Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 13 – XHUMAJA

13 – XHUMAJA

›  492.  Ebu Hurejra r.a. tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Ne muslimanët jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por (do të jemi) më të parët dhe më të shquarit Ditën e Ringjalljes, edhe pse kombeve të mëparshme u janë dhënë Librat Hyjnorë përpara nesh. Edhe kjo (dita e xhuma) ka qenë dita e tyre e festimeve (si hytbja – ligjërata, namazi i veçantë i xhumasë etj.) e detyruar për ta, por ata u përçanë në lidhje me të. Kështu që Allahu na udhëzoi ne për këtë ditë (të xhumanë), ndërsa të gjithë njerëzit e tjerë janë mbrapa nesh për këtë çështje: (dita e shenjtë) e çifutëve është e nesërmja (e shtuna) dhe (dita e shenjtë) e kristianëve është e pasnesërmja (e diela).” (876)
›  493.  Ebu Said Hudriu r.a. thotë: “Dëshmoj se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Gusli (larja e plotë e trupit sipas rregullave Islame) ditën e xhuma është i detyrueshëm për çdo musliman që ka mbërritur moshën e (bylygut) pjekurisë. Po kështu, edhe pastrimi i dhëmbëve me sivak (misvak), edhe lyerja me erë të mirë, nëse gjen.” (880)
›  494.  Ebu Hurejra l.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Kushdo që merr gnsl ditën e xhuma, sipas atyre rregullave të larjes nga xhunubi dhe pastaj shkon për namaz në orën e parë (herët), kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një deve (bamirësi për çështjen e Allahut); dhe kushdo që shkon në orën e dytë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një ka; dhe kushdo që shkon në orën e tretë, kjo është për të, sikur të ketë bërë kurban një dash me brirë; dhe kushdo që shkon në orën e katërt, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një pulë; dhe kushdo që shkon në orën e pestë, kjo është për të sikur të ketë dhënë bamirësi një vezë, ndërsa kur del imami (përpara për të mbajtur ligjëratën e xhumasë), melekët (bëjnë roje tek dyert e xhamisë për të shënuar kush paraqitet) vijnë për të dëgjuar hytben.” (881)
›  495.  Selman Farisiu r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kush lahet ditën e xhuma dhe pastrohet sa të mundet, pastaj lyen flokët (me vaj, me erë të mirë), ose bëhet me erë të mirë me erën e shtëpisë së vet, pastaj del për të shkuar (për namazin e xhumasë) dhe nuk ndan dy vetë të ulur pranë njëri- tjetrit (në xhami), pastaj fal aq sa i ka bërë detyrim Allahu atij dhe dëgjon në heshtje të plotë kur imami mban fjalën e caktuar, atij, padyshim do t’i falen gjynahet (që ka bërë) nga e xhumaja e fundit deri atë të xhuma.” (883)
›  496.  Tausi tregon: “I thashë Ibn Abbasit r.a.: “Thonë se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Lahuni ditën e xhuma, lani edhe kryet (d.m.th. larje e plotë) edhe sikur të mos jeni xhunub, si dhe lyhuni me erë të mirë.,,/ Ibn Abbasi r.a. tha: “Sa për guslin, e di (që është thelbësor), ndërsa për lyerjen me erë të mirë, nuk e di (nëse është thelbësore apo jo).” (884)
›  497.  Ibn Umeri r.a. tregon: Umer Ibn Hattabi r.a. pa (të shitet) te dera e xhamisë një xhybe e mëndafshtë dhe i tha të Dërguarit të Allahut a.s.: “O i Dërguari i Allahut! Do të dëshiroja që ta blije këtë (xhybe) për ta veshur ditën e xhuma, si dhe kur të vijnë delegacione.” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Kjo do të vishet prej atij i cili nuk ka pjesë (shpërblim) në Jetën e Fundit.” Më vonë, një xhybe si kjo i dhanë të Dërguarit të Allahut a.s. dhe ai i dha një prej tyre Umer Ibn Hattabit r.a.. Atëherë Umeri r.a. tha: “O i Dërguari i Allahut! Më dhurove këtë xhybe edhe pse the fjalë të atilla për xhyben e Utaridit (tek dera e xhamisë)?” I Dërguari i Allahut a.s. i tha: “Në të vërtetë nuk ta dhashë për ta veshur.” Atëherë Umer Ibn Hattabi r.a. ia dhuroi një vëllai të tij, pagan, në Mekë. (886)
›  498.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë:
“Po të mos e shihja të vështirë për pasuesit e mi, ose për njerëzit, do t’i kisha urdhëruar që t’i pastronin dhëmbët me sivak përpara çdo namazi.” (887)
›  499.  Enesi r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “U kam folur vazhdimisht për (të përdorur) sivakun. (Pejgamberi a.s. e ka theksuar shumë përdorimin e tij.)” (888)
›  500.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. këndonte ditën e xhuma në namazin e sabahut “EZz/ Lam Mim TenziV (Sure Es-Sexlide, nr. 32) dhe “Hel ata alal-insani” (Sure Ed-Dehr, nr. 76). (891)
›  501.  Ibn Umeri r.a. tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut a.s. të thotë: “Gjithsecili prej jush është kujdestar dhe gjithsecili prej jush është përgjegjës për gjithë ç’ka nën mbikëqyrje dhe nën kujdesje: Kështu, imami (sunduesi, prijësi) është kujdestar për gjithë çrka ai nën sundim dhe është përgjegjës (e përgjigjet) për ata që ai ka në vartësi; edhe burri është kujdestar i familjes së vet dhe përgjegjës për ta; edhe gruaja është kujdestare e shtëpisë së burrit të saj dhe përgjegjëse për të; edhe shërbyesi është kujdestar i pasurisë së padronit të vet dhe përgjegjës për të.” M’u duk sikur tha edhe se: “Edhe burri është kujdestar i pasurisë së babait të tij dhe përgjegjës për të. Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për gji^hçka që keni nën kujdesje e nën vartësi.” (893)
›  502.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Ne muslimanët jemi më të fundit (që kemi ardhur në dynja), por (do të jemi) më të parët e më të shquarit Ditën e Ringjalljes … (vazhdon si hadithi nr. 492/876 ndërsa në këtë tregim të tij në fund shton: “Është e detyruar për çdo musliman që ai një herë në shtatë ditë të lajë kryet dhe trupin e tij.)” (896,897)
›  503.  Aishja r.a. tregon: “Vinin njerëz nga shtëpitë e tyre dhe nga Avali (rrethinat e Medines rreth katër milje e më shumë larg) dhe kalonin nëpër shkretëtirë me pluhur duke u bërë me djersë e pluhur saqë u kullonte djersa. Vjen njëri prej tyre tek i Dërguari i Allahut a.s. i cili ishte tek unë. Pejgamberi a.s. i tha atij: “Do të dëshiroja që të mbaheshi të pastër në këtë ditë tuajën (duke u larë)” (902)
›  504.  Aishja r.a. tregon: “Njerëzit punonin (për jetesën e tyre) dhe sa herë që shkonin për të falur të xhumanë, ata shkonin ashtu siç kishin qenë në punë, kështu që iu kërkua që të laheshin për këtëditë.” (903)
›  505.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e falte të xhumanë menjëherë pas mesit të ditës, sapo dielli të kalonte pak kupën e qiellit. (904)
›  506.  Enesi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. do ta falte më herët namazin, kur ishte shumë ftohtë dhe do ta vononte, kur ishte shumë nxehtë (d.m.th. namazin e xhumasë). (906)
›  507.  Ebu Abs r.a. tregon: “Ndërsa po shkoja për të falur të xhumanë, e dëgjova Pejgamberin a.s. të thotë: “Kujtdo që i mbulohen këmbët me pluhur (duke ecur) për çështjen e Allahut (Xhihad), Allahu do ta ruajë atë ngazjarri.” (907)
›  508.  Ibn Umeri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e ka ndaluar që dikush ta ngrejë nga vendi vëllanë e vet për t’u ulur vetë aty. Ibn Xhurejxh thotë: “E pyeta Nafiun: “A është kjo vetëm për të xhumanë?” U përgjigj: “Për namazin e xhumasë dhe për namaze të tjerë.”” (911)
›  509.  Saib Ibn Jezidi tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s., të Ebu Bekrit r.a. dhe të Umerit r.a. ditën e xhuma ezani thirrej kur imami ngjitej në minber. Por gjatë kalifatit të Uthmanit r.a., kur muslimanët u shtuan shumë, u shtua dhe një thirrje e tretë (dy ezane dhe ikameti për falje) në Zeura (vend në tregun e Medines).,/ (912)
›  510.  Saib Ibn Jezid r.a. tregon në një tregim tjetër:
“Në kohën e Pejgamberit a.s. nuk kishte veçse një myezin (thirrës të ezanit) dhe ezani ditën e xhuma thirrej vetëm pasi imami të kishte zënë vend në Minber.” (913)
›  511.  Ebu Usama tregon: “Kur Muavija Ibn Ebi Sufjan r.a. u ul në minber, sapo myezini filloi të thirrë ezanin duke thënë: “Allahu Ekber, Allahu Ekber – Allahu është më i Madhi, Allahu është më i Madhi” edhe Muavija r.a. përsëriti: “Allahu Ekber, Allahu Ekber”. Kur myezini thirri: “Eshhedu en la ilahe il-
Allah (Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar veç Allahut)”, Muavija tha: “Kështu (dëshmoj) edhe unë”. Kur myezini thirri: “Eshhedu enne Muhameden residullah (Dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Allahut)”, Muavija r.a. tha: “Kështu (dëshmoj) edhe unë”. Kur përfundoi ezani ai tha: “O njerëz! Kur myezini thërret ezanin, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut mu në këtë vend të thotë ato fjalë që dëgjuat prej meje.” (914)
›  512.  Në hadithin e Sehl Ibn Saadi (nr. 249/ 377) në lidhje me minberin, ku thuhet se Pejgamberi a.s. u fal në të dhe u tërhoq mbrapa për të rënë në sexhde, në këtë tregim të tij Sehl shton: “Pasi ai (a.s.) mbaroi faljen e namazit, u kthye nga njerëzit dhe tha: “O njerëz! Në të vërtetë e bëra gjithë këtë, që ju të më ndiqni mua dhe të mësoni si e fal unë namazin.” (917)
›  513.  Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi a.s. e mbante ligjëratën (e të xhumasë), duke u mbështetur pas një kërcu hurme. Kur i vunë minberin, e dëgjuam atë kërcu të qajë, si një deve me barrë, derisa zbriti Pejgamberi a.s. dhe i vuri dorën sipër. (918)
›  514.  Ibn Umeri r.a. tregon: ‘Tejgamberi a.s. e mbante hytben (ligjëratën fetare) në këmbë, pastaj ulej pak, pastaj ngrihej përsëri (për pjesën e dytë), siç bëni edhe ju sot.” (920)
›  515.  Amr Ibn Taglib r.a. tregon se të Dërguarit të Allahut i sollën një sasi malli ose diçka tjetër dhe ai e ndau atë duke u dhënë disave e duke i lënë disa (pa u dhënë gjë). Më vonë i vjen lajmi se ata të cilët nuk morën gjë, e kishin qortuar. Kështu, ai (a.s.) falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë pastaj tha: “Em-ma ba’du. Për Allah! Unë mund t7i jap dikujt dhe mund të lë dikë tjetër, edhe pse ai të cilin e lë pa i dhënë gjë është më i dashur për mua, sesa ai të cilit i kam dhënë. Por unë u jap disa njerëzve, pasi e ndjej se ata nuk kanë durim dhe kënaqësi në zemër dhe i lë ata të cilët janë të duruar dhe të kënaqur me mirësinë dhe pasurinë të cilën ua ka futur Allahu në zemrat e tyre dhe njëri prej tyre është edhe Amr Ibn Taglib.” Amri shton: “Për Allah! Ato fjalë të të Dërguarit të Allahut a.s. qenë më të dashura për mua sesa devetë më të mira tëkuqe.” (923)
›  516.  Humejd Saidiu r.a. tregon se një natë, pas namazi, i Dërguari i Allahut a.s. u ngrit dhe, pasi falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë siç e meriton, tha: “Em-ma ba’du”. (925)
›  517.  Ibn Abbasi r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u ngjit në minber dhe kjo qe mbledhja e fundit, në të cilën ai mori pjesë. Shpatullën e kishte të mbështjellë me një xhybe të madhe, ndërsa kokën e kishte mbështjellë me një fashë të vajosur. Kështu, ai a.s. e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “O ju njerëz! Afrohuni tek unë.” Kështu, pasi njerëzit u afruan dhe u grumbulluan rreth tij, ai a.s. tha: “Em-ma ba’du.” Këtu e mbrapa kjo bashkësi e ensarë ve (ndihmuesit, banorët vendas të Medinës) do të vijë duke u pakësuar, ndërsa do të shtohen njerëzit e tjerë. Kështu pra, kushdo që do të bëhet sundues i pasardhësve të Muhamedit (a.s.) dhe ka fuqi për t’i bërë keq ose mirë ndokujt, atëherë ai duhet të pranojë të mirën nga mirëpunuesit prej tyre (Ensarëve) dhe të mos i vërë re gabimet e keqpunuesve prej tyre.” (927)
›  518.  Xhabiri r.a. tregon: “Ndërsa Pejgamberi a.s. po mbante hytben përpara njerëzve ditën e xhuma, dikush hyri në xhami (dhe u ul). Pejgamberi a.s. (e pa atë dhe) i tha: “A u fale, o filan?” Ai u përgjigj: “Jo”. Ai (a.s.) i tha: “Ngrihu dhe fal dy rekatë namaz.” (930)
›  519.  Enesi r.a. tregon: “Një here, në kohën e Pejgamberit a.s. njerëzit u goditën nga thatësira. Ndërsa Pejgamberi a.s. po mbante humben, ditën e xhuma, u ngrit një beduin dhe tha: “O i Dërguari i Allahut! Pasuria po na rrënohet dhe fëmijët janë të uritur. Lute pra Allahun për ne (për shi).” Kështu, Pejgamberi a.s. ngriti duart (duke iu lutur Allahut për shi). Ato çaste nuk shihnim asnjë gjurmë reje në qiell. Betohem për Atë (Allahun) në Duart e të Cilit është shpirti im! Sapo i uli duart, u mblodhën retë si male dhe, para se të zbriste nga minberi, e pashë shiun të pikojë në mjekrën e Pejgamberit a.s.. Atë ditë ra shi, edhe të nesërmen dhe të pasnesërmen dhe pas asaj deri të xhumanë tjetër, kur ngrihet përsëri ai beduin ose dikush tjetër dhe thotë: “O i Dërguari i Allahut! Shtëpitë janë shembur, bereqeti dhe blegtoria na janë mbytur. Lute pra Allahun për ne (për ta ndaluar shiun).” Kështu, Pejgamberi a.s. ngriti duart dhe u lut: “O Allah! Rreth e rrotull nesh dhe jo mbi ne!” Kësisoj, në çfarëdo drejtimi që ai bëri me duar andej, po andej u shpërndanë dhe u e larguan dhe retë dhe qielli i Medines u kthjellua si një gropë mes reve. Lugina Kanat vërshoi për një muaj sa çdo njeri që vinte nga jashtë Medines, fliste vetëm për shiun e bollshëm. (933)
›  520.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Në qoftë se i thua shokut tënd që ke përbri (në xhami) ditën e xhuma, që të heshtë dhe të dëgjojë, ndërkohë që imami është duke mbajtur hytben, atëherë, padyshim, që ke bërë Lagv-un (veprim të shëmtuar, e ke prishur dhe del pa shpërblim).” (934)
›  521.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. foli për ditën e xhuma dhe tha: “Është një çast i vyer e i volitshëm ditën e xhuma të cilin, në qoftë se një musliman, rob i Allahut e kap duke u falur dhe i kërkon diçka Allahut të Lartësuar, atëherë Allahu, padyshim, do t’ia përmbushë atij kërkesën plotësisht.” Dhe ai (a.s.) tregoi me dorën tij se kjo kohë është shumë e shkurtër. (935)
›  522.  Xhabiri r.a. tregon: “Ndërsa po falnim xhumanë (hytben dhe namazin) me Pejgamberin a.s., kur mbërrin (nga Shami) një karvan me deve të ngarkuara me ushqime. Njerëzit e hoqën vëmendjen për te devetë (dhe e lanë xhaminë), aq sa nuk mbetën me Pejgamberin a.s. veçse dymbëdhjetë vetë. Nga ky shkak zbriti ajeti: “Dhe kur ata shohin ndonjë pazarllëk ose qejf (të rënët e lodrës etj.) ata derdhen duke vënë kokën përpara drejt saj dhe të lënë ty (Muhamed a.s.) në këmbë (duke mbajtur ligjëratën e xhumasë).” (Kuran, v. 62:11). (936)
›  523.  Ibn Umeri r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. falte dy rekatë para namazit (farzit) të drekës dhe dy rekatë pas tij, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të mbrëmjes (akshamit) në shtëpi, edhe dy rekatë pas namazit (farzit) të darkës (ishasë), ndërsa asnjëherë nuk falej pas namazit të xhumasë derisa të dilte nga xhamia, pastaj do të falte dy rekatë (në shtëpi). (937)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …