El Kafirun (mekase) 6 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Thuaj: “O ju jobesimtarë!
- Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!
- As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
- Dhe unë kurrë nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!
- Por as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!
- Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time!