apo jo), kështu që unë i dërgova atij diçka për ta pirë dhe ai e piu atë.” (1658)
›  830.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Ditën e Arafatit (dita e nëntë e Dhul-Hixhes) kur dielli kaloi zenitin, dola dhe thirra afër çadrës së Haxhaxhit. Ai doli i mbështjellë me një copë të zbukuruar me një degë dhe tha: “O Ebu Abdurr- Rrahman! Si është puna?” I thashë: “Në qoftë se dëshiron të ndjekësh Sunetin e Pejgamberit a.s., atëherë nisu për Arafat.” Ai pyeti: “A pikërisht tani?” Treguesi i dytë i hadithit, Salimi (i biri i Ibn Umerit) shton se Ibn Umeri r.a. i tha: “Po”. Hexhaxhi i tha: “Më prit derisa t7i hedh kokës ujë (të lahem) dhe të dal.” Kështu Ibn Umeri r.a. zbriti nga deveja dhe priti derisa doli Haxhaxhi. Ai eci mes meje dhe babait tim (Ibn Umerit). Unë i thashë atij: “Në qoftë se don të ndjekësh Sunetin e Pejgamberit a.s. atëherë mba një ligjëratë të shkurtër dhe nxito për të shkuar për qëndrimin në Arafat. Ai ia hodhi sytë Abdullahit (Ibn Umerit) sikur donte ta pyeste dhe, kur Abdullahu e vuri re këtë, i tha se unë kisha thënë të vërtetën.” (Abdul-Meliku, kalifi në atë kohë, i kishte shkruar Haxhaxhit që të mos kishte asnjë kundërshti me Ibn Umerin për haxhin.) (1660)
›  831.  Xhubejr Ibn Mutimi r.a. tregon: “Ditën e Arafatit më humbi deveja dhe dola për ta kërkuar, kur pashë Pejgamberin a.s. duke qëndruar në Arafat. Thashë me vete: “Për Allah! Ai është nga hums. Ç’do ai këtu? Ç’e ka sjellë atë këtu?” (1664)
›  832.  Urva tregon: “E pyetën Usamën r.a.: “Si ka qenë ecja e devesë së të Dërguarit të Allahut a.s. gjatë largimit të tij nga Arafati në haxhin e Lamtumirës?” Usama r.a. u përgjigj: “Pejgamberi a.s. ecte me qetësi dhe, kur kishte një vend të lirë, e nxitonte devenë.” (1666)
›  833.  Ibn Abbasi r.a. tregon se ai u largua ditën e Arafatit bashkë me Pejgamberin a.s.. Pejgamberi a.s. dëgjoi nga pas tij shumë zhurmë dhe rrahje të deveve, kështu që ai u bëri me shenjë njerëzve me kamzhikun e devesë duke u thënë: “O njerëz! Jini të qetë! Të nxituarit nuk është shenjë e drejtësisë dhe e përkushtimit!” (1671)
›  834.  Abdullahu, robi i liruar i Esma bint Ebi Bekrit r.a., tregon: “Esmaja zbriti në Muzdelife natën e Xliem-it (të qëndruarit atje) dhe filloi të falej. Pasi u fal për pak kohë, ajo më pyeti: “O biri im! A perëndoi hëna?” Iu përgjigja: “Jo!”. Kështu që ajo përsëri vazhdoi të falej për pak kohë dhe pastaj pyeti: “A ka perënduar hëna?” Iu përgjigja: “Po!”. Atëherë ajo urdhëroi që të niseshim (për Mina). Ne u nisëm dhe vazhduam, derisa ajo hodhi guralecat tek Xliemrat-ul Akabe, pastaj u kthye tek vendi i saj, ku fali namazin e agimit. I thashë: “O Hanta! Më duket se kemi ardhur (në Mina) natën shumë herët.” Ajo tha: “O biri im! I Dërguari i Allahut a.s. e ka lejuar këtë për gratë (i ka lejuar gratë që të veprojnë kështu).” (1679)
›  835.  Aishja r.a. tregon: “Kur zbritëm në Muzdelife, Seuda, e cila qe grua e shëndoshë dhe e ngathët, i kërkoi leje Pejgamberit a.s. që të largohej më herët që andej natën e
Xhemë’-it dhe ai a.s. e lejoi atë. Kësisoj, ajo u largua nga Muzdelifeja përpara vërshimit të njerëzve. Ne qëndruam në Muzdelife deri në agim dhe u nisëm (me Pejgamberin a.s.), por unë vuajta aq shumë sa që më erdhi keq që nuk i kërkova leje të Dërguarit të Allahut a.s. siç i kërkoi Seuda. Kjo do të kishte qenë më e dëshiruar për mua se çdo gëzim tjetër.” (1680,1681)
›  836.  Abdurr-Rrahman Ibn Jeziidi tregon: “U nisa (nga Arafati) me Abdullahun r.a. dhe, kur arritëm në Xhemë’, ai fali dy namazet (të mbrëmjes dhe të darkës) së bashku duke bërë ezanin dhe ikametin veç e veç për secilin namaz. Ai hëngri darkën ndërmjet dy namazeve. Namazin e agimit e fali sapo zbardhi dita. Disa nga njerëzit thanë, (ndërsa po falej) se dita kishte aguar, kurse të tjerët thanë se akoma nuk kishte aguar. Pastaj Abdullahi tha se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Këtyre dy namazeve u është ndyshuar koha e tyre e përcaktuar vetëm në këtë vend (Muzdelife); e para, për namazin e mbrëmjes dhe të darkës: njerëzit mund të mos mbërrijnë në Muzdelife(nga Arafati) derisa të vijë koha e namazit të darkës; e dyta, për namazin e agimit, i cili falet në këtë orë.” Abdullahu qëndroi atje derisa zbardhi edhe pak pastaj tha:
“Në qoftë se prijësi i besimtarëve do të nxitonte tani drejt Minasë, atëherë ai me të vërtetë që do ta kishte zbatuar Sunetin e Pejgamberit a.s..” Dhe nuk e di cila i paraprin tjetrës, fjala e Abdullahit r.a. apo largimi i Uthmanit nga Muzdelifeja. Abdullahu r.a. vazhdoi të thoshte telbijen me zë të lartë, derisa hodhi guralecat tek Xhemret-ul Akabe Ditën e Kurbanit (Kurban Bajramit). (1683)
›  837.  Amr Ibn Mejmuni tregon se Umeri r.a. fali namazin e agimit në Xhemë’, pastaj u ngrit e tha: “Paganët nuk largoheshin nga Muzdelifeja, derisa të lindte dielli dhe thoshin: Te të bjerë dielli në malin Thebir’, por Pejgamberi a.s. vepronte të kundërtën e tyre dhe u largua që andej, përpara lindjes së diellit.” (1684)
›  838.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. pa dikë që po ngiste një deve të caktuar për kurban dhe i tha: “Hipi!” Ai tha: “Është deve kurbani.” Pejgamberi a.s. i tha: “Hipi!” Ai tha: “Është deve kurbani.” Ai a.s. i tha: “Hipi, o i mjerë!” herën e dytë a të tretë. (1689)
›  839.  Ibn Umeri r.a. tregon se në haxhin e Lamtumirës i Dërguari i Allahut a.s. bëri umren dhe haxhin së bashku dhe preu kurban të cilin e mori me vete nga Dhul-Hulejfa. I Dërguari i Allahut a.s. filloi me ihram për umre dhe për haxh së bashku duke therur edhe kurban. Po kështu edhe njerëzit i bashkuan umren dhe haxhin së bashku me Pejgamberin a.s.. Disa prej tyre kishin sjellë kurbanë me vete, ndërsa të tjerët jo, kështu që, kur arriti në Mekë, Pejgamberi a.s. u tha njerëzve: “Kush ka sjellë kurbanin me vete, ai nuk do të lirohet nga gjendja e ihramit, derisa të mbarojë haxhin dhe, kush nuk ka marrë me vete kurbanin, atëherë ai duhet të bëjë tavafin rreth Qabesë, të përshkojë largësinë ndërmjet Safa dhe Merva, pastaj të shkurtojë flokët dhe të lirohet nga gjendja e ihramit, ndërsa ta veshë atë për haxh më vonë (ditën e tetë të Dhul-Hixhxhes), por duhet të therë kurban. Sa për atë, i cili nuk ka mundësi për kurban, ai duhet të agjërojë tri ditë gjatë haxhit dhe shtatë ditë kur të kthehet në shtëpi (haxh temettu). (1691)
›  840.  Ibn Mahrama dhe Mervan r.a. tregojnë: “Pejgamberi a.s. u nis nga Medina me mbi një mijë prej shokëve të tij në kohën e Paqes së Hudejbijes dhe, kur arritën në Dhul-Hulejfe, Pejgamberi a.s. caktoi kurbanin e tij, e kurorëzoi atë dhe pastaj hyri në gjendjen e ihramit për umre.” (1694,1695)
›  841.  Aishja r.a. tregon se Ibn Abbasi r.a. i ka thënë asaj: “Kushdo që dërgon kurbanin e tij (në Qabe) i ndalohet gjithçka që i ndalohet edhe haxhiut, derisa ai ta therë atë (ditën e Kurbanit, dita e dhjetë e Dhul-Hixhes).” Amra shton se Aishja r.a. pas kësaj tha: “Nuk është siç ka thënë Ibn Abbasi r.a.. Unë vetë me duart e mia e thura kurorën e kurbanit të të Dërguarit të Allahut a.s., pastaj i Dërguari i Allahut a.s. ia vuri atij (kafshës së caktuar për kurban) në qafë me dorën e vet dhe pas kësaj e dërgoi atë (në Mekë) me babain tim, megjithatë asgjë e lejuar nga Allahu, nuk iu ndalua të Dërguarit të Allahut a.s. derisa u pre atje, kurbani i tij.,/ (1700)
›  842.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. dërgoi dele për kurban (në Mekë) dhe në një citim tjetër ajo thotë se Pejgamberi a.s. i kurorëzoi delet dhe qëndroi me familjen e tij si jo-muhrim (në jetë të lirë dhe jo me shtrëngimet e ihramit). (1703)
›  843.  Aishja r.a. tregon: “I thura kurorat e kurbanëve me lesh me ngjyrë që e pata në shtëpi.”
›  844.  Aliu r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. më urdhëroi që t’i jap për bamirësi lëkurat dhe mbulesat e deveve që i bëra kurban.” (1707)
›  845.  Amra tregon: “E kam dëgjuar Aishen r.a. të thotë: “Kur kishin mbetur edhe pesë ditë nga muaji Dhul-Ka’da (muaji i njëmbëdhjetë) u nisëm me të Dërguarin e Allahut a.s. nga Medina me qëllimin e vetëm për haxh. (Shih hadithet nr. 791, 792)
Këtu ajo shton: “Ditën e Kurban-Bajramit na sollën mish lope dhe unë pyeta për të. Më thanë: Dërguari i Allahut ka bërë kurban lopë për gratë e veta’ (1709)
›  846.  Nafiu tregon se Ibn Umeri r.a. e bënte kurbanin gjithnjë në thertore d.m.th. në atë vend ku kishte bërë kurban edhe i Dërguari i Allahut a.s. kurbanët e tij. (1710)
›  847.  Zejd Ibn Xhubejr tregon se Ibn Umeri kaloi pranë një burri, i cili e kishte ulur devenë e tij për ta bërë kurban. Ai i tha: “There atë në këmbë duke ia përthyer një gju dhe duke ia lidhur njërën këmbë, ashtu siç është Suneti i Muhamedit a.s.” (1713)
›  848.  Aliu r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. më urdhëroi të mbikqyr therjen e deveve për kurban dhe të mo,s i jap asgjë prej tyre kasapit (si pagesë për therjen e tyre)” (1716)
›  849.  Ataja tregon se e ka dëgjuar Xhabirn r.a. të thoshte: “Kurrë nuk hanim mish nga kurbani për më tepër se tri ditët e Minasë, por më vonë Pejgamberi a.s. na lejoi duke na thënë: “Hani dhe merrni me vete (nga mishi i kurbanëve).” Kështu që ne edhe hëngrëm, edhe morëm me vete.” (1719)
›  850Ibn Umeri r.a. tregon se I Dërguari i Allahut a.s. e rruajti kokën pasi përfundoi haxhin.
›  851.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën.” Njerëzit i thanë: “O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i shkurtojnë flokët.” Ai a.s. tha: “O Allah! Mëshiroji ata që e rruajnë kokën.” I thanë: “O i Dërguari i Allahut! (Lute Allahun) edhe për ata që i slikurtojnë flokët.” (Herën e tretë) Pejgamberi a.s. tha: “Edhe ata që i shkurtojnë flokët!” (1727)
›  852.  Ndërsa në versionin e këtij hadithi të treguar nga Ebu Hurejra thuhet: “Fali” nëë vend të fjalës “Mëshiroji”, duke e thënë atë tri herë (për ata që e rruajnë kokën) dhe pastaj për ata që e qethin. (1728)
›  853.  Muavija r.a. tregon: “Ia shkurtova flokët të Dërguarit të Allahut a.s. me një brisk të gjatë nga koka e një shigjete.” (1730)
›  854.  Ibn Umeri r.a. tregon se dikush e pyeti atë: “Kur duhet t’i hedh guralecat te xhemaratet?” Ai i tha: “Kur t’i hedhë prijësi yt, atëherë hidhi edhe ti.” Burri e pyeti atë përsëri. Ibn Umeri r.a. i tha: “Ne prisnim derisa dielli të kalonte nga zeniti dhe pastaj i gjuanim guralecat (ditën e njëmbëdhjetë dhe të dymbëdhjetë të Dhul-Hixhes) ” (1746)
›  855.  Ibn Mesudi r.a. tregon se ai i gjuajti guralecat nga mesi i luginës. Më pas i thanë se disa njerëz i gjuajnë ata nga lart (nga pjesa e ngritur e) luginës. Ai tha: “(Betohem) për Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet)! Ky është vendi nga i cili i ka hedhur guralecat ai, të cilit i është shpallur surja Bekare (d.m.th. Pejgamberit Muhamed a.s.).” (1747)
›  856.  Abdurr-Rrahman Ibn Jezidi tregon: “Kur Abdullah Ibn Mesudi r.a. arriti te Xhemra e madhe, ai u vendos duke patur Qabenë në të majtë dhe Minanë në të djathtë. Pastaj hodhi shtatë gurë të vegjël (tek Xhemra) dhe tha: “Kështu i ka hedhur guralecat ai, të cilit i është shpallur surja Bekare (d.m.th. Pejgamberi Muhamed a.s.).” (1748)
›  857.  Salimi tregon se Ibn Umeri r.a. gjithnjë gjuante te Xhemra e vogël (e para nga xhamia Haif) shtatë guralecë duke shqiptuar tekbir (Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi) në hedhjen e çdo guri. Pastaj ecte përpara derisa gjente një vend të rrafshët ku do të qëndronte i drejtuar nga Qabeja për një kohë të gjatë duke iu lutur Allahut me duar të ngritura. Pasi gjuante Xhemran e dytë (e mesit), ai merrte nga e majta diku në mes të vendit, ku qëndronte i drejtuar nga Qabeja. Aty qëndronte gjatë duke bërë dua me duar të ngritura. Pas kësaj hidhte guralecat tek Xhemra e madhe (e fundit) nga barku i luginës, por këtu nuk qëndronte. Pastaj largohej dhe thoshte: “Kështu e kam parë të vepronte Pejgamberi a.s.” (1751)
›  858.  Ibn Abbasi r.a. tregon se njerëzit qenë urdhëruar të bëjnë tavaf rreth Qabesë (Tavafin e Lamtumirës) si veprimin e fundit të haxhit para se të largohen nga Meka, përveç grave me ditët e tyre të cilat qenë liruar nga kjo detyrë. (1755)
›  859.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. fali namazin e drekës, të pasdites, të mbrëmjes dhe të darkës pastaj fjeti pak në vendin e quajtur Muhassab. Kur u ngrit, i hipi devesë drejt Qabesë dhe bëri tavafin rreth saj (Tavafin e Lamtumirës). (1756)
›  860.  Tregohet se Ibn Abbasi r.a. ka thënë: “Gruaja me zakone është e lejuar që të largohet nga Meka në qoftë se ka bërë tavafin e haxhit. Tregohet nga Ibn Umeri r.a. të këtë thënë se ajo nuk duhet të largohet, por më vonë ai ka thënë se Pejgamberi a.s. i ka lejuar gratë e tilla të largohen (pa bërë tavafin e Lamtumirës).,/ (1760,1761)
›  861.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Qëndrimi në Muhassab nuk përfshihet në veprimet e haxhit, por është një vend në të cilin qëndroi i Dërguari i Allahut a.s. (gjatë Haxhit të tij të Lamtumirës).” (1766)
›  862.  Tregohet se Ibn Umeri r.a., sa herë që i afrohej Mekës, e kalonte natën në Dhu-Tuva deri në agim pastaj do të hynte në Mekë. Në kthim ai përsëri do të kalonte nga Dhu-Tuva dhe do ta kalonte natën aty deri në agim. Ai thoshte se kështu ka vepruar edhe Pejgamberi a.s. (1769)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *