Patatja, veza dhe kokrra e kafesë.

200-150_1452520633Vajza i ankohet babait në jetën e saj të rëndë, se nuk di si t’i përballojë të gjitha problemet dhe vështirësitë e jetës, dhe se nuk mund të gjejë më forcë t’i luftojë ato. Posa ta zgjidh një problem, menjëherë para saj paraqitet tjetri më i rëndë se ai i pari.

Babai i saj i cili me profesion ishte kuzhinier, e ftoi të shkojnë në kuzhinë, i mori tri enë, i mbushi me ujë dhe i vendosi në zjarr. Pas pak, uji në të tria enët filloi të vlojë. Në enën e parë vendosi një patate, në enën e dytë një vezë ndërsa në të tretën disa kokrra kafe, pastaj i la të zihen për një kohë.
Vajza nuk kishte durim, sepse nuk dinte se ç’donte t’i tregonte babai i saj me këtë provë.
Babai e ç’kyçi shporetin, e largoi pataten nga uji dhe e vendosi mbi tavolinë, të njëjtën gjë e bëri me vezën dhe me kokrrat e kafes. E shikoi vajzën dhe e pyeti: “Çka po sheh”?
– “Po e shoh një patate, një vezë dhe disa kokrra të kafes”, u përgjigj ajo.
Kërkoi nga ajo ta prekë pataten dhe e pa se patatja ishte shumë e zbutur dhe e brishtë, pastaj kërkoi nga ajo që ta qërojë vezën, ajo e pa se veza ishte e fortë dhe e zier. Pastaj kërkoi që t’i merr erë kafes. Kur vaja ndjeu aromën e këndshme të saj buzëqeshi.
– Por, ç’ka do të thotë e gjithë kjo”? pyeti vajza e çuditur.
“Dije, bija ime, se edhe patatja, edhe veza po edhe kafja kanë kaluar po të njëjtin proces, duke luftuar me të njëjtin armik – “ujin e vluar”, por secila prej tyre u ballafaqua në mënyra të ndryshme.
Patatja ishte e fortë, por shumë shpejtë u zbutur dhe u dobësua nga uji i nxehtë.
Vezën e ruajti lëvozhga e saj e fortë, por edhe ajo për një kohë të gjatë është zier në ujin e vluar dhe kaloi nga gjendja e lëngët në atë të fortë.
Përderisa çështja e kafes është krejt tjetër. Kokrra e saj mbeti e njëjtë, përkundrazi, ajo ia doli që ta ndryshojë ujin. Po ti ??
Çfarë je? patate, e cila në dukje është e fortë, por kur përballet me pengesa të vogla dhe vështirësi menjëherë dobësohet dhe humb forcën.
Apo i përngjet vezës, me zemër të butë e cila kur përballet me probleme bëhet e fortë. Lëvozhga jote (pjesa e jashtme) nuk ndryshon, por ndryshon brendia jote, ashtu që zemra jote mbetet e fortë dhe e hidhur.
Ose, ndoshta je sikurse kokrra e kafes, e cila e ndryshoi ujin e vluar (përderisa ai ishte burimi i dhembjes) ashtu që e bëri të shijshëm dhe i japi aromë të bukur. Nëse je sikur kokrra e kafes, rrethin tënd do ta bësh më të bukur, më të vyeshëm. Ti do t’ia lehtësosh vështirësitë vetes, ashtu që ajo do të bëhet lehtësi në vend të vështirësisë, problemit, brengës apo pikëllimit.
Mendo, bija ime, në çfarë mënyrë do të ballafaqohesh me të gjitha problemet dhe vështirësitë e kësaj bote. Dëshiron të jesh patate, vezë apo kokërr e kafes ?

* * *
Në jetën, gjërat rreth nesh ndryshojnë vazhdimisht, por e vetmja gjë që me të vërtetë ka rëndësi është ajo që ndodh tek ne.
Ne kurrë nuk do të gjejmë lumturinë, sepse ajo nuk kërkohet. Ajo përcaktohet në veprimet tona.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *