Israja dhe Mi’raxhi

nata-e-miraxhit

Kur një mbrëmje Muhamedin (s.a.v.) e kishte zënë gjumi afër Qabes, në të
njëjtin vend ku Abdulmuttalibi e kishte zakon të flerë, atë e zgjoi meleku
Xhibril. Më vonë i Dërguari (s.a.v.) rrëfente se ç’kishte ndodhur. “Unë u
ngrita dhe ai më kapi për krahu. Qëndrova pranë tij dhe ai më solli
para një dere të xhamisë ku ishte një kafshë e bardhë, që më priste t’i
hip.”
I Dërguari (s.a.v.) tregoi se si i hipi kafshës dhe me melekun Xhibril pranë tij
u bartën prej Mekës në xhaminë El-Aksa, jo fort larg Jerusalemit. Në mesin
e të Dërguarve të tjerë, atje i Dërguari (s.a.v.) gjeti Ibrahimin, Musain dhe
Isain. Gjatë faljes, i Dërguari Muhamed (s.a.v.) kishte rolin e udhëheqësit,
atë të imamit. Pastaj i sollën dy kënata, njëren me qumësht e tjetrën me verë.
Ai zgjodhi qumështin, kurse verën e refuzoi. Atëherë meleku Xhibril i tha:
“Ti je udhëhequr drejt nga fitre, natyra e vërtetë e njeriut, prandaj
edhe njerëzit e tu, o Muhamed, do të jenë të këtillë. Vera për ju është e
ndaluar.”
I Dërguari (s.a.v.) gjithashtu rrëfente se si kishin kaluar nëpër dyert e Qiellit
dhe kishin parë melekë të panumërt. Në mesin e tyre gjendej edhe Maliku,
rojtari i Xhehenemit, i cili nuk buzëqesh kurrë. Maliku bëri një hap para dhe
i tregoi të Dërguarit (s.a.v.) një pamje të Xhehenemit dhe mundimet e
tmerrshme të atyre që vuanin aty.
Pastaj, me ndihmën e melekëve, Muhamedi (s.a.v.) kaloi nëpër shtatë qiejt
dhe atë njërin pas tjetrit. Gjatë udhës ai përsëri pa Isanë, Musanë dhe
Ibrahimin dhe tha se kurrë nuk kishte parë njeri që i ngjante aq shumë siç
ishte Ibrahimi. Ai gjithashtu pa Johnin, që në
arabishte i thonë Jahja, Jozefin apo Jusufin, Enohun apo Idrizin, si dhe
Harunin.
Më në fund arriti te Druri i Plotë i Kufirit të Fundit, Sidretul-Munteha, ku
asnjë i Dërguar më parë nuk kishte qenë. Këtu i Dërguari (s.a.v.) e pranoi
shpalljen e asaj në të cilën muslimanët besojnë.

Në emër të Allahut të Gjithëmëhirshmit, Mëshirëplotit!

“I Dërguari i besoi asaj që u shpall prej Zotit te’ Tij, e ashtu
edhe besimtarët. Secili i besoi Allahut, ëngjëjve të Tij,
shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim me
asnjërin nga të dërguarit e Tij dhe thamë: “Ju përgjigjem
(thirrjes) dhe respektuam (urdhërin). Kërkojmë faljen Tënde, o
Zotiynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.”

(El-Bekare: 285)

Pastaj ate e çuan në Dritën e pranisë Hyjnore të Allahut, ku e këshilluan se
muslimanët duhet të falen pesëdhjetë herë në ditë. I dërguari (s.a.v.) përsëri
rrëfente:
“Me t’u kthyer prapë, unë kalova pranë Musait, dhe, ç’të shihni, sa
njeri i mirë që ishte! Ai më pyeti sa namaze jam urdhëruar të kryej.
Kur unë i thashë se janë pesëdhjetë, ai tha: “Namazi është çështje
serioze, ndërsa populli yt është i dobët, prandaj kthehu prap te Zoti yt
dhe lute Atë që ta zvogëlojë atë numër për ty dhe për
ummetin tënd. “Unë bëra ashtu si më tha dhe Ai i zbriti për dhjetë me
pak. Përsëri kalova pranë Musait dhe ai përsëri me tha të njëjtën gjë;
dhe kjo zgjati derisa mbetën pesë namaze për gjatë ditës dhe natës.
Musai përsëri me këshilloi të njëjtën. Unë iu përgjigja se prapë shkova
te Zoti im dhe e luta Atë që ta zvogëlojë numrin, derisa në fund më
erdhi turp, dhe nuk e përsërita më lutjen time. Ai prej jush, i cili do t’i
bëjë pesë faljet me besim të plotë, do të ketë shpërblimin e pesëdhjetë
faljeve.”
Të nesërmen i Dërguari (s.a.v.) u rrëfeu kurejshëve lidhur me këto ngjarje.
Shumë prej tyre thanë: “Për Zotin! Kjo është qesharake!
Karvanit i nevojitet një muaj që të shkojë në Siri dhe një muaj që të kthehet.
A mundesh ti ta bësh një udhëtim të tillë vetëm për një natë?”
Edhe muslimanët u çuditën nga e gjithë kjo dhe kërkuan shpjegim nga i
Dërguari (s.a.v.). Disa nxituan menjëherë të lajmërojnë Ebu Bekrin, i cili
tha: “Pafsha Allahun, nëse vetë Muhamedi (s.a.v.) thotë se është ashtu,
atëherë kjo është e vërtetë. Mos harroni, i Dërguari (s.a.v.) na thotë se fjala e
Allahut atij i vjen nga qielli e drejt në tokë, në çdo kohë të ditës e të natës. A
nuk është kjo një mrekulli më e madhe se ai dyshimi juaj?”
Pastaj Ebu Bekri shkoi në xhami dhe dëgjoi përshkrimin e përimtësuar të
Muhamedit (s.a.v.) për Jerusalemin. Ai i tha: ” i Dërguari i Allahut, ti flet
të vërtetën!”

Prej atëherë, Ebu Bekrin e nderuan me emrin “Es-Sidik” që do të thotë “ai
që jep fjalën për të përkrahur të vërtetën”.
Tani edhe të tjerët filluan të besojnë në rrëfimin e të Dërguarit (s.a.v.),
atëherë kur ai filloi të përshkruajë dy karvanet që i kishte parë duke u kthyer
rrugës për në Mekë. Atyre që dyshonin, ai u tregoi vendin ku kishte parë
karvanet, mallrat që bartnin dhe kohën kur ato karvane do të arrinin në
Mekë.

E tërë kjo që tha i Dërguari (s.a.v.) u vërtetua atëherë kur karvanet arritën në
kohën, të cilën ai e kishte caktuar, duke bartur tërë atë mall që ai e kishte
përshkuar.

Në emër të Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

“Pa te meta është Lartmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi
në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit (prej Qabes)
gjer në Mesxhidi Aksa (Bejti Mukaddes), rrethinën e se cilës
ne e kemi bekuar, (ia bëme’ këtë udhëtim) për t’ia treguar
atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i
fjalëve të Muhamedit) pamësi (i punëve të Muhamedit). “

(El-Isra: 1)

“Pafsha yllin kur ai bie (prej së larti poshtë) l Shokujuaj (Muhamedi
që ju e njihni) as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar
(nga e vërteta). Dhe ai nuk flet nga mendja e tij. Ai (Kurani) nuk
është tjetër veçse Shpallje që i shpallet
Atë ia mësoi, Ai fuqiforti (Xhibrili). Që ka mendje preçize dhe që u
përqëndrua në formën e vet (reale).
Dhe ai (Xhibrili) ishte në horizontin e lartë (nga lindja). Pastaj u
lëshua dhe iu afrua. E ishte afër sa dy harqe (dy kute) apo edhe më
afër. Dhe i shpalli robit të Tij atë, që ia shpalli Zemra nuk e mohoi
atë që e pa (me sy). A po i bëni polemikë atij për atë që ka parë? Atë
(Xhibrilin) e ka parë edhe herën tjetër. (E ka parë) tek Sidretul
Munteha. Që pranë saj është xhenetul Me’va (kopësht strehimi i…)
Ateherë kur Sidrën e mbuloi çka e mbuloi.
Shikimi (i Muhamedit) as nuk lakoi e as nuk tejkaloi. Ai (Muhamedi)
vërtet, pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet

(En-Nexhm: 1 -18)

Postimi i radhës

Fëmijët e Ismailit

Gjatë shumë viteve edhe fëmijët e Ismailit patën fëmijë të tyre. Pasardhësit e tij u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *