El Maun (mekase) 7 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- A e ke parë atë, që mohon përgjegjësinë dhe llogarinë në botën tjetër?
- Po! Ai e përzë në mënyrë të vrazhdë jetimin
- dhe nuk nxit për të ushqyer të varfërin.
- Mjerë për ata që falen,
- të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.
- Ata që vetëm shtiren
- dhe nuk japin as sendin më të vogël.