Shtëpia / Uncategorized / 7 – Në errësirën e natës

7 – Në errësirën e natës

Ne erresiren e nates ndriçon shpresa per mua,
shpresa qe O Allah te me falesh mua.

Te ngrej duart lart dhe Ty te drejtohem,
E di qe lutja ime nga Ty degjohet.

Ul syte e mi, gjynahqarja une
me mekatet mbi shpine valle ku do vete un.

Une kam gabuar, O Zot perseri,
gjynafeve iu jam kthyer
dhe prape drejtohem nga Ti.

E perlotur me lot ne sy,
E permalluar per takimin me Ty,
njekohesisht e frikesuar
qe do te paraqitem para Teje
gjynahqarja un shpresoj prej Teje.

Dhe prape drejtohem nga Ti,
dhe prape ndriçon nje shprese ne erresiren e nates,
ndriçojne lutjet ne fundin e nates.

O Zot, Ty te kerkoj,
Tek Ty lutem, Tek Ty falem
Tek Ty istigfar kerkoj

Kerkoj qe lutjet e mia te mi plotesoj,
nijetet e mia O Allah rregulloi
cdo gje per hir Tend ne jeten time mundesoi.

A ka gje me te bukur, te lutem Ty Allah,
lutja zemren ta ngroh,shpresa,friken mposht.

Te drejtohem O Allah me sinqeritet
ne lutjen time shpresa jeton,
imani,zemren ngroh.

Kerkoj qe mekatet nga vetja ti largoj,
llogari mos te jap por kur te dal para Teje
do te lutem O Allah dhe do te them
ne kete erresire te nates shpresa ka ndriçuar
Une nga Ty,falje Kam shpresuar.

Do te lutem O Allah istigfarin tim,
te lutem ta kesh pranuar
gjynafet e mia te me jene larguar.

Ne kete erresire te nates shpresa ndriçon,
shume kam kerkuar e shume kam shpresuar.

Lus nga Ti O Zoti im
lutjet e mia qe ti kesh pranuar
gjynafqarja une,
nga Ty O I Mundshmi per gjithçka kam shpresuar,
me ujin e pendeses, TY te jam drejtuar
ne erresiren e nates nga Ty,O Zoti im
une kam shpresuar.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …