22 – NAMAZET NE XHAMITE E MEKES DHE TE MEDINES

›  620.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ndërmerret udhëtim (për qëllim adhurimi në asnjë vend tjetër), përveçse për tek tri xhami: Xhamia e Shenjtë (e Qabesë në Mekë), Xhamia e të Dërguarit të Allahut a.s. (në Medine) dhe Xhamia Aksa (në Jerusalem).,/ (1189)
›  621.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Një namaz në xhaminë time vlen më shumë se një mijë namaze në çdo xhami tjetër, përveçse në Xhaminë e Shenjtë (në Mekë)” (1190)
›  622.  Nafi tregon se Ibn Umeri r.a. asnjëherë nuk e falte namazin e duha-së (paradites), përveçse në dy raste: Sa herë që shkonte në Mekë dhe gjithnjë arrinte atje paradite. Bënte tavafin (sjelljen shtatë herë rreth Qabes) dhe pastaj falte dy rekatë namaz pas Mckamit të Ibrahimit; si edhe sa here që vizitonte xhaminë Kuba’, dhe këtë do ta bënte çdo të shtunë. Kur hynte në xhami, nuk i pëlqente që të dilte pa falur dy rekatë namaz në të. Ibn Umeri r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut a.s. e vizitonte xhaminë Kuba’ (herë) në këmbë dhe (herë) kaluar. Ai (Ibn Umeri r.a.) thoshte: “Unë bëj vetëm ashtu siç kam parë të veprojnë shokët e mi dhe unë nuk ndaloj askënd që të falë namaz në çdo kohë, ditën ose natën, përveç kohës gjatë lindjes së diellit dhe gjatë perëndimit të tij.” (1191,1192)
›  623.  Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi a.s. që ka thënë: “Ndërmjet shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht nga kopshtet e begatë të Xhenetit dhe minberi im është mbi Hauzin tim, (El-Keuther – lumë në Xhenet).” (Sure nr. 108) (1196)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *