Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 14 – NAMAZI I FRIKES

14 – NAMAZI I FRIKES

›  524.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Mora pjesë me të Dërguarin e Allahut a.s. në një fushatë në Nexhd. I dolëm përballë armikut dhe u vendosëm në formacion luftimi. Kur i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit të prijë në namaz, një pjesë e forcave qëndroi duke u falur me të, ndërsa pjesa tjetër i qëndroi përballë armikut. I Dërguari i Allahut a.s. dhe grupi i parë u përkulën në ruku dhe bënë dy sexhde. Pastaj ai grup u largua pasi plotësuan edhe rekatin e dytë dhe krejt namazin me teslim (selam), ndërsa i Dërguari i Allahut qëndroi në këmbë. Pastaj ata që nuk qenë falur zune vendet e atyre, duke iu bashkëngjitur të Dërguarit të Allahut a.s., i cili fali edhe një rekat (të dytin për vete me grupin e dytë), bëri dy sexhde dhe e përfundoi namazin me teslim (duke dhënë selam), kurse secili prej tyre (nga grupi i dytë) u ngrit, bëri rukunë, ra edhe dy herë në sexhde dhe e përfundoi namazin (me selam). (942)
›  525.  Në një tregim tjetër nga Ibn Umeri r.a. shtohet edhe fjala e Pejgamberit a.s. që ka thënë: “Në qoftë se numri i armikut është më i madh se ai i muslimanëve, atëherë ata mund të falen në këmbë ose kaluar (secili veç e veç)” (943)
›  526.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Kur u kthye nga lufta e Lidhjes së Madhe (£/- Ahzab), Pejgamberi a.s. na tha: “Askush nuk duhet ta falë namazin e pasdites, (në vend tjetër), veçse te (fisi) Beni Kurejdha.” Kështu, disa i zuri koha e namazit rrugës. Disa prej këtyre vendosën të mos e falin namazin (rrugës), por vetëm te (fisi) Beni Kurejdha, ndërsa pjesa tjetër vendosën se duhej falur namazi menjëherë dhe thanë se qëllimi i fjalës së Pejgamberit a.s. nuk ka qenë ajo që kuptuan të parët. (Kështu të dytët u falën) dhe këtë ia treguan Pejgamberit a.s. i cili nuk fajësoi asnjërën palë prej tyre. (946)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …