El Humeze (mekase) 9 ajete
Me emrin e Allahut,
të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!
- Mjerë për atë që ofendon e përqesh,
- i cili ka mbledhur pasuri dhe e ruan, që të mos i pakësohet.
- Ai mendon se pasuria e tij do ta bëjë të përjetshëm.
- Jo, të mos mendojë ashtu! Se ai patjetër do të flaket në Hutame.
- E ku mund ta dish ti se ç’është Hutame?!
- Është zjarri i Allahut, i ndezur fort,
- që depërton deri në zemër.
- Ai i mbyll ata, ua zë frymën.
- Ndërsa ata do të jenë të lidhur në pranga të njëpasnjëshme.