HADITH KUDSIJ 18

Nga Ebu Hurejre (Allahu qoftë i kënaqur me të) përcillet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe lëvdatat e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu do të thotë në Ditën e Gjykimit: O biri i Ademit, Unë rashë i sëmurë, e ti nuk më vizitove! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të vizitoj Ty, kur Ti je Zoti i botëve ? Allahu do të thotë: A nuk e dije se një ndër robërit e mi ra i sëmurë, e ti nuk e vizitove? Dije pra, se sikur ta vizitoje do të më gjeje tek ai! O “biri i Ademit, Unë të kërkova ushqim, e ti nuk më ushqeve! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem të ushqej unë Ty, kur Ti je Zoti i botëve? Allahu do t’i thotë: A nuk e dije ti se një ndër robërit e mi të kërkoi ushqim, e ti nuk i dhe? Dije pra, se sikur ta ushqeje, do ta gjeje (shpërblimin e ushqimit) tek Unë! O biri i Ademit, Unë të kërkova ujë, e ti nuk më dhe! Njeriu do të thotë: O Zot, si mundem unë të jap ujë, kur Ti je Zoti i botëve? Allahu do të thotë: A nuk e dije ti kur të kërkoi një ndër robërit e mi ujë, e “ti nuk i dhe? Dije pra, se nëse do t’i jepje ujë, do ta gjeje (shpërblimin e asaj vepre) tek Unë!

(Muslimi nr.2569)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *