Mbështetem në Allahun…unë bëj punën time, ndërsa Ai të vetën.

200-150_1453812137

Tregon një punëtor nga Pakistani…

Më parë punoja si konduktor, mëditja ime ishte vetëm 300 rupi pakistaneze (2.8 dollarë). Kjo nuk mjaftonte t’i ushqeja fëmijët dhe t’i ndihmoja prindërit e mi. Ndonjëherë më duhej të vidhja para nga biletat, dhe në vend që t’i dorëzoja, si pazar ditorë, i mbaja në xhep.
Në këtë formë, brenda ditës fitoja 450-500 rupi, mirëpo kjo më shqetësonte dhe isha shumë nervoz. Fillova të punoja punë të ndryshme, gjë që ndikoi në shëndetin tim dhe në fund përfundova në shtrat me sëmundjen e hepatitit C.
Gjatë kohës sa qëndrova në shtrat kërkoja nga Allahu të më ndihmoj. Një njeri i moshuar më këshillooi të shkoj në mesxhidin më të afërt dhe të falem. E dëgjova, shkova në mesxhidin më të afërt dhe fillova të falem e të lutem.
Një burrë i moshuar, shumë modest, me mjekër të bardhë m’u afrua dhe më tha: “Allahu më së shumti i do njerëzit e sinqertë dhe të ndershëm.” Nuk e njihja, ishte hera e parë që e kisha parë, por fjalët e tij lanë shumë përshtypje tek unë.
Pasi bëra më mirë, fillova të punoja të njëjtat punë, por asnjëherë më nuk kam vjedhur dhe nuk kam qenë i pandershëm. Çfarëdo që ka ndodhur, bile edhe kur kemi bankrotuar, kam shitur gjëra të shtëpisë, por asnjëherë nuk kam sjell para haram.
Deri më sot, asnjëherë nuk jam ndier i shqetësuar dhe i varfër. Fëmijët e mi nuk kanë fjetur më të uritur, dhe u kam ndihmuar prindërve deri në frymëmarrjen e tyre të fundit.

Kam kënaqësinë e brendshme dhe i mbështetem Allahut… Unë bëj punën time, ndërsa Ai bën të veten.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *