Dhe për hir të Zotit tënd, duro !

d93bd222a6c0e71aaf16992e188f470a
“Dhe për hir të Zotit tënd, duro !”

Me durimin tënd, syno vetëm shpërblimin dhe kënaqësinë e Allahut !
Profeti (a.s) i zbatoi menjëherë urdhërat e Zotit të tij. Ai i paralajmëroi njerëzit, u sqaroi të gjitha urdhërat hyjnorë dhe i njohu ata me madhështinë e Allahut të Lartësuar. Ai i ftoi të gjithë që ta madhëronin Allahun, të pastronin veprat dhe fjalët e tyre, të dukshmet dhe të fshehurat, ashtu sikurse ai vetë i pastroi ato nga çdo ndyrësi. Ai u distancua nga çdo gjë që elargonta nga Allahu i Madhëruar : nga idhujt dhe idhujtaria, nga e keqja dhe nga të këqijtë. Profeti (a.s) ishte bamirësi më i madh ndaj njerëzve, pas mirësisë së Allahut Bujar dhe të Gjithmëshirshëm, pa u kërkuar atyre asnjë shpërblim e vlerësim për këtë. Ai duroi për hir të Allahut të Madhëruar, me mënyrën më të mirë. Ai duroi për të qënë i bindur dhe zbatues i urdhërave të Allahut, duroi kundrejt poshtërsive dhe gjynaheve, duke u larguar prej tyre, duroi edhe në përcaktimet e dhembshme të Allahut të Urtë. Me këto cilësi, ai i tejkaloi dhe u lartësua mbi të gjithë profetët, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të e mbi ta !

SURJA EL-MUDDETHIR, AJETI 7

Marrë nga Tefsiri i Abbdurrahman ibn Nasir El sa’dij

 

Postimi i radhës

Morali i mire me pak fjale !

Thote i madheruari” Pranoje atë që të falin, urdhëro për mirësi dhe rri larg të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *