Nga Ebu Seid h.udriu (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Allahu do t’u thotë banorëve të Xhenetit: “O banorë të Xhenetit!” ata do të thonë: “Zoti ynë, po të përgjigjemi, jemi nën dëshirën e kërkesës Tënde dhe mirësia gjendet në Duart Tua” atëherë Allahu do të thotë: “A jeni të kënaqur plotësisht?” ata do të përgjigjen: “O Zot, si të mos jemi të kënaqur, kur Ti na ke “dhënë atë që nuk ia ke dhënë asnjërës prej krijesave tua?” Allahu do të thotë: “A nuk dëshironi që t’u jap diçka tjetër, më të mirë se kjo?” ata do të përgjigjen: “O Zot, çka mund të jetë më e mirë se kjo që na e ke dhënë?” Ai do të thotë: “Unë do ta bëj që kënaqësia Ime të zbresë mbi ju, dhe pas kësaj më nuk do të hidhërohem kurrë me ju!”
(Buhariu nr.6549, Muslimi nr.2829)