5 – Dita e Arafatit

Dita e Arafatit
Dita e premtuar
ku Allahu nga xhehenemi
shume ka per te liruar

Ne Arafat haxhinjte
mbyllin haxhin e obliguar
e disa te tjere ate te deshiruar
Gjithsesi O Zot
te lutem qe adhurimin
haxhinjeve t’ia kesh pranuar
te lus Ty o Allah
per te na meshiruar

Vetem Ty te adhurojme
per diten e Arafatit
qe na ke mundesuar
TY te falenderojme
Veç nje Dua te veçante
kam per ta kerkuar

Kur te lutem Ty
Une dhe selefite
qe kane per ta lexuar
te lus qe Duane
te na e kesh pranuar

Te lus Ty O Allah
me emrin me te bukur
qe te fshehte e ke lene
nuk e ke zbuluar
edhe pse dijetaret
per shume emra
kane argumentuar

Atehere Une te lus
qe ne Ahiret
te jem e shpetuar
Kenaqesine Tende
deshiroj ta kem fituar

Ne kete dite te Arafatit
qe veç Ti ma ke mundesuar
te lus Ty o Allah
qe barra e mekateve
te me jete larguar

Me sinqeritet te lus
dhe pendohem tek Ti
lus qe pendimin
te ma kesh pranuar
dhe ne kete Dite te Arafatit
prej gjynaheve inshaAllah
te jem pastruar

Ne diten e Arafatit
ne diten e premtuar
te me falesh gjynahet
e vitit qe vjen
dhe e vitit te kaluar.

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *