Një histori e bukur udhëzimi.

downloadDy të rinj nga Medina udhëtuan për në Turqi që t’i kalojnë disa ditë në dëfrim, në shoqëri me alkoolin dhe haramet tjera.

Me të mbërritur në Stamboll, ata blenë alkool, ndaluan taksinë dhe shkuan në hotelin që e kishin rezervuar.
Gjatë lajmërimit në recepsion, recepsionisti i pyeti: – Nga jeni ju?!
Nga Medina – u përgjigj njëri prej tyre.
Recepsionisti iu gëzua shumë takimit me të rinjtë nga Medina dhe në shenjë respekti për Pejgamberin a.s., dhe banorët e Medines, ai u ofroi një apartament me një pamje të bukur dhe me çmim të një dhome të zakonshme.

Dy të rinjtë e falënderuan dhe shkuan në dhomë, ku qëndruan gjithë natën duke pirë alkool, derisa i zuri gjumi. Nuk kaloi shumë kohë dhe njërin prej tyre e zgjoi trokitja e derës. Ishte ora 4:30 e mëngjesit. U ngrit, ashtu i përgjumur e hapi derën. Para tij qëndronte recepsionisti i hotelit i cili i tha: “Kur imami i xhamisë sonë kuptoi se në hotel gjenden dy të rinj nga Medina, ai nuk pranoi ta falë namazin e sabahut. Të gjithë jemi duke pritur që njëri nga ju të vie dhe të na prijë në namaz!”
I riu u habit nga kjo kërkesë, menjëherë e zgjoi mikun e tij dhe i tha: “A dinë diçka nga Kurani?!” Miku i tha se ai nuk mund të qëndroj në këmbë, e lëre më në namaz…
Të dy u ulën, dhe duke menduar se si të dalin nga situata sërish trokiti dera dhe u dëgjua zëri i recepsionistit: “Ejani se po ju presim! Shpejtoni se koha po kalon.”
Të dy, shpejt e shpejtë bën një dush dhe zbritën në xhami, e cila ishte e mbushur, sikur të ishte namazi i xhumasë
Njëri prej tyre doli para xhematit, tha: “Allahu Ekber! dhe filloi të lexoj suren El Fatiha… Pasi lexoi “Elhamdulillahi Rabbil-Alemin”, i gjithë xhemati filluan të qajnë, qajtën edhe ata të dy.
Në të dy rekatet e namazit të sabahut lexoi suren Ihlas, “Kul huwallahu ehad”, sepse nuk dinte sure tjetër nga Kurani.
Pas mbarimit të namazit , të gjithë iu ofruan dhe u dhanë selam duke i përqafuar.
Kjo ngjarje ua ndryshoi jetën këtyre dy të rinjve. U larguan nga haramet dhe iu kthyen praktikimit të fesë.
Njëri prej tyre sot është thirrës i njohur.

Sa e madhe është mëshira e Allahut ndaj krijesave të Tij?

Kur Pejgamberi, sallallahu alejhi we selam në Miraxh arriti te Sidretul Munteha, ra në sexhde para Zotit, duke e lavdëruar dhe falënderuar Atë. E Allahu i tha: “Ngrije kokën, O Muhammed. Kërko çfarë të duash e Unë do ta jap atë.”

Mos harro vëlla dhe motër të dashur, se Pejgamberi ynë fisnik, sallallahu alejhi we selam, në këto situata nuk ka menduar vetëm për veten e tij, por për ju dhe për mua, duke i kërkuar nga Krijuesi i botëve falje për ne.

Ky tregim është dëshmi e mëshirës së Allahut ndaj nesh!

Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, bekimi dhe paqja qofshin mbi Pejgamberin, sallallahu alejhi we seam!

Vëlla dhe motër të dashur! Allahu i Madhërishëm gjithmonë përgatit një shkak për udhëzimin tënd në Islam, prandaj kurrë mos e humb shpresën tek mëshira e pakufishme e Tij.

Postimi i radhës

Djaloshi që shkonte në xhami

Ishte një djalosh që nuk i kalonte asnjë xhuma pa e falur, çdo ditë xhumaje …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *