Shtëpia / Hadithe te Buhariut / 21 – NAMAZI TEHEXHXHUD

21 – NAMAZI TEHEXHXHUD

›  590.  Ibn Abbasi r.a. tregon: “Sa herë që Pejgamberi a.s. ngrihej për të falur namazin e natës, thoshte: “Allahumme Ente Kajjimus-semavati vel-erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Ente Nurus- semavati vel-erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Ente Melikus-semavati vel- erdi ve men fihinne, ve lekel-hamd. Entel-Hakku ve va’dukel-Hakk, ve likaauke hakkun, ve kauluke hakkun, vel-xhennetu hakkun, ven-naru hakkun, ven-nebijjune hakkun, ve Muhammedun – Sal-Allahu alejhi ves- selem- hakkun, ves-saatu hakkun! Allahumme leke eslemtu, ve bike amentu, ve alejke tevekkeltu, ve ilejke enebtu, ve bike hasemtu, ve ilejke hakemtu. Fag-fii’ lii ma kaddemtu ve ma ah-hartu, ve ma esrertu, ve ma aTentu. Entel-Mukaddimu ve Entel-Muah-hiru, laa ilahe il-la Ente, ose, laa ilahe gajruk. [O Allah! Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je mbajtësi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Dhe gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je Drita e qiejve dhe e tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Dhe gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je Sunduesi i qiejve dhe i tokës dhe i gjithë ç’gjendet në to. Të gjitha lavderimet dhe falënderimet janë vetëm për Ty! Ti je i Vërteti, edhe Premtimi Yt është i vërtetë, edhe Takimi me Ty është i vërtetë, edhe Fjala Jote është e vërtetë, edhe Xheneti është i vërtetë, edhe Zjarri është i vërtetë, edhe Pejgamberët (paqja qoftë mbi ta) janë të vërtetë, edhe Muhamedi a.s. është i vërtetë, edhe Ora (Dita e Kiametit) është e vërtetë. O Allah! Vetëm Ty të jam nënshtruar, dhe vetëm Ty të kam besuar, dhe vetëm tek Ti jam mbështetur, dhe vetëm Ty të pendohem, dhe vetëm me Ndihmën Tënde unë sjell prova (ndaj kundërshtarëve, mohuesve), dhe vetëm Ty unë të zgjedh Gjykues (mes nesh). Të lutem Ty pra, nVi fal mua gjynahet e shkuara dhe të ardhme, çfarë kam fshehur dhe çfarë kam shfaqur! Ti je Ai i Cili i bën (disa njerëz) të përparuar dhe (disa njerëz) të prapambetur. Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Teje (ose nuk ka zot tjetër përveç Teje)]. Sufjani thotë se Ebul-Kerim shtoi edhe “ve la haule ve la kuv-vete il-la bil-lah (Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun).” (1120)
›  591.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. kushdo që shihte ndonjë ëndërr, do t’ia tregonte atë të Dërguarit të Allahut a.s.. Kështu pra, edhe unë dëshiroja të shihja një ëndërr që t’ia tregoja atë të Dërguarit të Allahut a.s.. Isha djalosh i rritur dhe në kohën e të Dërguarit të Allahut a.s. flija në xhami. Kështu, pashë në ëndërr sikur dy melekë më morën dhe më çuna te një zjarr. Kur ç’të shoh! Ai ishte një pus i rrethuar anash dhe kishte dy skaje. (Kur shoh) në të! Njerëz që i njihja! Nga kjo, fillova të them: “I mbështetem Allahut të më ruajë nga Zjarri!” Pastaj na takoi një melek tjetër i cili më tha: “Mos ki frikë!” Ia tregova këtë ëndërr Hafsas, ndërsa ajo ia tregoi të Dërguarit të Allahut a.s.. Ai (a.s.) tha: “Ç’njeri i mirë që është Abdullahu! Do të dëshiroja që të falte namaz natën.” Pas kësaj, Abdullahu nuk flinte natën veçse fare pak. (1121,1122)
›  592Xhundab r.a. tregon se Pejgamberi a.s. u sëmur dhe nuk u ngrit për namaz një natë a dy.
›  593.  Aliu r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. shkoi një natë tek ai dhe Fatimja, e bija e Pejgamberit a.s. dhe u tha: “A nuk faleni natën ju të dy?” I thashë: “O i Dërguari i Allahut! Shpirtat tanë janë në Duart e Allahut dhe, në qoftë se Ai do që ne të ngrihemi, atëherë Ai do të na bëjë ne që të ngrihemi.” Kur i thashë këtë, ai u largua pa na thënë asnjë fjalë. Pastaj e dëgjova t’i bjerë këmbës duke thënë (ajetin): “Por njeriu është kurdoherë për çdo gjë më grindavec se çdo gjë tjetër.” (Kuran, 18: 54). (1127)
›  594.  Aishja r.a. tregon: “I Dërguari i Allahut a.s., edhe pse dëshironte shumë që të bënte një vepër të mirë të caktuar, shpesh e linte atë pa bërë, nga frika se mos njerëzit jepeshin pas saj dhe mund t’u bëhej si vepër e detyruar. Kështu, i Dërguari i Allahut a.s. nuk e ka falur asnjëherë namazin e dnlins (falje vullnetare paradite), por unë e fal atë.” (1128)
›  595.  Mugira r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. qëndronte në namaz ose falej derisa i ënjteshin këmbët. Kur e pyesnin (pse falte namaz të atillë aq të vështirë), ai (a.s.) thoshte: “Si të mos jem rob falënderues?!” (1130)
›  596.  Abdullah Ibn Amr r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. i ka thënë atij: “Namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit a.s., edhe agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit a.s.: Ai flinte gjysmën e parë të natës, pastaj falej në një të tretën e saj dhe flinte përsëri në një të gjashtën e fundit; e sa për agjërimin, ai një ditë agjëronte dhe një ditë jo.” (1131)
›  597.  Masruku tregon: “E pyeta Aishen r.a.: “Cila ka qenë puna më e dashur për Pejgamberin a.s.” Ajo r.a. më tha: “Puna më e dashur për të Dërguarin e Allahut a.s. ka qenë ajo vepër që e bën njeriu pa iu ndarë asnjëherë asaj. E pyeta: “Kur ngrihej (për namazin e natës)?” Ajo më tha: “Ngrihej kur dëgjonte gjelat e parë.” (1132)
›  598.  Tregon Eshëathi r.a.: Pejgamberi a.s. ngrihej për t’u falur (natën) kur dëgjonte të këndonin gjelat e parë.” (1132)
›  599.  Aishja r.a. tregon: “Kur ishte tek unë, Pejgamberi a.s. i kalonte orët e fundit të natës vetëm në gjumë.” (1133)
›  600.  Ibn Mesudi r.a. tregon: “U fala një natë me Pejgamberin a.s.. Ai (a.s.) vazhdoi të qëndrojë në këmbë (duke kënduar Kuran) aq sa më erdhi një mendim i keq (në mendje).,/ E pyetëm: “Ç’qe ai mendim i keq?” Ai tha: “Qeshë duke u ulur dhe ta lija Pejgamberin a.s.”. (1135)
›  601Ibn Abbasi r.a. tregon: “ Pejgamberi a.s. falte trembëdhjetë rekatë për namazin e natës.
›  602.  Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. falte trembëdhjetë rekatë natën; prej tyre ishte namazi i vitrit dhe dy rekatet sunete para namazit (farz) të agimit.”
›  603.  Enesi r.a. tregon: Nganjëherë Pejgamberi a.s. nuk agjëronte aq gjatë, saqë mendonim se nuk agjëronte (ndonjë ditë) atë muaj, por nganjëherë agjëronte aq shumë, saqë mendonim se nuk linte ditë pa agjëruar atë muaj. (Dhe sa për namazin dhe gjumin e tij natën theksoi): Në qoftë se doje ta shihje të falej natën, do të mund ta shihje duke u falur dhe, në qoftë se doje ta shihje të flinte natën, do të mund ta shihje duke fjetur.” (1141)
›  604.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Gjatë gjumit tuaj, shejtani i lidh gjithkujt tri nyje pas koke dhe i fryn çdo nyjeje duke thënë: ‘Ke natë të gjatë, fli pra/ Kur ky njeri zgjohet dhe kujton Allahun, atëherë zgjidhet një nyje, në qoftë se merr avdes, zgjidhet edhe një nyje, në qoftë se falet, zgjidhet edhe nyja e fundit dhe ngrihet i gjallë dhe në gjendje të mirë shpirtërore; kurse në të kundërt, ngrihet në gjendje të keqe shpirtërore dhe i plogësht.” (1142)
›  605.  Abdullahu r.a. tregon: “Pejgam- berit a.s. i përmendën një burrë dhe i thanë se ka fjetur deri në mëngjes vonë dhe nuk e ka falur namazin e agimit. Pejgamberi a.s. tha: “Në veshin e tij ka urinuar shejtani.” (1144)
›  606.  Ebu Hurejra r.a. tregon se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Zoti ynë, Allahu, më i Lartësuari me Madhështi, më i Larti zbret çdo natë në qiellin më të afërt të dynjasë kur ka mbetur një e treta e fundit e natës dhe thotë: A ka ndonjë që më lutet Mua, që Unë t’i përgjigjem atij? A ka ndonjë që më kërkon Mua diçka, që Unë t’ia siguroj atë atij? A ka ndonjë që kërkon faljen Time, që Unë ta fal atë?” (1145)
›  607.  Esvedi tregon: “E pyeta Aishen r.a. për namazin e Pejgamberit a.s. që falte natën. Ajo më tha: “Ai (a.s.) flinte pjesën e parë të natës, ndërsa ngrihej për t’u falur në pjesën e fundit të saj, pastaj kthehej përsëri në shtratin e tij. Kur myezini thirrte ezanin (e agimit), ai ngrihej. Në qoftë se kishte nevojë për gusul, atëherë lahej, në të kundërt, vetëm merrte avdes dhe dilte (për të falur namazin).” (1146)
›  608.  Ebu Selema r.a. tregon: “E pyeta Aishen r.a.: “Si ka qenë namazi i të Dërguarit të Allahut a.s. gjatë Ramazanit?” Ajo tha: “I Dërguari i Allahut a.s. asnjëherë nuk i kaloi njëmbëdhjetë rekatet në Ramazan ose në kohë tjetër: ai a.s. falte katër rekatë – duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin- pastaj edhe katër rekatë – duke mos pyetur për bukurinë e tyre dhe sa të gjatë ishin- pastaj edhe tre rekatë të tjerë.” Vazhdon Aishja r.a., e pyeta: “O i Dërguari i Allahut! A do të flesh para se të falësh vitrin?” Ai më tha: “O Aishe! Sytë e mi flenë, por zemra ime nukfle!” (1147)
›  609.  Enesi r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. hyri në xhami dhe pa një litar të lidhur mes dy shtyllave. Ai tha: “Ç’është ky litar?” I thanë: “Ky litar është i Zejnebit. Kur ajo ndjehet e lodhur mbahet pas tij (për të qëndruar në faljen e namazit).” Nga kjo gjë ai a.s. tha: “Jo! Hiqeni atë që andej! Duhet të falni namaz sa të ndjeheni të mundshëm. Në qoftë se ndjeheni të lodhur, uluni.” (1150)
›  610.  Abdullah Ibn Amri tregon: “I Dërguari i Allahut a.s. më tha: “O Abdullah! Mos u bë si filani, i cili e falte namazin e natës pastaj e la dhe nuk ngrihej më për ta falur.” (1152)
›  611.  Ubada r.a. tregon se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Kushdo që zgjohet natën dhe thotë: ‘Lan ilahc il-lAllahu valuichu la shcrike lch, lehul-mulku ve lchul-hamdu vc huvc ala kul-li shcj-in kadiir, el-hamdu lil- lah, ve suhhan-Allah, ve laa ilahc il-lAllah, vAllahu ckhcr, ve la haulc ve la kuv-vct il-la hil-Iah”, pastaj thotë: “Allahumme-gfir lii”, ose i lutet Allahut, atëherë atij do t’i pranohet duaja dhe, në qoftë se merr avdes dhe falet, atij do t’i pranohet namazi. [Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut Një e të Vetëm i Cili nuk ka as shokë e as të barabartë me Të. I Tij është Sundimi dhe të Tijat janë gjithë lavdërimet dhe falënderimet.
Ai është i Zoti për të bërë gjithçka. Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë vetëm për Allahun; Lavdi i qoftë Allahut; nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut; Allahu është më i Madhi; Nuk ka forcë e fuqi veçse vetëm me Allahun]. (1154)
›  612.  Në një nga tregimet e tij, Ebu Hurejra r.a. thotë se, një herë, i Dërguari i Allahut a.s. tha: “Vëllai yt (e kishte fjalën për Abdullah Ibn Revahan), nuk flet fjalë të pahijshme kur thotë (vargjet poetike):
Mes nesh është i Dërguari i Allahut, na këndon Librin e Tij,
Kur çelet dita e hapur në agim me ndriçimin e vet,
Ai na tregoi ne udhëzimin me të, pasi qemë të verbër,
Zemrat tona të bindura thellë se, çfarë tha, është e vërteta,
Kalon natën dhe trupi nuk i prek shtratin,
Kur paganët në gjumin e tyre të thellë mbyten!” (1155)
›  613.  Ibn Umeri r.a. tregon: “Në kohën e Pejgamberit a.s. pashë në ëndërr sikur kisha në dorë një copë mëndafshi e cila fluturoi bashkë me mua në çdo pjesë të kopshteve të Xhenetit që desha unë. Pashë gjithashtu sikur dy vetë (melekë) më çuan te një zjarr.” (Vazhdon tregimi sipas hadithit nr. 591/1121, 1122) (1156,1157)
›  614.  Xhabiri r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na mësonte si të bënim duanë e istihares për të gjitha çështjet tona, ashtu siç na mësonte një sure Kurani. Ai (a.s.) na thoshte: “Në qoftë se dikush prej jush vendos të bëj një punë, duhet të falë dy rekatë namaz nafile dhe pastaj të lutet me këtë dua: ‘Allahumme inni estekhiruke bi ilmike, ve estekdiruke bikudretike, ve es’eluke min fadlikel-adhiim, fe inneke tekdiru ve laa ekdiru, ve taëlemu ve laa a’lemu, ve ente al-laamul-gujuub. Allahumme in kunte ta’lemu en-ne hadhal- emra khajrun lii fii diinii ve meaashii ve aakibeti emrii”, ose thotë: “aaxhili emrii ve eexhilih”: “fak-durhu lii ve jessirhu lii thumme barik lii fiih, ve in kunte taëlemu enne hadhal-emru sherr-rrun lii fi diimi ve meaashi ve aakibeti emrii”, ose thotë: “aaxhili emrii ve eexhilihf fasrifhu anniives- rifnii anhu vakdur liil-khajre hajtlui kane, thumme erdiinii bih”, pastaj ai të përmendë nevojën ose çështjen e tij. [O Allah! Të drejtohem Ty të më udhëzosh, sepse Ti je i Gjithëditur. Të lutem Ty të më japësh fuqi, pasi Ti je i Plotfuqishëm.
Të lutem Ty për Mirësinë Tënde të Madhe, pasi Ti ke Fuqi, ndërsa unë s’kam fuqi, Ti ke Dije, ndërsa unë s’kam dije dhe Ti je i Gjithëdituri i të fshehtave. O Allah! Në qoftë se Ti e di (dhe Ti e di sepse je i Gjithëditur) se kjo çështje është e mirë (hajr) për mua në fenë time, për jetesën time dhe për jetën time në Botën Tjetër (ose për jetën time të tashme dhe të ardhme), atëherë bëje atë për mua dhe ma lehtëso atë mua, pastaj më dhuro begati në të; dhe në qoftë se Ti e di (dhe Ti e di sepse je i Gjithëditur) se kjo çështje është e keqe (sherr) për mua në fenë time, për jetesën time dhe për jetën time në Botën Tjetër (ose për jetën time të tashme dhe të ardhme), atëherë ma largo atë prej meje dhe më largo mua prej saj; dhe zgjidh ç’është e mirë (hajr) për mua, çfarë do që të jetë ajo, dhe më kënaq mua me të]. Pejgamberi a.s. shtoi se pas kësaj ky njeri duhet të përmendë çështjen ose nevojën e tij. (1162)
›  615.  Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. nuk ka qenë në asnjë gjë më i rregullt dhe më i përpiktë në kryerjen e nafilevc sesa për dy rekatet sunet përpara namazit (farz) të agimit/7 (1169)
›  616.  Aishja r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. gjithnjë i falte shumë lehtë dy rekatet Sunet përpara namazit (farz) të agimit, aq sa unë do të bëja habi duke menduar: “A i fali duke kënduar vetëm Ummul-Kitab (suren El-Fatiha)?\” 1171
›  617.  Ebu Hurejra r.a. tregon: “Miku im më i ngushtë (Pejgamberi a.s.) më ka këshilluar që të ndjek tri gjëra, të cilat nuk do tri lë derisa të vdes: Të agjëroj tri ditë (të mesit 13, 14, 15) të çdo hëne, të fal namazin e duha-së dhe të mos fle pa falur vitrin” (1178)
›  618.  Aishja r.a. tregon se Pejgamberi a.s. asnjëherë nuk i ka lënë pa i falur katër rekate (sunet) përpara (farzit të) drekës dhe dy përpara (farzit të) agimit. (1182)
›  619.  Abdullah Muzeniu r.a. tregon: “Pejgamberi a.s. na ka thënë: “Faluni përpara namazit (farz) të akshamit (mbrëmjes).,/ Ai (a.s.) e përsëriti tri herë, ndërsa herën e fundit shtoi: “Kush të dëshirojë,,/ – në mënyrë njerëzit të mos e bënin rrugë një gjë e tillë.” (1183)

Postimi i radhës

Milingona dhe Mjalti

Rrugës duke ecur milingona pa një copë mjalti. U ndal, e provoi dhe deshi të …