Këshilla e piktorit!

images

Një piktor e këshilloi nxënësin e tij që pikturën e fundit ta vendos në një shesh ku kalojnë shumë njerëz, dhe pranë saj të vendos një laps të kuq me mbishkrim:

– Ju lutem, shënoni vendet ku mendoni se kam gabuar.
Pas disa ditësh, nxënësi u kthye tek piktura e tij dhe vërejti se ajo ishte mbuluar me kryqe të kuq. I mërzitur jashtëmase shkoi tek piktori dhe ia tregoi pikturën. Piktori e këshilloi të mos mërzitej, ta bëj një pikturë të njëjtë dhe përsëri ta vendos në shesh. Por, kësaj radhe i tha që pranë pikturës të vendos disa lapsa me ngjyra të ndryshme me mbishkrim:
– Ju lutem, korrigjoni vendet që nuk ju pëlqejnë.”
Nxënësi beri ashtu siç e porositi piktori, dhe kur u kthye pas disa ditësh pa se piktura e tij nuk ishte prekur fare. Kur ia tregoi piktorit ai tha:
– Herën e parë u ke dhënë mundësi njerëzve që të kritikojnë dhe siç e kë vërejtur ata e kanë bërë këtë në mënyrë të pamëshirshme. Madje edhe ai që kurrë në jetën e tij nuk ka pikturuar, i ka bërë disa kryqe. Ndërsa herën e dytë u kërkove të jenë kontribuues. Prandaj askush nuk guxoi të bëj diçka që nuk njeh.
– Shpërblimin e punës nuk mund ta marrësh prej atyre që nuk e kuptojnë atë që bën.
– Kurrë mos iu paraqit punën atyre qe nuk dinë.
– Kurrë mos debato me atë që nuk di.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *