En Nas (mekase) 6 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Thuaj: “Mbështetem te Zoti i njerëzve,
- Sunduesi i njerëzve,
- i Adhuruari i njerëzve,
- prej të keqes së nxitësit të vesveseve, që fshihet,
- i cili fut vesvese në zemrat e njerëzve,
- qoftë ai nga xhindët apo nga njerëzit!”