47 – PADREJTËSIA

›  1113.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kur të kalojnë urën e Siratit mbi Zjarr, besimtarët do të ndalohen te një urë me hark ndërmjet Xhenetit dhe Xhehenemit ku do t7i kthejnë hakun shoku-shokut për padrejtësitë që i kanë bërë njëri- tjetrit në dynja dhe pasi të jenë pastruar e të jenë larë nga të gjitha gjynahet, atëherë do të lejohen të hyjnë në Xhenet. (Betohem) për Atë, në Duart e të Cilit është jeta e Muhamedit! Gjithësecili do ta dijë e do ta njohë vendbanimin e tij në Xhenet më mirë se ç’e njeh shtëpinë e tij në dynja.” (2440)
›  1114.  Ibn Umeri r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Allahu do të afrojë një besimtar pranë Tij (Ditën e Llogarisë), do ta mbulojë me Perden e Tij, dhe do ta pyesë atë: ‘A e di këtë gjynah e atë gjynah që ke bërë?’ Do t’i thotë: “Po, o Zoti im!” Allahu do të vazhdojë ta pyesë atë, derisa ai t’i dëshmojë të gjitha gjynahet e bëra dhe do të mendojë se është i shkatërruar plotësisht, por Ai do t’i thotë: ‘Me të vërtetë që Unë i fsheha gjynahet e tua në dynja dhe Unë do të t’i fal ty ato sot’. Dhe atij do t’i jepet libri i veprave të tij të mira. Sa për mohuesit dhe hipokritët, (veprat e tyre të liga dhe të padrejta do të shpallen hapur) dhe dëshmitarët do të thonë: ‘Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Vërtet, mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtëtY’ (Kuran, 11:18) (2441)
›  1115.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit, kështu që ai as nuk duhet t’i bëjë padrejtësi atij dhe as nuk duhet t’ia dorëzojë atë shtypësit apo armikut. Kush i plotëson nevojat e vëllait të vet, Allahu do t’ia plotësojë atij nevojat. Kush e nxjerr vëllanë e vet nga shqetësimi dhe vështirësitë, Allahu do ta nxjerrë atë nga shqetësimi e vështirësitë Ditën e Kiametit dhe kush mbulon një musliman, Allahu do ta mbulojë atë ditën e Kiametit/’ (2442)
›  1116.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ndihmoje vëllanë tënd qoftë kur ai bën padrejtësi, qoftë kur atij i bëjnë padrejtësi.” Njerëzit e pyetën: “O i Dërguari i Allahut! Mirë e ndihmojmë atë, kur atij i bëjnë padrejtësi, por si ta ndihmojmë, kur ai bën padrejtësi?!” Ai a.s. u tha: “Duke e penguar atë që të mos u bëjë padrejtësi të tjerëve.” (2444)
›  1117.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pej- gamberi a.s. ka thënë: “Padrejtësia do të jetë errësirë Ditën e Ringjalljes.” (2447)
›  1118.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kush i ka bërë padrejtësi dikujt në lidhje me nderin e tij ose ndonjë gjë tjetër, atëherë le t7i kërkojë të falur atij qysh sot para Ditës së Llogarisë kur nuk do të ketë as flori dhe as argjend (për t’i kthyer të drejtat njëri-tjetrit). Por në qoftë se ka vepra të mira, atëherë ato vepra të mira do t7i merren atij sipas padrejtësisë që ka bërë dhe, në qoftë se nuk ka vepra të mira, atëherë do të merren gjynahet e atij, që i është bërë padrejtësi, dhe do t’i ngarkohen të parit (shtypësit, të padrejtit).” (2449)
›  1119.  Said Ibn Zejdi r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Kush zë sado pak nga toka e dikujt me padrejtësi atëherë atij do t’i mbështillet qafa me shtatë tokat (Ditën e Llogarisë)” (2452)
›  1120.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush i merr sado pak një copë tokë dikujt padrejtësisht, ai do të gremiset në shtatë Tokat Ditën e Kiametit.” (2454)
›  1121.  Ibn Umeri r.a. tregon se, kur kalonte pranë njerëzve që hanin hurma (nga palmat e të tjerëve), ai u thoshte atyre: “I Dërguari i Allahut a.s. na ka ndaluar të hamë dy hurma përnjëherë, (por lejohet) vetëm në qoftë se dikush i merr leje vëllait të tij.” (2455)
›  1122.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Njeriu më i urryer tek Allahu është ai që është më grindaveci nga kundërshtarët.” (2457)
›  1123.  Umm Selema r.a., bashkëshortja e Pejgamberit a.s., tregon: “Një herë i Dërguari i Allahut a.s. dëgjoi ca njerëz të ziheshin te dera e shtëpisë së tij. Ai doli dhe u tha: “Unë jam vetëm njeri, që më vijnë kundërshtarë (për të zgjidhur mos- marrëveshjet). Ndodh që ndonjëri prej jush të jetë më i gojës se tjetri (në paraqitjen e pretendimit) e për pasojë unë kujtoj se ai ka të drejtë dhe gjykoj në favor të tij. Por në qoftë se unë i jap (gabimisht) dikujt të drejtën e një muslimani tjetër, atëherë kjo është për të një pjesë Zjarri, ndërsa ai le të zgjedhë: ose ta marrë ose ta lërë atë (përpara Ditës së Ringjalljes)” (2458)
›  1124.  Ukba Ibn Amir r.a. tregon se i thanë një herë Pejgamberit a.s.: “Ti na dërgon ne në vende të tjera dhe na ndodh që duhet të rrimë me njerëz që nuk na mirëpresin. Ç’mendon për këtë?” Ai na tha: “Në qoftë se rrini me njerëz (të huaj) dhe ata u mirëpresin siç duhet pritur miku, atëherë pranojeni mikpritjen e tyre, por, në qoftë se nuk sillen ashtu, atëherë u merrni atyre të drejtën që i takon mikut.” (2461)
›  1125.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Askush nuk duhet ta ndalojë fqinjin e tij të ngulë kunj në murin e tij.” Pastaj Ebu Hurejra u tha (shokëve): “Pse ju shoh që të veproni ndryshe? Për Allah! Vërtet që do t’ua them (këtë hadith)!” (2463)
›  1126.  Ebu Said Hudriu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kini mendjen! Ruhuni nga të ulurit në rrugë!” Njerëzit i thanë: “Nuk kemi zgjidhje tjetër pasi ato janë vendet ku mblidhemi dhe bisedojmë.” Pejgamberi a.s. u tha: “Në qoftë se duhet patjetër të uleni atje, atëherë përmbajuni të drejtave të rrugës.” E pyetën përsëri: “Cilat janë të drejtat e rrugës?” Ai u tha: “Ulja e shikimit (që të mos vështrosh çfarë është e ndaluar për t7u parë), përmbajtja për të mos i lënduar njerëzit, kthimi i përshëndetjes, urdhrimi i së mirës dhe ndalimi i së keqes.” (2465)
›  1127.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka gjykuar që, nëse ka kundërshtime për sipërfaqen e një rruge publike, atëherë për rrugë duhen lënë shtatë kutë (mbi tre metra). (2473)
›  1128.  Abdullah Ibn Jezid ensariu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar grabitjen e pasurisë dhe gjymtimin ose shfytyrimin e trupit. (2474)
›  1129.  Abdullah Ibn Amri r.a. tregon se e ka dëgjuar Pejgamberin a.s. të thotë: “Kush vritet në mbrojtje të pasurisë së tij, atëherë ai është shehid (ka rënë shehid, dëshmor)/r (2480)
›  1130.  Enesi r.a. tregon: “Një herë Pejgamberi a.s. po rrinte te njëra nga gratë e veta. Njëra nga nënat e besimtarëve (një tjetër grua e tij) i dërgoi me një shërbëtor një tas druri me ushqim. Gruaja (në shtëpinë e së cilës ai po rrinte) i ra me dorë tasit dhe ai u thye. Pejgamberi a.s. i mblodhi copat, e futi prapë ushqimin në të dhe u tha: “(Urdhëroni e) hani.” E mbajti shërbyesin dhe tasin, derisa e hëngrën ushqimin, pastaj i dha shërbëtorit një tas të pathyer, kurse të thyerin e mbajti vetë.” (2481)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *