Shtëpia / Lajme Islame / Amerikanja që u përgëzua nga tubimi i Donald Trump

Amerikanja që u përgëzua nga tubimi i Donald Trump

american-605x370Amerikanja me mbulesë, Rose Hamid , e cila u largua nga tubimi parazgjedhor pak ditë më parë të kandidati republikan për president Donald Trump, i bëri thirrje presidentit amerikan Barak Obama që ti sqarojë botës se çfarë është liria e fesë në tokën amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Hamid protestonte e qetë në tubimin e Trump të premten e kaluar me fanellën ku shkruhej “Selam. Unë vij në paqe”, pas së cilës pjesëtarët e sigurimit e larguan.

“Unë shkova në tubim atë natë me miqtë e mi të protestoj kundër fjalimit të urrejtjes së Trump drejtuar kundër muslimanëve amerikanë. Aty ishin një grup i tërë i njerëzve që protestonin kundër gjuhës së urrejtjes. Mesazhi ishte ky: Ne amerikanët nuk kundërshtojmë gjuhën e urrejtjes drejtuar vetëm kundër nesh, por kundër të gjithë të tjerëve”, tha Hamid për Anadolu Agency (AA).

Hamid, e cila përndryshe është një stjuardesë tha se nuk kishte brohoritur në tubim, por është kishte qëndruar e qetë.

“Para meje qëndronte një njeri i cili është çifut. Ne vetëm qëndronim të qetë, nuk tham asgjë, atëherë na u afrua një punonjës i sigurisë dhe tha se duhet të dalim jashtë”, tha Hamid.

Duke folur për rritjen e islamofobisë në SHBA, Hamid thekson se njerëzit në fakt po frikësohen nga muslimanët.

“Kjo është për shkak të njerëzve që thonë se janë muslimanë, por ata nuk sillen si të tillë. Sinqerisht, unë si amerikane praktikoj fenë time në këtë vend ndoshta më mirë se në çdo vend tjetër musliman, sepse si amerikane gëzoj të drejtën ligjore të lirisë fetare”, tha Hamid dhe shtoi se muslimanët duhet t’u flasin për islamin atyre që nuk dinë asgjë për të.

Postimi i radhës

Fizikanti anglez Stephen Hawking braktis ateizmin

Fizikanti dhe kozmologu anglez, Stephen Hawking, pas një qëndrimi shumëvjeccar ateist ka ndryshuar mendjen. Ai …